Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali deklaron se u ka shprehur krerëve të UÇK-së mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e popullit shqiptar, ndërsa shton se besimi i shqiptarëve kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.
HAGË- Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të saj në Hagë, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali deklaron se u ka shprehur krerëve të UÇK-së mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e popullit shqiptar, ndërsa shton se besimi i shqiptarëve kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.
Ajo ka theksuar se vendimi që pritet nga Gjykata Speciale duhet të jetë i drejtë dhe në përputhje me të vërtetën historike, duke nënvizuar se “lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset”.
Deklarata e plotë:
Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Hashim Thaçi dhe përmes i tij i dërgova të falat e mia dhe të qeverisë shqiptare dhe besoj popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë , sigurisht për të parë dy vendet tona sa më mirë. I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë dhe kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike.
Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës, për të votuar Dhomat dhe Gjykatën Speciale, të mos kthehet në të kundërtën e vet, por të respektojë procesin e rregullt lidhor dhe të drejtat ligjore. Ne urojmë që besimi që shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria kanë kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.
Është me rëndësi që të theksohet sërish që populli i Kosovës, djem dhe vajza u ngritën për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe jetën në atë vend dhe kurrsesi për të agresuar apo sulmuan një popullatë apo një vend tjetër.
Dhe kjo luftë për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë.
Besim deri në fund dhe jam e bindur se pas dëshmive që janë dhënë këtu dhe një procesi të rregullt ligjor do të mund të shohim drejtësi për luftëtarët, Kosovën dhe të vërtetën e saj.
Aleks Soros SHBA- Djali i miliarderit George Soros, Aleks Soros, ka publikuar foto me Kryeministrin Edi Rama. Në pamjet e shpërndara në...
Raportuesi në Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, vlerësoi se qëndrimi i Komisionit Evropian ndaj pushtetit të pres...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tir...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka dhënë dritën jeshile për projektbuxhetin e vitit 2026 në mbledhjen e saj të sotme të ...
Gjykata Kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë...
Florjan Binaj TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkark...
Erion Veliaj TIRANË- Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot qeverinë për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë Tiran&...
Foto ilustruese Bashkia e Cërrikut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme të dielën e 9 nëntorit, por në qendrën e qyteti...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse opozita do të ketë një q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar, pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë dhe riktheu Er...