LIVE UPDATES
Politike

"Le Monde" për Ramën: Kryeministri që adhuron të kapë titujt e shtypit ndërkombëtar me vendimet e tij të pazakonta

Njëra prej vendimeve të pazakonta është ideja për të krijuar një “Shtet” bektashi – një vëllazëri myslimane – në qendër të Tiranës. Pastaj marrëveshja e tij e kontestuar me Italinë për të pritur kërkues azili në territorin shqiptar, ose projekti i tij për të shndërruar një ishull shqiptar në një hotel luksoz të financuar nga vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner…

24 Dhjetor 2024, 19:29 Nga Jean-Baptiste Chastand
"Le Monde" për Ramën: Kryeministri që adhuron të
edi rama

TIRANË- Edi Rama ia ka dalë të prodhojë një tjetër manovër mediatike për të bërë që të flitet për Shqipërinë. Të shtunën më 21 dhjetor, kryeministri i shndritshëm i këtij vendi të vogël të Ballkanit njoftoi se do të mbyllte TikTok “për të paktën një vit”, pas vdekjes, në mes të nëntorit, të një adoleshenti nga Tirana, si pasojë e një rrethane që u shkaktua nëpërmjet rrjeteve sociale. Ky është vendim i pari në botë, i marrë pa u vërtetuar në mënyrë të qartë nëse konflikti mes të rinjve kishte buruar nga rrjeti social kinez, dhe u cilësua si një masë “diktatoriale” nga kundërshtarët e tij.

Por kjo ka pak rëndësi për zotin Rama, i cili udhëheq Shqipërinë që nga viti 2013 dhe adhuron të kapë titujt e shtypit ndërkombëtar me vendimet e tij të pazakonta. Prej disa muajsh, “flitet për atë që kam bërë”, tha ky burrë i gjatë 60-vjeçar, gjatë një takimi me gazetën Le Monde, në fund të tetorit, kur disa nga nismat e tij kishin filluar tashmë të tërhiqnin vëmendjen. Njëra prej tyre është ideja për të krijuar një “Shtet” bektashi – një vëllazëri myslimane – në qendër të Tiranës. Pastaj marrëveshja e tij e kontestuar me Italinë për të pritur kërkues azili në territorin shqiptar, ose projekti i tij për të shndërruar një ishull shqiptar në një hotel luksoz të financuar nga vajza e Donald Trump, Ivanka, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner…

Madhësitë e Brukselit

Ndonëse të gjitha këto projekte nuk kanë patjetër koherencë mes tyre, duka ngjallur shpeshherë kritika apo ndoshta edhe duke mos u realizuar kurrë, ato kanë një meritë: fshirjen graduale të reputacionit të Shqipërisë si një çerdhe mafioze, një imazh që i është ngjitur këtij vendi të gangrenizuar për një kohë të gjatë nga trafiku i kanabisit. “Mafia është një fenomen ndërkombëtar. Në portet e shteteve të mëdha evropiane kalojnë sasi aq të mëdha droge sa që nuk mund të krahasohen me PBB-në e Shqipërisë”, shprehet Rama në artillullin e Le Monde të përkthyer nga Lapsi.al.

Ai di të tregohet mjaft i hidhur kur diskutohet kjo temë delikate.

Nga ana tjetër, ai bëhet dukshëm më tërheqës kur shpjegon se si synon të bashkojë vendin e vet me Bashkimin Evropian (BE), sa më shpejt të jetë e mundur. “Në mënyrë teknike, do të jemi gati [për t’u bashkuar me BE-në] në vitin 2028,” siguron ai në këtë intervistë për Le Monde të përkthyer nga Lapsi.al, ndërkohë që Shqipëria ka filluar negociatat për anëtarësimin në mes të tetorit. Për t’i përfunduar ato sa më shpejt, Rama pretendon se do mbështetet te ndihma e Chat GPT, drejtuesja teknike e të cilit ka qenë deri në shtator, inxhinierja shqiptare Mira Murati. Ai synon të përshpejtojë përshtatjen e ligjeve shqiptare me ato të Bashkimit Evropian…

I pajisur me një trup prej basketbollist, Edi Rama është gjithashtu një hero romanesh ( “Zgjerimi” i autorit austriak Robert Menasse, përkthyer së fundi në shqip nga shtëpia Dudaj) dhe një artist i ekspozuar në Paris dhe Neë York. Më e rëndësishmja, atij i pëlqen të bëjë përshtypje: ka transformuar zyrat e tij në qendër të Tiranës në një qendër të shkëlqyer ekspozitash ndërsa, kur ishte kryetar i bashkisë (2000-2011), pikturoi fasadat e blloqeve të mëdha të pallateve në stil sovjetik me motive dhe ngjyra të ndryshme. Kundërshtarët e tij, nga ana tjetër, e kritikojnë këtë djalë të një artisti të afërt me diktatorin Enver Hoxha (1908-1985) se ka vendosur një kontroll të reptë mbi të gjitha institucionet e vendit të tij.

Megjithatë, kritikat e tyre kanë pak ndikim në popullaritetin e tij të padiskutueshëm. Edhe pse e paraqet veten si një socialdemokrat, zoti Rama mund të negociojë marrëveshje si me kryeministren e djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, ashtu edhe me familjen Trump. “Nuk besoj në ndarjen e djathtas – majtas”, i pëlqen të përsërisë ky lider, i cili megjithatë ka një bindje politike të qëndrueshme: angazhimin e tij të pakushtëzuar për BE-në. Me fjalimet e tij të zjarrta për Europën, të cilat mund t’i shqiptojë në italisht, anglisht ose frëngjisht, gjuhë që e ka mësuar gjatë jetës së tij artistike në Paris në vitet 1990, Rama ka arritur të fitojë zemrat në Bruksel.

“Era e ndryshimit po fryn sërish”, ka shpallur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite në Tiranë më 23 tetor, duke rindezur procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit. Pas një ngecje prej 20 vjetësh, ky proces ka rifituar rëndësinë e tij gjeostrategjike me pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022.

Me një udhëheqës që nuk mban kurrë fjalime nacionaliste, ndryshe nga shumë kolegë të tij në rajon, Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të dekadës, përkrah Malit të Zi, një tjetër shtet model sipas Brukselit. “Ne kurrë nuk kemi pasur një vizitë zyrtare të nivelit të lartë nga Moska, marrëdhëniet tona me Rusinë janë minimale”, kujton Rama, ndërkohë që Serbia refuzon të ndërpresë lidhjet me Vladimir Putin. A mjafton kjo për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE? “Nuk e di nëse Këshilli Europian do të thotë po apo jo”, pranon me kujdes Rama, i cili e di shumë mirë se procesi i zgjerimit është gjithashtu një çështje “shumë politike e lidhur me dinamikat e brendshme të Bashkimit dhe nevojat elektorale të shteteve anëtare”. Me një popullsi kryesisht myslimane, Shqipëria mbetet ende një pengesë për shumë grupe ekstremiste të djathta evropiane, edhe pse praktika e fesë atje është shumë tolerante.

“I infektuar nga kriminelët”

Pavarësisht përpjekjeve të zotit Rama për ta shmangur këtë temë, mafia e fuqishme shqiptare mbetet një shqetësim i vërtetë, sidomos kur ajo është diversifikuar në vitet e fundit në transportimin fitimprurës të kokainës nga Amerika Latine. Shumë ekspertë mendojnë se paratë e saj ndihmojnë në financimin e bumit të pasurive të patundshme që po vërehet aktualisht në Tiranë. “Por, a është tregu i pasurive të patundshme në Londër ose Neë York i pastër?”, përgjigjet Rama, i cili krenohet për reformën e thellë të drejtësisë që ka nisur në vitin 2017.

Kjo reformë po jep rezultatet e para, ndërsa disa personalitete politike shqiptare janë arrestuar për korrupsion në muajt e fundit. “Për herë të parë në historinë tonë, individë të lidhur me pushtetin politik, qoftë të majtë apo të djathtë, po ndiqen penalisht nga drejtësia”, mburret kreu i qeverisë. “Një duzinë zyrtarësh të partisë së tij janë përfshirë në raste korrupsioni ose krimi të organizuar”, ka thënë Gjergj Erebara.

“Shteti ende është i gangrenizuar nga kriminelë që janë në pozita pushteti dhe kontrollojnë policinë, bashkitë dhe institucionet”, kujton ky gazetar i Reporter.al, një portal informacioni i financuar nga BE, i cili dyshon në vullnetin e vërtetë të zotit Rama. Një deputet i partisë së zotit Rama është arrestuar përsëri në tetor për përdorimin e SKY ECC, aplikacioni të mesazheve të preferuar nga mafiet ballkanike, për të transmetuar informacion të ndjeshëm kriminal. “U thashë të gjithë shokëve të mi se çdo njeri duhet të përgjigjet individualisht në rast korrupsioni”, mbrohet kryeministri, i cili ka zakon të lajë duart nga fati gjyqësor i të afërmve të tij. Në këtë kuadër, strategjia e goditjeve të vazhdueshme mediatike mund të jetë gjithashtu e dobishme për të shmangur vëmendjen nga dosjet e sikletshme./ Le Monde

edi rama le monde

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj