6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që dorëzoi së bashku me deputeten Doarsa Kica-Xhelili kallëzimet penale në Prokurorinë Speciale, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, që dorëzoi së bashku me deputeten Doarsa Kica-Xhelili kallëzimet penale në Prokurorinë Speciale, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
Ajo argumentoi se LDK-ja vlerëson se që nga data 27 mars – kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin zgjedhor – anëtarët e Qeverisë në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, e kanë shkelur këtë ligj.
“Duke qenë se që nga data e certifikimit e deri më sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Republikës së Kosovës këta deputetë kanë konsumuar vepër penale", tha Bajrami.
Bajrami shtoi se për hartimin e kallëzimeve penale, juristët e LDK-së kanë kërkuar qasje në dokumente nga ministritë përkatëse.
“Prej disa kemi marrë [qasje në dokumente], disa të tjerë nuk na kanë dhënë qasje dhe ato informata që kemi pasur ne sot i kemi drejtuar te Prokuroria Speciale. Tani, është në dorën e Prokurorisë të kërkojë qasje në vendime të tjera”, tha Bajrami.
Në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, të cilit i është referuar LDK-ja për kallëzimet penale, thuhet: Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili ka bërë edhe betimin si deputet i legjislaturës së nëntë, më herët ka argumentuar se ekzekutivi i tij është në dorëheqje që nga 23 marsi, kur i ka përfunduar mandati i rregullt 4-vjeçar.
Çështja e dorëheqjes së Kurtit dhe ministrave në detyrë, u aktualizua edhe në nisjen e seancës konstituive më 15 prill, kur deputetët, që mandatin e kaluar ishin në opozitë, votuan kundër verifikimit të mandateve, duke kërkuar dorëzimin e dorëheqjeve zyrtare të kabinetit qeverisës në Kuvend.
Kurti, në anën tjetër, njoftoi Kuvendin, se Qeveria e tij ishte në detyrë që nga 23 marsi, ndërkaq më vonë ministrat e tij kanë deklaruar se dorëheqjet e tyre ia kanë dorëzuar Kurtit. Por, më mospajtimet lidhur me dorëheqjen e Kurtit u tejkaluan në Kuvend, duke i hapur rrugë betimit të deputetëve të legjislaturës së nëntë.
Kallëzimet penale vijnë në kohën kur edhe pas tre muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, Kosova nuk ka krijuar institucionet e reja.
Që nga 15 prill, deputetët ende nuk e kanë përmbyllur konstituimin e Kuvendit dhe çështja ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit. Vetëm me zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve Kuvendi do të konsiderohej i konstituuar. Një gjë e tillë do t'i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës./REL
Foto nga takimi VARSHAVA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Drekën Informale t&eum...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se Vilma Nushi ka ushtruar presion dhe ka tentuar t’ja m...
Ergys Isufi SARANDA- Kandidati i "Nisma Shqipëria Bëhet", Ergys Isufi, ka reaguar sot përmes një videoje të postuar në ...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar publikimin e gazetarit amerikan Marc Caputo për komentet ...
Foto ilustruese KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim të ngark...
Dhurata Çupi TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Tiranën Dhurata Çupi, ka theksuar se PD premton rritje të ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një incident elektoral është regjistruar pranë zyrës së kandidates së Partisë Demokra...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp tha se planet e kreyministrit&nb...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat, se kur do të udh&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha është pyetur sot në konferencën për gazetarët nëse që...