LIVE UPDATES
Politike

Ligji i luftës me Greqinë, Çuçi: Mbajtja në fuqi ende është budallallëk, ne si maxhorancë e mbështesim deklaratën

Po ashtu Çuçi theksoi se sot ka një realitet të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe nuk është nevoja të priten ende 84 vite të tjera për ta shfuqizuar Ligjin e Luftës,.

18 Korrik 2024, 12:22 Nga I.A
Ligji i luftës me Greqinë, Çuçi: Mbajtja në fuqi
Bledi Cuci

TIRANËKreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka deklaruar se mazhoranca është pro heqjes së ligjit të luftës me Greqinë. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Çuçi tha se mbajtja ende në fuqi e këtij ligji është budallallëk që po vijon prej 84 vitesh. Po ashtu Çuçi theksoi se sot ka një realitet të ri të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi dhe nuk është nevoja të priten ende 84 vite të tjera për ta shfuqizuar Ligjin e Luftës. Më tej Çuçi shtoi se iniciativa që ka ardhur në Kuvend është një tjetër përpjekje domethënëse, krejt e përligjur dhe e mirëpritur.

“Kur po i afrohemi dekadës së tretë të shekullit XXI e teksa Shqipëria dhe Greqia kanë një Traktat Miqësie, si dhe janë anëtare e aleate në aleancën politike e ushtarake më të fuqishme që ka sot bota, në NATO, mbajtja ende formalisht në fuqi e këtij ligji e për rrjedhojë pasojave që ai sjell, është një absurditet i madh. Një atavizëm që nuk i bën nder fqinjëve tanë jugor dhe as nuk reflekton kontekstin e sotëm të miqësisë e partneritetit që ne kemi. Do ishte dashur që ky ligj të shfuqizohej po njësoj siç Greqia bëri edhe me Italinë në vitin 1947. Kemi kërkuar përmes dialogut e mirëkuptimit që ky ligj të shfuqizohet, për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë që ne kemi. Pavarësisht pajtimit, herë më shumë e herë më pak, të qeverive greke për absurditetin e këtij ligji, deri më tani nuk është arritur në finalizimin e një vendimi të parlamentit grek për shfuqizimin e ligjit. Unë besoj se Shqipëria dhe Greqia mund të jenë një shembull i shkëlqyer edhe për popuj të tjerë në rajonin e Ballkanit, se si fqinjësia e mirë prodhon paqe, siguri, mirëqënie dhe ardhmëri.

Shqiptarët dhe grekët përveçse janë dy nga popujt më të vjetër të Ballkanit, kanë edhe një miqësi me rrënjë të thella në histori që vijon sot e kësaj dite dhe besoj do të jetë kështu për sa të ketë jetë. Pavarësisht plagëve të së shkuarës për ngjarje historike, lojërave politike tipike ballkanike apo keqkuptimeve krejt të zakonta në këtë anë të Evropës, dy popujt tanë janë të ndërlidhur fort me njëri-tjetrin. Greqia është sot atdheu i dytë i qindra mijëra shqiptarëve, të cilët përbëjnë aty komunitetin e huaj më të madh në numër dhe janë kontributorë të rëndësishëm në jëtën ekonomike e sociale të vendit. Nga ana tjetër minoriteti grek në vendin tonë është për ne një vlerë e shtuar dhe asnjëherë nuk iu janë mohuar të drejtat për shkak të origjinës së tyre etnike. Përkundrazi, Shqipëria është një shembull i shkëlqyer në rajon dhe gjithë Evropën për integrimin e minoriteteve dhe bashkëjetesën etnike. Shqiptarët në Greqi dhe grekët minoritarë në Shqipëri janë gjithmonë fokusi i përhershëm i veprimtarisë së Qeverisë dhe orientues i axhendës dypalëshe të bashkëpunimit. Pavarësisht përshtypjes së krijuar se ka një ngërç në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik dhe në fusha të tjera, si dhe kontaktet njerëzore, kanë vazhduar dhe janë zgjeruar më tej”, tha Çuçi.

bledi Çuçi seance plenare 18 korrik 2024

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj