LIVE UPDATES
Politike

Legalizimet/ Berisha: Të gjithë dokumentacionet me të cilat u mban peng Edi Rama, do të shpallen dëshmi pronësie

Berisha theksoi se pas ardhjes në pushtet përparësi e buxhetit të shtetit, vitin e parë do të jetë ndarja përfundimtare me pasojat e tërmetit në Durrës, Krujë dhe në Kurbin.

14 Prill 2025, 20:44 Nga N.F
Legalizimet/ Berisha: Të gjithë dokumentacionet me të cilat u
Berisha

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratiek, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Durrësi u shpreh se ky qytet në 12 vitet e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka përjetuar padrejtësi të mëdha. Berisha theksoi se pas ardhjes në pushtet përparësi e buxhetit të shtetit, vitin e parë do të jetë ndarja përfundimtare me pasojat e tërmetit në Durrës, Krujë dhe në Kurbin.

Më tej Berisha foli edhe për legalizimet. Sipas tij të gjithë dokumentacionet të cilat Rama mban peng, do të shpallen dëshmi pronësie dhe legalizime. Kreu i PD-së u premtoi pronarëve se brenda 4 viteve, dosjet, detyrimet ndaj tyre dhe të përndjekurve politikë, do marrin zgjidhje përfundimtare.

"Miqtë e mi, Durrësi ka përjetuar padrejtësi të mëdha shumë gjatë këtyre 12 viteve.
Durrësi përjetoi një fatkeqësi të madhe me tërmetin. Me rindërtimin, Edi Rama dhe Bashkia e Durrësit bëri biznes për veten e vet dhe sot durrsakët janë jashtë. I garantoj ju se përparësi absolute e buxhetit të shtetit vitin e parë do të jetë ndarja përfundimtare me pasojat e tërmetit në Durrës, në Krujë, në Kurbin dhe kudo që janë. Nuk dua as të ndjell, as të tremb njerëz, por ne kemi një memorie. Ne nuk mund të harrojmë kurrë viktimat e Thumanës, ata burra dhe gra, as të Durrësit të ri, por ata të Thumanës e kishin një specifikë.

Ata në Thumanë, një tërmet ua kishte bërë me të gjitha dokumentet zyrtare, shtëpitë të pabanueshme. Po u lëviz një gozhdë? U desh të vinte tërmeti tjetër dhe ata dhjetëra banorë të mos jetojnë më. Kjo është situata se si i lë Edi Rama që vjen dhe flet. Po nuk ka përparësi më të madhe se sa ndarja përfundimtare me pasojat e atij tërmeti. Miqtë e mi, Durrësi është tërmeti që në vitet e demokracisë u dyfishua. Ka Durrësin e ri, një risi e mrekullueshme. 13 vite, Gjushi dhe Gjushja me pantallona i kanë diskriminuar banorët e Durrësit të ri sikur të mos ishin shqiptarë. Fjala ime e nderit është se ata do kenë infrastrukturën më moderne që meritojnë.

Ka një moral në çdo gjë, ju o njerëz të mirë i ndërtuat vetë shtëpitë, por shteti e ka borxhin të pafundëm që t’i bëjë lagje siç e meriton qyteti, dhe do bëhen. Legalizimet. Të gjithë dokumentacionet e mbushura, me të cilat Edi Rama u mban peng, do të shpallen dëshmi pronësie dhe legalizime. Pronarëve u jap fjalën e nderit se brenda 4 viteve, dosjet e tyre, detyrimet ndaj tyre dhe të përndjekurve politikë, do marrin zgjidhje përfundimtare,' tha ai.

berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj