Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipërfaqja e sekuestruar nga SPAK është 5080 m2, e cila është dhënë nga bashkiaHimarë me në krye Jorgo Goron për investim te Gaçi.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kasekuestruar sot një pjesë të sipërfaqes që bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi ka marrë si investitor strategjik. Sipërfaqja e sekuestruar nga SPAK është 5080 m2, e cila është dhënë nga bashkiaHimarë me në krye Jorgo Goron për investim te Gaçi.
Nga hetimet ka rezultuar se Goro në bashkëpunim me persona të tjerë, përmes falsifikimit të dokumenteve, kanë realizuar zhvendosjen faktike në terren të kësaj sipërfaqe toke duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga bashkëshorti i deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin penal Nr. 189, të vitit 2023, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25, të Kodit Penal, “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2, i Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 176, datë 28.03.2024, ka vendosur:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me nr. 176 regjistri themeltar, datë regjistrimi 19.03.2024, me palët dhe objektin e përcaktuar në pjesën hyrëse të vendimit;
2. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria numër 36/341, sipas AMTP nr. 9715 datë 07.02.1994, aktualisht e identifikuar në vërtetimet hipotekorë me nr. 112, datë 16.04.2020, dhe nr. 1116, datë 24.12.2013, e cila është konturuar nga Bashkia Himarë në zonën me nr. Pasurie 36/35 me sipërfaqe 5080 m2;
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit, kanë marrë masat për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme datë 28.03.2024, nxjerrë mbi bazën e vendimit penal të mësipërm të marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në vijimësi edhe të njoftimeve të mëparshme të bëra nga Prokuroria e Posaçme, (sipas linkut: https://spak.gov.al/njoftim-per-shtyp-date-23-03-2024-2/ ) nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, persona të cilët tashmë kanë pozitën procedurale të shtetasve nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Shtetasit nën hetim kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren. Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të një shoqërie tregtare, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme. E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat.
Goro u arrestua me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Në rastin e parë, sipas SPAK, Goro bashkë me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi, kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, të dy ata, referuar Prokurorisë, kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit. Nën “arrest shtëpie” janë lënë ish-drejtori i ASHK Vlorë, Bilbil Aliaj dhe ish-juristi në këtë institucion, Vezir Gjikoka. Masat e sigurisë, u ekzekutuan këtë të shtunë për dy të fundit dhe Jorgo Goron, teksa ish-zyrtari i Bashkisë, Jerasimo Bashi dhe shtetasi Stavri Mëhilli u shpallën në kërkim.
Kryemadhi TIRANË- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Monika Kryemadhit për heqjen e sekuestros së telefonit të saj. Di...
Foto ilustruese TIRANË-Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës u arre...
Ola Xama Gazetarja Ola Xama, tha se drejtorët e arrestuar të bashkisë së Tiranës, si Redi Molla dhe Mariglen Qato, i kanë ban...
Belind Këlliçi TIRANË- Ish-kandidati për kryebashkiak, Belind Këlliçi ka treguar një skemë që tregon ...
Taulant Balla dhe Ulsi Manja TIRANË- Dosja Xibraka ka marrë një vëmendje të shtuar ditët e fundit në vendin tonë, p...
TIRANË- Pak orë para protestës së thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe me mbështetjen e opozitës, ka nisur blind...
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se hetimi mbi përfshirjen e Olsi Ramës, v&eum...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se ai padinë në SPAK e ka bërë...
Belind Kellici TIRANË- Ish-kandidati për kryetar bashkie Belind Këllici ka komentuar takimin që Erion Veliaj pati me nxënës&e...
Foto ilustruese TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi tha se Edi Rama duhej të sqaronte sepse vëllai i tij lëv...