LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Xhaçkës, BIRN: PS vazhdon piruetat për zvarritjen e vendimit të Kushtetueses

Më shumë se një vit pas mocionit të opozitës për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, deputetët e Partisë Socialiste në Kuvend vendosën ta kthejnë çështjen në pikën fillestare – duke mbajtur peng zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

7 Korrik 2023, 14:04 Nga k.m.
Mandati i Xhaçkës, BIRN: PS vazhdon piruetat për zvarritjen e
Olta Xhaçka

Mazhoranca socialiste kërkoi të premten rikthimin në pikën e nisjes të diskutimit parlamentar për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, edhe pse Gjykata Kushtetuese shfuqizoi si antikushtetuese dy vendime të Kuvendit për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë papajtueshmërinë e mandatit, pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, u shpall investitor strategjik.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të premten, anëtarët socialistë shpallën qëndrimin e tyre për t'i rekomanduar kryetares së kuvendit, Lindita Nikolla, që të rikthejë për shqyrtim çështjen në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, gati 1 vit pasi ky këshill ka përfunduar diskutimin për këtë çështje.

Klotilda Bushka lexoi raportin prej 26 faqesh, që dilte në konkluzionin se mocioni mbetet për t'u trajtuar nga Këshilli i Mandateve si strukturë kompetente, edhe pse në praktikën e mëparshme parlamentare vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë shkuar direkt në seancë plenare për vendim. Bushka tha se në këtë rast bëhej fjalë për një dispozitiv të ndryshëm të Kushtetueses që kërkonte rikthim për diskutim.

Duke iu referuar disa neneve të rregullores së Kuvendit për ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit, Bushka tha se “nëse dërgohet kërkesa për mocion në seancë, vendimi i Kuvendit për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës nuk do të sjellë asnjë pasojë”.

Opozita doli me një qëndrim të kundërt dhe akuzoi mazhorancën se po kundërshtonte zbatimin e vendimeve të gjykatës për të mbrojtur kolegen e tyre socialiste.

“Këshilli i Mandateve e ka kryer misionin e tij, e ka shqyrtuar mocionin dhe ka marrë 3-4 muaj kohë për të dalë me 2 raporte, të cilat u votuan në Kuvend,”- tha deputeti Saimir Koreshi i PD-së duke lexuar raportin e pakicës në Këshillin e Legjislacionit. Korreshi u kujtoi kolegëve socialistë praktikën e mëparshme për raste të ngjashme që ka ndjekur Kuvendi, kur në asnjë rast mocionet për papajtueshmëri të mandatit të deputetit nuk janë rikthyer në Këshillin e Mandateve, por janë kaluar për vendim në Kuvend dhe dërgimin e tyre në Kushtetuese.

“Të jemi seriozë,”- iu drejtua ai deputetëve të PS-së, duke shtuar se: “nuk mund të ndërhyjmë në punën e Gjykatës Kushtetuese, është ajo që vendos për mandatin e deputetit”.

Drejtuesja e mbledhjes, Ermonela Felaj sugjeroi që kryetares t'i shkonin dy raporte sugjeruese për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Duke dhënë qëndrimin e saj, ajo mbështeti raportin e kolegëve socialistë se që çështja të kthehej në “pikën e nisjes”.

“Është e qartë që ky këshill ( i Mandateve) do të duhet të rikonsiderojë çështjen,”- tha Felaj.

Sipas Felajt, Këshilli i Legjislacionit, “edhe për shkak të profesionalizmit të anëtarëve, është thjesht këshillimor dhe nuk vendos për mandatet”. Gjithsesi vendimmarrja e mëtejshme për çështjen “Xhaçka” do të ketë sërish të njëjtët protagonistë për shkak të përbërjes thuajse të njëjtë të dy këshillave, ku Felaj, Bushka dhe disa deputetë të opozitës janë po ashtu anëtarë.

Në praktikat e mëparshme të ngjashme, Këshilli i Legjislacionit i ka rekomanduar kryetares që të dërgojë për votim në seancë projekt-vendimin për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese papajtueshmërinë e mandatit të deputetit. Zvarritja e një vendimi të Kuvendit për të dërguar në Kushtetuese çështjen ka nisur që në qershor 2022, kur opozita inicioi mocionin ndaj Xhaçkës./BIRN

olta xhacka mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj