LIVE UPDATES
Politike

Mandati i Xhaçkës te “Legjislacioni”, Bardhi: S’ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta! Bushka: Ndërhyje në rregulloren e Kuvendit

Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Gazment Bardhi tha se nuk ka pse të bëhen ndryshime në Kushtetutë për t’u mundësur heqja e mandatit të Xhaçkës, pas akuzave të opozitës se bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik

3 Prill 2023, 17:41 Nga k.m.
Mandati i Xhaçkës te “Legjislacioni”, Bardhi: S’ka
Gazment Bardhi

TIRANË- Mandati i ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës ka qenë sot pjesë e diskutimit të mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit. Gjatë fjalës së tij deputeti demokrat, Gazment Bardhi tha se nuk ka pse të bëhen ndryshime në Kushtetutë për t’u mundësur heqja e mandatit të Xhaçkës, pas akuzave të opozitës se bashkëshorti i saj ka përfituar nga qeveria si investitor strategjik. Ndërkohë që socialistja Klotidla Bushka ka kërkuar që për këtë çështje të merret si ekspert, por është pritur me debate nga Bardhi. Ai shtoi se deputetët nuk e kanë si detyrë  për të ndryshuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe as nuk e kanë një tagër të tillë.

PJESË NGA DEBATI: 

Gazment Bardhi: Secili prej nesh në nisje të mandatit është betuar në zbatimin e Kushtetutës. Besoj unë edhe si jurist kjo do të ishte në nderin e çdo kolegu. Për efekt të një raporti të hartuar nga Bushka, Kuvendi shkeli Kushtetutën. Këtë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Do isha shqetësuar shumë që të ishte lodhur me praktikën e Komisionit të Venecias, studime krahasimore me vende të tjera. Pastaj u kujtova se nuk kishte asgjë të re por vetëm parashtrime që mbrojtësit e Olta Xhaçkës i kanë paraqitur në GJK. Ne këtu nuk jemi për të komentuar vendimet, por për t'i zbatuar. Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket këtyre rasteve. Historia ka nisur që në vitin 2016 kur Kuvendi dërgoi rastin e mandatit të Koço Kokëdhimës. Për të shkuar tek rasti konkret ne duhet të citojnë çfarë ka thënë shumica. Ndjej keqardhje që kolegia ime nuk referoi që GJK ka zgjidhur një konflikt kompetencash, ky është vendimi i GJK. Nuk ka nevojë as për të ndryshuar Kushtetutën, as për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit. Ne kemi dispozitë konkrete si trajtohen këto raste. Ka një vendim në emër të republikës së Shqipërisë. Teoritë, doktrinën apo studimet bëni shumë mirë që i keni marrë, por keni harxhuar kohën kot. Apo të vini këtu dhe të thoni të ndryshojmë ligjin e investitorit strategjik...Të vish këtu dhe të bësh avokatin e një gjëje që nuk mbrohet për mua je në cënimin e asaj që ke bërë ditën e parë të mandatit. Ky nuk ëstë vendim që sjell efekte mbi legjislacionin. Nuk po kërkojmë që të ndryshoni qëndrim por të shprehet Gjykata Kushtetuese. Nuk është kompetenca jonë.

Bushka: Pse nuk jeni dakord që vendime të tilla dhe a kemi nevojë që të ndryshojmë dispozita kushtetuese? Jeni dakord që 1/5 e deputetëve të Kuvendit do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Kur Kuvendi vendos, me çfarë procedure do e detyrojmë sërish të vendosë? Ironia, ofendimi, zëri i ngritur nuk janë argumenta. Do i adresojmë dot ne. Unë mendoj që kemi nevojë për konstitucionalistë. Nuk kemi pse të jemi të nxituar. Ndoshta u lodha një orë por ua shpjegova shqetësimet e mia se unë jam serioze në këtë pikë. Nuk kam nevojë të mbroj njeri. Unë them të marrim një ekspert të na sqarojë për këto çështje.

Edhe para 2 javësh Këshilli i Legjislacionit, shqyrtoi mandatin e deputetes Olta Xhaçka. Bardhi tha se mazhoranca e ka zvarritur çështjen për të mbrojtur deputeten Xhaçka. Çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka është rikthyer sërish për diskutim në Kuvendpasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD dhe ka shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese. Tashmë, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës. Më pas Kushtetuesja merr vendimin final.

gazment bardhi mandati i olta xhackes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj