LIVE UPDATES
Politike

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike/ Paloka: 20 Shkurti do të jetë protesta më e madhe ndonjëherë, ne nuk duam Ramën diktator

Paloka kë kërkuar angazhimin maksimal të deputetëve, duke u thënë atyre të bëjnë 10-fish më shumë tani që Berisha ndodhet në arrest shtëpie

12 Shkurt 2024, 18:09 Nga S.N
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike/ Paloka: 20
Foto nga mbledhja

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në fjalën e tij hapëse të mbledhjes, është fokusuar tek protesta e paralajmëruar në 20 shkurt. Ai u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen në protestën që ai e përshkruan si më të madhen ndonjëherë.

Paloka ka kërkuar angazhimin maksimal të deputetëve, duke u thënë atyre të bëjnë 10-fish më shumë tani që Berisha ndodhet në arrest shtëpie. Pjesë e kërkesës për angazhim nga Paloka janë edhe të gjitha strukturat e PD.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur dhe të revoltuar që t`i bashkohen protestës. Paloka shprehet se synimi i tyre është që të rrëzojnë regjimin diktatorial të Ramës.

Fjala e Plotë e Edi Palokës:

Sot edhe siç jeni njoftuar, këshilli kombëtar do të përqendrohet kryesisht në çështjen e protestës së 20 shkurtit pasi kjo është çështja më madhore që kemi tani si PD.

Do të bëjmë edhe një përcaktim të punës së gjithsecilit, ndarjes së deputetëve të grupeve të punës. Për situatën politike jemi të qartë të gjithë.

Jemi në kushtet kur lideri i opozitës tashmë politikisht është në ‘arrest shtëpie’. Në parlament Rama pothuajse e ka përjashtuar opozitën nga të gjitha mundësitë që ka një deputet për të reaguar, për të ngritur zërin e qytetarëve që e kanë zgjedhur.

Megjithatë siç edhe e keni ndjekur, grupi parlamentar ka muaj që reagon fuqishëm, do të vazhdojë qëndresën. Ka pasur reagime jo të pakta edhe nga mediat dhe institucionet ndërkombëtare për ti plotësuar detyrimet kushtetuese opozitës.

Dua të ju kujtoj se të gjitha këto reagime  edhe të medieve dhe të institucioneve erdhën vetëm ditën kur parlamenti mori zjarr. Nuk e them për të nxitur asgjë përpara 20 shkurtit, por për ta pasur të qartë të gjithë se nëse ne nuk reagojmë, as ndërkombëtarët nuk do të na i kenë pas. Ata që presin ende të na i zgjidhin problemet ata që praktikisht nuk jetojnë me problemet tona, e kanë gabim.

Prandaj dhe 20 shkurtin kështu duhet ta shohim. Në radhë të parë unë hy tek ajo pjesë, ta quajmë, radikale e PD-së dhe tek kjo protestë, demokratët presin shumë. Megjithatë detyra jonë kryesore, parësore për 20 shkurtin është pjesëmarrja.

Forcën në radhë të parë duhet ta tregojmë me pjesëmarrjen. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, siç e ka thënë edhe Berisha, e ka thënë edhe publikisht që; popullin një herë e drejton, dhe një herë të drejton.

Këmbëngul edhe njëherë të them është se detyra jonë, e deputetëve, Këshillit Kombëtar, të gjithë strukturave të PD është që në 20 shkurt të sigurojmë pjesëmarrjen më të madhe që kemi arritur ndonjëherë.

Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin, është e vërtetë se sot jemi në një regjim diktatorial, dhe kjo pavarësisht se nuk ndikon te ne, ndikon tek një pjesë e njerëzve. Jo të gjithë kanë të njëjtin guxim, ideal, inspirim për të luftuar për drejtësi e demokraci. Ta kemi të qartë këtë.

Është detyra jonë që gjithë këta njerëz, që janë shumë të pakënaqur me këtë regjim ti marrim  dhe ti nxjerrim në rrugë. Unë në daljet e mia publike një thirrje u kam bërë. Kushdo që ka një revoltë, pakënaqësi për të shprehur le të dalë të paktën atë ditë për ta shprehur me pjesëmarrjen e tij. Kjo është ajo pjesa jashtë nesh.

Ajo që ne duhet të bëjmë, janë vetëm 8 vite, ne duhet të jemi të gjithë në terren. Sot siç e keni ndjekur, grupi parlamentar zhvilloi takimin e parë në selinë e PD, pas kaq kohësh. Duket një formalitet, por jam i bindur se për të gjithë ne është një arritje pas gjithë andrallave dhe vështirësive që kemi kaluar si PD. Është një hap i madh, drejt asaj që duam të arrijmë sa më shpejt; bashkimin e gjithë strukturës së PD dhe vënien në funksion jo vetëm të 20 shkurtit, por të fitores së zgjedhjeve të ardhshme.

Se në fund të fundit synimi ynë kryesor është rrëzimi i këtij regjimi dhe fitorja në zgjedhje. Tani që Sali Berisha, është në kushtet që është, na takon të bëjmë 10 herë më shumë ne të tjerëve dhe jo të ulim kokën.Na duhet të dhjetëfishojmë punën tonë që në 20 shkurt ti tregojmë kujtdo, atyre që janë brenda dhe që mund të vijnë nga jashtë, se ne nuk pajtohemi më me diktaturën. Le ta mbështesë kush të dojë, le ti interesojë kujt të dojë, ta mbajë Ramën si diktator në Shqipëri ne nuk mund të pajtohemi me këtë, përndryshe hajde të ikim të gjithë në shtëpitë tona dhe ta mbyllim këtë histori.

 

edi paloka partia demokratike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj