14 Janar 2023, 19:56
Nga F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur në lidhje me nismën e mbledhjes së firmave të deputetëve të gurpit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në News24, Salianji tha se ka zhvilluar shumë takime për të arritur një qëllim, nashkimin e PD-së. Salianji u shpreh se është i gatshëm të lërë edhe mandatin e deputetit vetëm për ta realizuar këtë gjë. Vendimin e Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar deputetët e konsideroi bizantine.
Pjesë nga biseda në studio:
Ervin Salianji: Edi Ramës i intereson të ketë luftë dhe të përjashtohen deputetë të opozitës. Rama po përfiton. Nuk mundet që me çfarëdolloj forme të kërkojnë të mbajnë karriget. E them se jam i gatshëm të lë mandatin për t’u bashkuar PD. Të dalësh tani dhe të marrësh vendime të caktuara për interesa dhe përçarje të PD nuk është privilegj. PD zyrtare, apo e vulës apo ta quajmë si të duan nuk po bën asnjë aktivitet të madh. Ta provojmë pra, të ndodhin me akte. Kemi diskutuar një prej nismave për hapjen e dosjeve më e gabuara, sot pas dy muajve nuk dimë të jetë hapur një dosje. Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale. E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet.
Pyetje: Si nisi dhe kush e propozoi shkarkimin e Alibeajt?
Salianji: Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush. Kjo është një mendësi bizantine që për fat të keq ndodh në krahun e Alibeajt. Ne po shikojmë opsione për tu bashkuar. Nuk është arritur që të flitet me të gjithë kolegët sepse ndodhi kjo ndërhyrja brutale. PD nëse do kishte çështje për shkarkime do ta kishte ndërmarre këtë veprim. Ne çdo bëjmë çdo përpjekje konsensuale për tu bashkuar. Unë po them që do ti japim kohën çdo deputeti për të arritur në një bashkim. Kanë qenë një grup deputetësh për të arritur një bashkim për të pasur mundësinë që grupi parlamentar mos keqpërdoret për luftëra të brendshme.
Nisma për vendosjen tuaj në krye të grupit, çfarë mund të na thoni?
Salianji: Ka qenë një nismë për bashkim, ndaj gjatë të gjithë kohës nuk kam mbajtur një qëndrim se nuk mund të flihet vetëm për persona kur duhet të gjejmë çdo mënyrë për bashkim. Ka pasur propozime nga kolegët, që mund të ishte një nga mundësitë për bashkim por nuk është biseduar vetëm emri im. Nuk do të flas derisa të arrihet një zgjidhje për bashkim. Unë jam në dispozicion edhe të lë mandatin dhe të marr përgjegjësinë nëse do jetë nevoja. Nuk jemi më në kushtet kur bëhet fjalë për numra, por do tu japim kohë kolegëve për të reflektuar se cila është mënyra për tu bashkuar.
Do arrihej bashkimi nëse do jeni ju në krye?
Salianji: Ndaj them nuk flas sepse nuk varet nga unë. Shoh një përpjekje për bashkim. Këtë herë kemi një grup më të madh të grupit që mbështesin në terren kandidatët e Primareve, konsensusi do të jetë i gjerë. Nuk do merren akte të njëanshme për të treguar kush ka shumicën. Kohë ka. Do të nisë para fushatës. Nëse nuk do ketë konsensus dhe do i qëndrohet tentativa ve për uzurpimin e pozicioneve të caktuara, pa dyshim do të ketë masa.Berisha po bën një lëshim për të arritur konsensusin, ka tentativa për ta bashkuar PD dhe për ta bashkuar me opozitën.
Pas vendimeve të Alibeajt qëndron Basha?
Salianji: Nga dita e parë kur është detyruar të largohet, kur ka dhënë një dorëheqje të detyruar, Basha nuk ka pasur një dorëheqje, nuk çon as shkresën për tu dorëhequr si kryetar partie në gjykatë. Do konfirmohet shumë shpejt se janë në një projekt për të hapur një parti të re, që nuk i shërben PD. Cilido që ka ambicie politike, përfshirë edhe Bashën që mori një PD të madhe dhe la një PD të vogël, le të hapë një parti të vetën. Kam pasur një mbështetje të fortë për Bashën, por nuk mund të jem miop dhe të shoh që ka një realitet tjetër. Secili duhet të ripozicionohet, por nuk mund të mbahet peng partia dhe opozita për ambicie. Iu dhanë shumë mundësi.
Keni komunikim me Bashën?
Salianji: Ne që kemi marrë iniciativën për bashkim, do takonim edhe Bashën si anëtar i grupit parlamentar, por nuk mundëm sepse sa doli fjala u morr vendimi për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi.
Deputeti Salianji ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së për të bashkuar Partinë Demokratike. Kjo nismë ka filluar prej javësh dhe deri më tani është raportuar se ka mbledhur 20 firma. Në mes të kësaj nisme, Alibeaj vendosi të përjashtonte katër deputetë nga grupi, me argumentin se nuk kishin reflektuar nga aktet e dhunës që ndodhën në selinë blu në protestën e 8 janarit. Qëllimi ishte pakësimi i firmave, por nisma vijon.
ervin salianji
Politike
14 Janar 2023, 13:13
A.B
Edi Rama, Vucic
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, pritet të niset të hënën për në Davos, ku do të marrë pjesë...
Politike
14 Janar 2023, 12:30
A.B
Police
TIRANË- Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përfituar bonusin nga 'Pako e Madhe'. Këtë e bëri të...
Politike
14 Janar 2023, 11:57
A.B
Sali Berisha
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij nga Durrësi me rastin e 32-vjetorit të krij...
Politike
14 Janar 2023, 11:55
A.B
Sali Berisha
DURRËS- Kryetari i Parisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama është përpjekur të korrupt...
Politike
14 Janar 2023, 11:43
A.B
Sali Berisha
DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit t...
Politike
14 Janar 2023, 11:32
A.B
Sali Berisha
DURRËS- Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit t&e...
Politike
14 Janar 2023, 09:05
A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ish-kandidati në Primaret për Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti, tashmë ka marrë një pozi...
Politike
13 Janar 2023, 23:20
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama ka sekuestruar shumë deputetë o...
Politike
13 Janar 2023, 23:08
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Për herë të parë Flamur Noka pranoi se ka refuzuar të plotësojë formularin për të qen...
Politike
13 Janar 2023, 23:06
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet i bindur se në 14 maj opozita do të fitojë tre bashki...