15 Qershor 2026, 20:43
Nga E. D
pamjet nga policia
TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht lidhur me marshimin e një nate më parë, ku mijëra protestues marshuan nga qendra e qytetit në drejtim të zonës së Rinasit. Blutë sqarojnë se janë proceduar penalisht 19 persona.
Konkretisht policia ka proceduar shtetasit me iniciale G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Policia thekson se gjatë tubimit, organizatorë dhe pjesëmarrës kanë bërë thirrje për zhvendosjen e protestës nga sheshi “Skënderbej” dhe Kryeministria drejt aksit rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke sjellë bllokim të qarkullimit të automjeteve.
Njoftimi i Policisë:
Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën, procedohen penalisht 19 shtetas. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera pas tubimit të zhvilluar më datë 14.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe procedimin penal të personave organizatorë dhe përgjegjës për bllokimin e rrugës në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Në përfundim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Si dhe janë sekuestruar dy automjete. Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 14.06.2026, rreth orës 18:00, ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Tubimi ishte parashikuar të zhvillohej nga ora 18:00 deri në orën 22:00.
Gjatë zhvillimit të tij, sipas veprimeve hetimore të kryera, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona përpara Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e tiranës
Aktualitet
15 Qershor 2026, 20:30
D.S
Pamje nga protesta
TIRANË- Një protestues ka reaguar pas laargimit të deputetes Marjana Koçekut nga Partia Socialiste.
Gjatë fj...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 20:05
E. D
pamjet
SAZAN- Kompania që po zhvillon projektin turistik në ishullin e Sazanit ka reaguar për herë të parë publikisht. Me an...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 20:05
D.S
VLORË- Identifikohet viktima e aksidentit tragjik detar në gjirin e Ksamilit. Mësohet se bëhet fjalë për 20-vjeçarin...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:56
E. D
pamjet
TIRANË- Një protestues ka bërë thirrje publike për rrethimin e Parlamentit dhe Kryeministrisë në mënyr...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:45
E. D
pamjet
TIRANË- Gjatë protestës para Kryeministrisë, një vogëlush ka bërë thirrje të forta kundër figurav...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:51
D.S
Ksamili
VLORË- Një aksident tragjik detar është regjistruar pasditen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lu...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:41
D.S
Policia e Shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime të reja në strukturat drejtuese të qarqeve, duke emër...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:38
E. D
TIRANË- Një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në gjermani i është bashkuar sot protestës para kryeministrisë. Gja...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:27
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Një rregullore lidhur me marshimin e qytetarëve që zhvillohet pas protestës para Kryeministrisë l...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 19:17
D.S
TIRANË- Një protestuese ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit ku u shpreh se Shqipëria nuk është vetëm e shqiptar...