Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i PD shtoi më tej se e vetmja gjë që mund ta ripërsërisë historinë e këputjes së nyjes gordinare është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh sot se uron që Marrëveshja e Trump për Gazën, të shënojë një pikë kthese. Gjatë fjalimit të tij në takimin me grupin parlamentar, Berisha deklaroi se e mbështet marrëveshjen duke shtuar se një ndër momentet kryesore të luftës, ka qenë operacioni ajror i SHBA mbi Teheranin. Kreu i PD shtoi më tej se e vetmja gjë që mund ta ripërsërisë historinë e këputjes së nyjes gordinare është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.
"Para se të merremi me agjendën konkrete dhe problemet tona, dua përsëri të ndalem në dy momente shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Fundin e javës që kaloi, bota përjetoi një nga ngjarjet më të jashtëzakonshme në historinë e saj. Pas një përpjekje të papërshkruar, një marrëveshje paqeje u firmos në Sharm el Sheik dhe faza e parë e planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit u zbatua dhe është në zbatim. Kjo marrëveshje nuk erdhi si një rastësi, por si një përpjekje e jashtëzakonshme që u bë në disa etapa nga presidenti Donald Trump dhe të dërguarit e tij, por edhe vende të tjera dhe shtete të tjera.
Marrëveshje që urojmë të shënojë një kthesë për të cilën synon në interesin absolut më të mirë të të gjitha vendeve të rajonit. Kjo marrëveshje është përkrahur gjerësisht siç e keni konstatuar, në radhë të parë nga shtetet arabe, shtetet më të mëdha, më të fuqishme arabe. Është përkrahur nga një seri shtetesh të tjera të rajonit dhe më larg. Natyrisht, është përkrahur edhe nga ne, në këtë pozicion që jemi. Në këtë marrëveshje, Izraeli dëshmoi vullnetin e tij për paqe.
Në këtë marrëveshje, Hamasi bëri zotimet e tij dhe urojmë që t’i përmbushë zotimet siç i ka marrë. Dhe thashë edhe njëherë, që marrëveshja të shndërrohet dhe të konsolidohet në marrëveshje paqeje. Shumë momente kanë qenë të rëndësishme, por unë dua t’u garantoj ju se një nga momentet më kryesore ka qenë operacioni ajror i SHBA mbi Teheranin. Të dashur miq, në qoftë se ka një ngjarje që ripërsërit historinë, këputjen e nyjës gordiane, është sulmi ajror i SHBA, i urdhëruar nga Donald Trump mbi Teheranin.
Në kuptimin se Aleksandrit të Madh i thanë në Gordion se nuk kalon këtu pa zgjidhur nyjen. Ai nxori shpatën dhe e preu. Edhe në Iran, pa diskutim që reaktorët bërthamorë të Iranit përbënin një rrezik madhor jo vetëm për Izraelin, por paqen në Lindjen e Mesme. Një regjim që udhëhiqet nga një udhëheqje obskurantiste e Ajatollahëve. U zgjodh mënyra më unike për zgjidhjen e problemit. U bombarduam dhe u dëmtuan në palcë impiantet bërthamore, por pa asnjë të vrarë. Faktikisht Irani u çarmatos nga ai potencial që përpiqej të krijojë dhe që përbënte një rrezik madhor. Kjo ndërpreu luftën Izrael-Iran dhe unë mendoj se kjo hapi të gjithë perspektivën për t’u arritur këtu ku u arrit sot," tha Berisha.
Bajram Begaj TIRANË- PD ka depozitur në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj. Në nj&eum...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas denoncimit të PD, se Presidenti i Republikës Ba...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin e tij të lindjes mes deputetëve pak para se të niste mbledhja e grupi...
Sali Berisha TIRANA- Sali Berisha është pritur me buqetë me lule, si një 'urim' nga demokratët për 81-vjetorin e lindjes...
Sonila Bejtja dhe Bajram Begaj TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vep...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar sot se Presidenti i Republikës, Ba...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se ka depozituar në Kuvend kërkesën për shkarki...
Tedi Blushi TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi kërkoi sot tërheqjen urgjente nga kal...
Gazment Bardhi TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është dakordësuar përsa i përket ...
Taulant Balla TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitë...