Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se ideja e mbledhjes së firmave për të ndikuar apo intimiduar një gjykatë konsiderohet si antidemokratike.
TIRANË- Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka konsideruar protestën para Gjykatës Kushtetuese si talibanizëm. Me anë të një postimi në Facebook, Manjani shkruan se ideja e mbledhjes së firmave për të ndikuar apo intimiduar një gjykatë konsiderohet si antidemokratike.
Sipas Manjanit, kjo metodë dhe ide i shndërron njerëzit në turmë dhe tenton që të nxjerrë dhënien e drejtësisë nga shtrati i proçesit të rregullt ligjor.
Postimi i Plotë:
Është talibanizëm, jo demokraci!
*****
Në çdo fjalor politik, ideja e mbledhjes së firmave për të ndikuar apo intimiduar një gjykatë që po shqyrton një çështje konkrete, konsiderohet ANTIDEMOKRATIKE dhe kundër SHTETIT LIGJOR. Një ide e tillë, ca më shunë realizimi i saj, përbëjnë as më pak e as më shumë por cënim të parimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatës.
Në fakt, kjo ide i shndërron njerëzit në turmë (fyerje e rëndë kjo ndaj shoqërisë demokratike) dhe, tenton të nxjerrë dhënien e drejtësisë nga shtrati i proçesit të rregullt ligjor tek gjykimi popullor i turmës. Këtë gjë kanë bërë e bëjnë të gjitha sisteme politike totalitare. Jakobinët, komunistët dhe talibanët kanë bërë e bëjnë këtë lloj drejtësie.
Është drejtësia tipike ku gjykimi nuk bëhet mbi fakte, prova e procese të rregullta, por mbi opinione politike. Në këtë drejtësi, individi, minoranca, liria dhe të drejtat nuk vlejnë përpara shkumës populiste, narrativa e të cilës ka emra të ndryshëm sipas dëshirës së politikanit që i nxit. Sigurisht të gjithë dallkaukët që nxisin këto gjëra flasin në emër të popullit... Trishtim i madh që edhe në hapësirën tonë politike ka parti dhe politikanë që bëjnë nisma të tilla populiste, sigurisht në përpjekje për të siguruar mbijetesën e tyre politike. Por në thelb këto nisma nuk flasin për demokraci, por për talibanizëm.
***
E kam bërë këtë reagim edhe kur Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë, në mandatin e tij të parë, nxiti një protestë (nuk mblodhi firma) përpara gjykatës së Apelit Administrativ për një çështje konkrete. Ka qenë dhe mbetet e papranueshëm ky reagim populist politik për një shoqëri demokratike. Për talibanët po, vlejnë këto gjëra.
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi që ratifikimi i marrëveshjes në Parlament për ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën dhe denoncimet e saj në SPAK, duke e quajtur këtë si stacioni i ...
Foto ilustruse TIRANË- Përfaqësuesi i Presidencës, Ilirjan Rusmali, ka deklaruar ditën e sotme se një instrument kontrol...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Opozitën ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së tij në K...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e Opozitës, duke i quajtur ato dështime. Gjatë fjalës së ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngreu akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se, po përpiqet ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria po ftohet personalisht nga presidenti amerikan Donald Trump për të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu mbështetje të plotë për Bordin e Paqes të iniciuar...
Kuvendi TIRANË- Mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama në marrëveshjen për 'Bordin e Paqes' e bën juridikisht të...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka deklaruar se pjesëmarrja e Shqipëris&eu...