LIVE UPDATES
Politike

"Mbështesim politikisht Izraelin!" Konfliti në Lindjen e Mesme/ Hasani: Ushtrojmë presionin politik së bashku ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran

Hasani tha se Shqipëria mbështet qartazi Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi për t'u vetëmbrojtur, duke e quajtur Iranin një vend ku regjimi i Ajatollahëve shkel angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore. 

19 Qershor 2025, 21:39 Nga M.B
"Mbështesim politikisht Izraelin!" Konfliti në Lindjen e
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka folur sot për qëndrimin e Shqipërisë në konfliktin Izrael-Iran dhe përshkallëzimin ushtarak të këtij konflikti në ditët e fundit. Gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" Hasani tha se Shqipëria mbështet qartazi Izraelin dhe të drejtën e këtij vendi për t'u vetëmbrojtur, duke e quajtur Iranin një vend ku regjimi i Ajatollahëve shkel angazhimet për mospërhapjen e armëve bërthamore. 

I pyetur lidhur me konfliktin tjetër në Gaza dhe anën tjetër të medaljes, ku një numër i konsiderueshëm civilësh, përfshirë fëmijë, janë vrarë, Hasani tha se Shqipëria është një vend paqësor që mbështet paqen.

Ndërkohë lidhur me ndonjë rrezik të mundshëm që mund t'i kanoset Shqipërisë nga Irani, i cili në të shkuarën ka kryer sulem kibernetike ndaj vendit tonë, por edhe në kontekstin kur ne strehojmë opozitën e MEK, Hasani tha se ne jemi vend demokratik, respektojmë të gjithë anëtarët e kombeve të bashkuara dhe kemi treguar se jemi në gjendje të strehojmë pjesë të opozitave të ndryshme.

Sa i takon shqiptarëve që mund të gjenden në dy vendet ku po zhvillohen luftime, Hasani tha se janë organizuar korridore për nxjerrjen e shqiptarëve nga Izraeli, ndërsa në Iran nuk ka ende ndonjë kërkesë nga qytetarë shqiptarë. 

Pjesë nga deklaratat e Hasanit:

Shqipëria është qartazi në mbështetje politike të Izraelit, të të gjithë vendeve që mendojnë se regjimi i Ajatollahëve nuk duhet të rrisë kapacitete bërthamore dhe duhet të respektojë angazhimet e marra në mospërhapjen e armëve bërthamore. Është regjim që i thyen këto angazhime. Ne e dënojmë fuqimisht mënyrën se si regjimi i Ajatollahëve po vepron. Ne mbështesim shtetin e Izraelit në të drejtën për tu mbrojtur. Ne ushtrojmë presionin politik të gjithë së bashku ndaj regjimit të Ajatollahëve në Iran dhe padyshim këto qëndrime do të vijojnë të jenë konseguente në raport me atë që diplomatët tanë bëjnë. 

Shqipëria gjithmonë ka treguar që është vend paqësor dhe mbështet paqen. Shqipëria ka treguar se e ka mbështetur zgjidhjen e dy shteteve, në konfliktin e Izraelit me palestinezët. Shpresojmë padyshim që këto realitete të mbarojnë sa më shpejt. 

Ne jemi vend demokratik. Respektojmë të gjithë anëtarët e kombeve të bashkuara. Kemi treguar se jemi në gjendje të strehojmë pjesë të opozitave të ndryshme, vende që jetojnë në diktaturë. Do të vijojmë të përcjellim vlerat demokratike. Jemi paqësor dhe nuk synojmë askënd. Kemi të bëjmë me realitete që shpresojmë t'i kemi të tilla. Kemi qenë shënjestër e sulmeve kibernetike nga regjimi i Ajatollahëve por kemi qenë në gjendje që në bashkëpunim me partnerët tanë, ti kthejmë mbrapsht këto sulme dhe të mbrojmë infrastrukturën. 

Ne kemi ndërmarrë një operacion kthimi të 5 shtetasëve shqiptarë nga Izraeli. Kemi krijuar korridor tokësor që i ka nxjerrë nga Tel Aviv drejt Egjiptit dhe kemi mundësuar fluturim për ti sjellë në Greqi dhe më pas në Shqipëri. Janë 12 shqiptarë të tjerë në kontakt me ambasadën tonë, që në varësi të kushteve dhe situatës kërkojnë në momente të caktuara të largohen pastaj ndoshta kërkojnë të qëndrojnë. Kemi krijuar korridor të dytë, jemi të gatshëm të ndihmojnë në zhvendosjen e disave prej tyre. Janë 5 që do të largohen në orët në vazhdim. Kemi vendosur kontakte telefonike dhe infrastrukturën tonë. 

Në Iran, ne nuk kemi asnjë kontakt, asnjë kërkesë të ndonjë shtetasi shqiptar që kërkon evakuim. Ne nuk kemi marrëdhënie diplomatike me Iranin, por nuk kemi ndonjë person që të ketë kërkuar ndihmë në mënyra të ndryshme. Nëse do të kemi një kërkesë do të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë, me miq dhe partnerë që janë prezentë.

lindje e mesem igli hasani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj