LIVE UPDATES
Politike

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike, çfarë pritet të ndodhë?

Gjashtë subjekte politike serbe do të përpiqen më 7 qershor që, me një listë të përbashkët të quajtur “Bashkë fitojmë”, të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku komuniteti serb i ka dhjetë ulëse të rezervuara.

13 Maj 2026, 13:58 Nga E.d
Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon
Mitrovicë e Veriut

Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një pjesë e opozitës serbe është bashkuar, për të treguar se ekziston një “zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe e Beogradit.

Gjashtë subjekte politike serbe do të përpiqen më 7 qershor që, me një listë të përbashkët të quajtur “Bashkë fitojmë”, të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, ku komuniteti serb i ka dhjetë ulëse të rezervuara.

Në zgjedhjet e fundit, më 28 dhjetor, Lista Serbe fitoi nëntë mandate, ndërsa një mandat e mori Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit.

Lista Serbe, që nga themelimi i saj, vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërsa Rashiq shihet si partner i Qeverisë së Kosovës, me në krye Albin Kurtin, në të cilën për dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Tani, partitë e tjera serbe: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët, thonë se duan t’u ofrojnë pjesëtarëve të komunitetit serb një “perceptim tjetër të rrethanave politike” dhe të jenë “zëri i tyre autentik”. 

Zoran Saviq, nga organizata joqeveritare “Aktiv” në Mitrovicë të Veriut, vlerëson se opozita serbe në Kosovë e ka kuptuar se vetëm e bashkuar mund të arrijë një rezultat më serioz politik dhe të bëhet faktor më i rëndësishëm në skenën politike.

“Në radhë të parë, bashkimi i opozitës serbe krijon hapësirë për ndryshime politike, sepse, pas më shumë se një dekade politikash që nuk kanë dhënë rezultate, mes qytetarëve me të cilët takohem çdo ditë, ka pakënaqësi”, thotë Saviq për Radion Evropa e Lirë.

Për ish-deputeten e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, bashkimi i një pjese të opozitës serbe në Kosovë është “fillimi i një ekzistence të qëndrueshme të komunitetit serb”.

Ajo beson se ata do të arrijnë t’i mbrojnë “nevojat reale të serbëve, duke respektuar realitetin - bashkëjetesën mes serbëve dhe shqiptarëve”.

“Ata, në këtë moment, e kanë në masë të madhe mbështetjen e popullsisë së vetëdijshme serbe - me çfarë kam parasysh ata që e kanë kuptuar se Beogradi po manipulon me ta dhe nuk ofron asnjë projekt për krijimin e kushteve më të mira për mbijetesën e tyre”, thotë Trajkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Vuçkoviq: Ka nevojë për ndryshime

Ivan Vuçkoviq, asamblist në Kuvendin e Komunës së Leposaviqit nga nisma qytetare Rrënjët, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevojat e përditshme dhe problemet me të cilat përballen bashkëkombësit e tij, kanë qenë kyç për bashkimin e një pjese të opozitës serbe.

“Do të kujdesemi për njeriun. Për ne është e rëndësishme që qytetari i thjeshtë të ndiejë se ka një lloj mbrojtjeje. Si një forcë e re, mendoj se mund të jemi edhe peshore vendimtare, kur bëhet fjalë për disa vendime të ardhshme të rëndësishme”, thotë ai.

Ai shpjegon se lista “Bashkë fitojmë” përbëhet nga aktorë politikë nga veriu dhe jugu i Kosovës.

Sipas tij, kjo marrëveshje për dalje të përbashkët në zgjedhje ka kërkuar kompromis nga të gjitha palët.

“Ka nevojë për ndryshime. Bashkimi sjell shpresë për ndryshime, mënyra tjera veprimi dhe mundësi për realizimin e ideve të reja. Prandaj, kemi vendosur t’i bashkojmë të gjithë aktorët relevantë opozitarë”, thotë Vuçkoviq.

Ai shton se shumica e subjekteve politike tashmë kanë asamblistë në komunat me shumicë serbe dhe se qytetarët janë të njohur me punën e tyre në nivel lokal.

“Njerëzit kanë pasur mundësi të shohin se si punojmë dhe për çfarë angazhohemi. Me këto ide të reja duam të marrim pjesë edhe në zgjidhjen e problemeve në nivel qendror. Mendoj se si ide e re politike, kemi shanse të mëdha që të jemi - nëse jo faktor vendimtar - një forcë që do të tërheqë një numër të madh njerëzish dhe do të dërgojë mesazhin se asgjë më nuk do të jetë njësoj në skenën politike të Kosovës”, thotë Vuçkoviq.

Ai shpreh edhe bindjen e tij personale se opozita e bashkuar serbe nuk i përshtatet as Prishtinës e as Beogradit, “sepse ajo që na bën ndryshe, është se nuk jemi të parashikueshëm”. 

“Opozita serbe po piqet politikisht”

Saviq, nga organizata joqeveritare “Aktiv”, thotë se me bashkimin e opozitës serbe, mund të shihet një nivel i caktuar i pjekurisë politike, si dhe një përpjekje për t’u ofruar qytetarëve një “alternativë shumë të nevojshme”.

“Ndoshta edhe më e rëndësishme është se një hap i tillë mund të krijojë përshtypjen e një serioziteti më të madh politik te qytetarët, sepse tregon gatishmërinë e aktorëve të ndryshëm që, pavarësisht dallimeve të caktuara, të bashkohen rreth një ideje të përbashkët dhe të përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj politikave ekzistuese”, thotë Saviq.

Ai thekson se suksesi i opozitës në zgjedhjet e ardhshme do të varet edhe nga “aftësia e saj për të ofruar program serioz dhe për t’u aktivizuar në terren”.

Megjithatë, ai nuk është i sigurt se lista “Bashkë fitojmë” mund të rrezikojë seriozisht dominimin e Listës Serbe apo të Rashiqit, pasi “të dyja opsionet politike kanë mbështetje të rëndësishme, institucionale dhe financiare - njëra nga Beogradi, tjetra nga Prishtina”.

Nga shkurti i vitit të kaluar, në Kosovë janë mbajtur dy cikle zgjedhore për Kuvendin e Kosovës, si dhe dy runde të zgjedhjeve lokale, ndërsa gjatë fushatave ka pasur akuza për përdorim të burimeve shtetërore të Kosovës dhe Serbisë për “blerje votash”.

Ndaj Listës Serbe janë ngritur kryesisht akuza për “blerje” votash përmes konkurseve për vende pune në shëndetësi dhe ndihmës financiare për të papunët nga buxheti i Serbisë, ndërsa Rashiq është akuzuar se votat “e sigurta” i merr përmes shpërndarjes së pajisjeve shtëpiake, materialeve ndërtimore dhe subvencioneve bujqësore nga Qeveria e Kosovës.

Trajkoviq: Opozita serbe ka “një shans historik”

Trajkoviq, politikane nga Kosova që aktualisht jeton në Beograd, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se opozita serbe në Kosovë ka një “shans historik” për të ndërtuar një projekt që nënkupton adresimin e problemeve reale të pjesëtarëve të komunitetit serb, si dhe ndërtimin e një komunikimi të mirë me shumicën shqiptare.

“Pa të drejtat e serbëve nuk ka stabilitet në Kosovë, por as pa mbështetjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare. Është e rëndësishme që të kenë edhe një organ këshillues, por ata kanë ide të mira dhe të shëndosha. Koha për veprimin e opozitës është e duhur, sepse populli është i vetëdijshëm se është lënë pas nga Beogradi. Po ashtu, është i vetëdijshëm se Kurti nuk është adresë që u ofron perspektivë për mbijetesë”, thotë ajo.

Pikërisht politika e Listës Serbe dhe e Rashiqit, sipas Trajkoviqit, i jep listës “Bashkë fitojmë” perspektiva të mira për sukses.

Në këtë kontekst, ajo thekson se Lista Serbe me ish-nënkryetarin e saj, Millan Radoiçiq, ka “ngarkuar hipoteka” mbi komunitetin serb, në kuptimin e “kriminalizimit, komprometimit të mbijetesës dhe qëndrueshmërisë”. Sipas saj, një numër i madh banorësh është larguar nga Kosova pas sulmit në Banjskë në vitin 2023. 

Për këtë sulm, ku është vrarë një polic i Kosovës, përgjegjësinë e ka marrë nënkryetari i atëhershëm i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Kjo parti nuk është distancuar prej tij as pas sulmit.

Trajkoviq thekson, gjithashtu, se politika e Rashiqit nuk ofron një mbijetesë të qëndrueshme për komunitetin serb në Kosovë, pasi ai nuk ka arritur t’i rezistojë politikës “jo të mirëseardhur” të Kurtit, por ka mbështetur shumë nga veprimet e tij.

Qeveria e drejtuar nga Kurti, në dy-tre vjetët e fundit, ka mbyllur pothuajse të gjitha institucionet serbe në Kosovë, duke i konsideruar ato paralele dhe ilegale, ka hequr nga përdorimi targat serbe të makinave dhe dinarin serb, si dhe ka vepruar për të forcuar pushtetin në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Pjesëtarët e komunitetit serb i kanë cilësuar këto masa si “diskriminuese”.

Saviq mendon se për gjendjen aktuale më të vështirë të komunitetit serb në Kosovë, përgjegjës janë aktorët politikë të Listës Serbe, pasi, siç thotë, ata kanë pasur kontroll pothuajse të plotë mbi përfaqësimin politik të serbëve dhe institucionet brenda sistemit kosovar.

“Megjithatë, kjo politikë ka pasur legjitimitet demokratik dhe mbështetje nga shumica e votuesve, prandaj zgjedhjet e ardhshme do të tregojnë nëse qytetarët vërtet duan ndryshime apo do të vazhdojnë të mbështesin politikën e deritanishme”, thotë ai. 

Prej se është themeluar në vitin 2013, Lista Serbe i ka fituar bindshëm zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Kosovë - me mbi 90 për qind të votave të pjesëmarrësve.

Për herë të parë, ajo ka humbur një mandat deputeti në zgjedhjet e shkurtit 2025 dhe nuk është pjesë e Qeverisë që nga largimi nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022./REL

kosovë opozita serbe ndryshime politike

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit