LIVE UPDATES
Politike

VD-Majko: Drejtuesja e DAP është personi që “urrehet” më shumë nga ministrat

Pandeli Majko deklaroi se drejtuesja e DAP, Albana Koçiu është personi që urrehet më shumë nga drejtuesit e ministrive pasi e cilëson si rojtar apo avokat të marrjes në punë të njerëzve. 

21 Qershor 2022, 13:12 Nga A.B
VD-Majko: Drejtuesja e DAP është personi që “urrehet”
Pandeli Majko

TIRANË- Ditën e sotme, në Komisionin e Ligjeve u shoqërua me debat projekt rezoluta e Departamentit të Administratës Publike (DAP), për vitin 2021. Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula kërkoi që të ngrihet një grup pune për të analizuar arsyet e rritjes së numrit të punonjësve të administratës, ndërsa tha se ky grup duhet të merret me hetimet në lidhje me patronazhistët. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se Departamenti i Administratës Publike nuk duhet të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve të administratës publike. Po ashtu, në mes të komisionit ai deklaroi se drejtuesja e DAP, Albana Koçiu është personi që urrehet më shumë nga drejtuesit e ministrive pasi e cilëson si rojtar apo avokat të marrjes në punë të njerëzve. 

Për fjalët e Majkos, deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi analizim më të thellë.

DEBATET

Dashnor Sula: Të ngrihet një grup pune për të analizuar arsyet e rritjes së numrit të punonjësve të administratës publike. Nga 173 mijë që kemi pasur në 2020 në 185 mijë në 2021, që do të thotë 12 mijë punonjës të shtuar. Të shikohet nëse kjo rritje lidhet me zgjedhjet e vitit 2021. Grupi i punës duhet të hetojë në lidhje me patronazhistët që u evidentua në zgjedhjet e 2021. Grupi i punës nëse do të hedhë poshtë vërejtjet tona, keni të drejtë ju.

Pandeli Majko: Unë i vlerësoj propozimet e kolegëve dhe mund të orientohen deri në një diskutim të përbashkët në seancë. DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet nonsense. Nuk mund ti thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike.  DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi “urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës.

Enkelejd Alibeaj: Fjalët e parafolësit duhen analizuar, për shkak të pozicioneve që ai ka pasur apo edhe eksperiencës në fund të fundit. Nuk është garanci a e urrejnë apo nuk e urrejnë Albanën që çështja e nëpunësve civilë në këtë vend shkon apo jo mirë. Nëse e shohim kështu, më mirë ta mbyllim këtë Parlament. Do bëjmë ne politikë? Cfarë bëjmë ne këtu, politikë bëjmë? A është kjo punë që bëjmë ne bazuar te ligji dhe problemet reale që ka punësimi në shërbimin civil, këtu po.

komisioni i ligjeve pandeli majko albana kociu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj