1 Qershor 2022, 14:35
Nga DOSJA
Enkelejd Alibeaj dhe Mira Rakacolli
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH" për financimin shtesë për projektin 'Përmirësimi i Sistemit të Shëndetësisë'. Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj renditi disa pyetje për Mira Rakacollin teksa Ministrinë e Shëndetësisë e cilësoi si "Ministri Huamarrëse".
Enkelejd Alibeaj: A mund të më thoni sa është shifra totale e huave që Ministria e Shëndetësisë ka marrë deri më tani. Kam përshtypjen që nga ministria e shëndetësisë jeni kthyer në Ministri Huamarrëse. Çdo 2 javë jeni për të marrë nga një hua. Keni parashikuar me të gjithë këto para që merrni hua të rrisni pagat e mjekëve dhe infermierëve? Shoh në materialin tuaj që keni parashikuar për këtë hua që një pjesë e tyre do të shkojë për format e komunikimit përfshirë sondazhe me qytetarët rreth shërbimeve shëndetësore. Do të doja një sqarim më të detajuar si është përdorur projekti fillestar, huaja e parë, ku ka çaluar, pse detyroheni të merrni shtesë? Sa pjesë e kësaj shtese i dedikohet rindërtohet për shkak të tërmeteve. Sa % është për rindërtimin dhe sa mbetet si vazhdim i projektit fillestar.
Mira Rakacolli: Projekti fillestar është i përmbushur.
Enkelejd Alibeaj: Të më ktheni përgjigje që nga pyetja e parë.
Klotilda Bushka: Nuk keni pse merrni asnjë presion nga kolegët, zonja Rakacolli mund të përgijgjeni si të dëshironi. Ju lutem a mund të kemi pak rregull. Nëse keni interes për çështje që të marrim të analizojmë të gjithë vitet, bëni kërkesë, merrni informacion. Këtë mbledhje nuk mund ta marrim peng. Këtu nuk bëhet debat për çdo çështje.
Mira Rakacolli: Projekti mëmë vazhdon deri në vitin 2024 ndërsa tjetri është shtesë. Tërmeti bëri dëmtime që nuk mund të përballoheshin me burimet vendore dhe as me ato të parashikuara në projektin mëmë sepse parashikoheshin për aktivitete të tjera. Tërmeti dëmtoi ndërtesa dhe aparatura. Rreth 4.5 milionë euro shkojnë për sistemin e informatizimit. E rëndësishme është të argumentojnë është çfarë është kjo hua që marrim dhe përse përdoret. Pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur, deri në fund të mandatit do të rriten me 40%, por jo me paratë e kësaj huaje. Në Gjermani njerëzit nuk ikin për shkak të pagës, por mjekët gjermanë shkojnë në Zvicër e Amerikë. Pra është lëvizja e lirë e njerëzve. Nuk ja fus kot se nuk jemi këtu për lojë kungulleshkash.
(a.b)/dosja.al
Politike
1 Qershor 2022, 14:28
TIRANË- Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar sërish kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, duke pretendu...
Politike
1 Qershor 2022, 14:19
Foto ilustruese
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në fund të qershorit do të mbahet mbledhja e radh&eu...
Politike
1 Qershor 2022, 14:05
Deutsche Welle: Zonja Nikolla, Ju u takuat me kryetaren e Parlamentit të Gjermanisë, zonjën Bärbel Bas. Çfarë mund të...
Politike
1 Qershor 2022, 13:38
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka dalë në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit t&eum...
Politike
1 Qershor 2022, 13:13
Sali Berisha dhe Ermonela Felaj
TIRANË- Deputetja Ermonela Felaj ka zbuluar shkakun se përse socialistët nuk e kaluan në Kuvend rezolu...
Politike
1 Qershor 2022, 12:44
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishanin. Teksa kreu homaz...
Politike
1 Qershor 2022, 11:40
Klotilda Bushka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ndërpreu seancën e sotme për shkak të debateve t&e...
Politike
1 Qershor 2022, 10:55
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kreu homazhet në ambientet e Presidencës për ndarjen nga...
Politike
1 Qershor 2022, 08:05
Edi Rama
TIRANË- Nga sot, Shqipëria do të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cil&eu...
Politike
31 Maj 2022, 23:29
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëputur një moment të cilin ai e ka specifikuar si prekës nga takimi me Hashim Thaçin n&eum...