LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

Dokumentet nuk bëjnë me dije nëse takimi u zhvillua, por dëshmojnë se fushata e lobimit të Veliajt në SHBA u zgjerua, duke shënjestruar, përpos figurave politike, senatorëve dhe kongresmenëve apo organizatave të të drejtave të njeriut, edhe Zyrën për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, si dhe pjesë të Departamentit të Drejtësisë apo institucione amerikane që mbështesin me trajnime dhe financime SPAK-un.

15 Qershor 2026, 18:02 Nga E. D
BIRN: Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin
Erion Veliaj

TIRANË- Më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt. Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, u pasua me një të dytë më 19 shkurt.

Dokumentet nuk bëjnë me dije nëse takimi u zhvillua, por dëshmojnë se fushata e lobimit të Veliajt në SHBA u zgjerua, duke shënjestruar, përpos figurave politike, senatorëve dhe kongresmenëve apo organizatave të të drejtave të njeriut, edhe Zyrën për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, si dhe pjesë të Departamentit të Drejtësisë apo institucione amerikane që mbështesin me trajnime dhe financime SPAK-un.

Dokumentet e depozituara si pjesë e deklarimit të studios ligjore për lobimin në shërbim të Veliajt tregojnë se ai ka shpenzuar tashmë rreth 430 mijë dollarë që prej 21 gushtit të vitit të kaluar. Pagesat e mëparshme, rreth 220 mijë dollarë, u bënë kryesisht në muajt gusht-shtator 2025, ndërsa rreth 210 mijë dollarë u shpenzuan nga tetori 2025 deri në mars 2026.

Sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, pagesat janë kryer nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë dhe po gjykohet nën masën e sigurisë “arrest me burg” në Gjykatën e Posaçme. Bashkë me Veliajn në gjykim janë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS-së, Klotilda Bushka dhe 15 persona të tjerë, mes tyre biznesmenë dhe bashkëpunëtorë. Veliaj dhe të tjerët i kundërshtojnë akuzat e Prokurorisë.

I pyetur për komunikimet me OPDAT-in dhe aktivitetin e lobimit në Shtetet e Bashkuara, zyra avokatore amerikane e Erion Veliajt tha se kontaktet me këtë institucion lidhen me rolin që OPDAT ka luajtur në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut, ndërsa argumentoi se aktivitetet e ndërmarra në SHBA janë të ligjshme dhe synojnë të mbrojnë të drejtat e klientit të tij.

“Siç e kemi bërë të qartë në letrën tonë drejtuar OPDAT-it, duke pasur parasysh kontributin themelor të këtij institucioni në krijimin e SPAK-ut dhe rolin e tij në reformën në drejtësi të ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ne besojmë se shqetësimet tona mbi përdorimin e paraburgimit nga SPAK për qëllime që i konsiderojmë të paligjshme dhe të motivuara politikisht meritojnë vëmendjen dhe reagimin e OPDAT-it,” tha Kasowitz Benson Torres”.

“Aktivitetet lobuese të kryebashkiakut Veliaj janë një formë e ligjshme e shprehjes dhe e mbrojtjes së interesave të tij, veçanërisht në një proces që ngre pikëpyetje mbi integritetin dhe drejtësinë e ndjekjes penale të zhvilluar nga SPAK, një institucion që ka marrë dhe vazhdon të marrë mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara,” shtoi ajo.

Fokusi i ri

Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër janë dy studio ligjore të kontraktuara nga Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut, për të ndërmarrë një fushatë të kushtueshme PR-i në mbrojtje të tij.

Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar së fundmi në FARA një raport të dytë mbi aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt – i cili përbëhet kryesisht nga e-maile, takime dhe telefonata drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare, si dhe nga shpërndarja e artikujve në mbrojtje të Veliajt.

Ndryshe nga fushata e mëparshme e lobimit, e fokusuar kryesisht në sulmet ndaj prokurorit Olsi Dado, të dhënat e reja tregojnë se në këtë fushatë të re pati një zhvendosje të fokusit të lobimit, duke përfshirë ofrimin e informacioneve pranë institucioneve amerikane lidhur me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, dhe mbështetjen e saj nga partnerët ndërkombëtarë.

Sipas formularit të FARA-s, të dorëzuar më 14 maj 2026, firma përfaqësuese Kasowitz LLP deklaron se ka “ofruar informacion në lidhje me financimin dhe trajnimin nga SHBA të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, SPAK”.

Pjesë e këtij informimi kanë qenë komunikimet me përfaqësues të legjislativit amerikan dhe Departamentit të Drejtësisë. Dosja zyrtare liston e-maile dhe kërkesa për takim me Zyrën e Zhvillimit, Ndihmës dhe Trajnimit të Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, një zyrë e Departamentit të Drejtësisë që mbështet zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Përgjatë muajve janar-mars 2026, firma lobuese ka kontaktuar me e-mail zyrtarë të OPDAT-it, përfshirë drejtorin Gregory Ducot, si dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

Fushata në Kongres dhe OJF

Shuma prej 209,945 dollarësh, e paguar në tetë këste të ndryshme nga Arbër Veliaj, përkon me zhvillimin e një sërë komunikimesh institucionale.

Dokumenti tregon se firma e lobimit ka kontaktuar stafin e të paktën 15 senatorëve, duke përfshirë Chuck Grassley, Lindsey Graham, Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen. Në Dhomën e Përfaqësuesve janë regjistruar kontakte me rreth 19 zyra kongresmenësh. Qëllimi i deklaruar i këtyre komunikimeve, sipas FARA-s, ishte informimi mbi “çështjet e procesit të rregullt ligjor të Erion Veliajt”.

Aktiviteti i lobimit është shtrirë gjithashtu te organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe institucionet kërkimore. Regjistrimet tregojnë se janë dërguar e-maile dhe kërkesa për takime pranë Amnesty International, Freedom House, Komisionit Lantos për të Drejtat e Njeriut dhe ekspertëve të American Enterprise Institute (AEI). Qëllimi i këtyre kontakteve paraqitet të jetë përcjellja e qëndrimit të palës mbrojtëse mbi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut.

Për sa u përket materialeve të shpërndara, dosja e FARA-s liston një sërë dokumentesh që u janë përcjellë zyrtarëve amerikanë. Mes tyre përfshihen raporte të hartuara nga zyrat ligjore Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya, si dhe komunikata për shtyp të shpërndara përmes rrjetit PR Newswire.

Në këto komunikime u janë dërguar zyrtarëve edhe lidhje elektronike si materiale suplementare. Këto përfshijnë faqen e dedikuar Justice4Erion.com, një artikull të publikuar në median EU Reporter dhe të ripublikuar masivisht në shqip, si dhe artikuj nga mediat lokale në Shqipëri që raportojnë zhvillimet e procesit penal ndaj Veliajt./BIRN

erion veliaj

Sondazh

Poll

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi