LIVE UPDATES
Politike

"Vota juaj shpresë për ndryshim"/ Noka nga takimi me emigrantët në Romë: Regjistrohuni, është e vetmja mënyrë ti ktheni reston regjimit që ju largoi nga Shqipëria

Nga takimi me emigrantët në Romë, Noka u shpreh se diaspora është shpresë e madhe për ndryshimin e Shqipërisë. Ai shtoi se vota e emigrantëve do të zëvendësojë sipas tij regjimin dhe ti kthejë sovranitetin popullit shqiptarë.

9 Shkurt 2025, 13:58 Nga B.Z
"Vota juaj shpresë për ndryshim"/ Noka nga takimi me
Flamur Noka

ITALI - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u bëri thirrje sot diasporës të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Nga takimi me emigrantët në Romë, Noka u shpreh se diaspora është shpresë e madhe për ndryshimin e Shqipërisë. Noka shtoi se vota e emigrantëve do të zëvendësojë sipas tij regjimin dhe ti kthejë sovranitetin popullit shqiptarë.

Noka ngre akuza se sipas tij kryeministri Rama e ktheu Shqipërinë në narkoshtet. Kjo sipas tij bëri që emigrantët të merrnin rrugët e Europës dhe botës duke braktisur vendin. 

Noka shprehet se 11 Maj është dita e ndryshimit. Sipas tij që ky ndryshim të trokasë në Shqipëri, duhet që mërgata shqiptare të regjistrohet dhe votojë masivisht në këto zgjedhje. Noka thotë se vota e diasporës pritet si një rreze shprese nga të gjithë shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Nokës:

Një pritje tipike shqiptare dhe këtu në Romë, si kudo ku kemi shkelur ku jetojnë shqiptarët dhe flitet shqip. Nuk ka cep të botës të mos dëgjohet fjala shqip, rrugë e rrugicë qyteti që të mos dëgjohet fjala shqip.

Nga njëra anë kjo tregon se jemi kudo, por edhe tregon me dhimbje se populli është larguar dhe se shumë bashkëkombës tanë janë detyruar ta lënë atdheun tonë, që ditën që erdhi rilindja në pushtet.

Zhvillimit ju pre rruga nga PPP-të e famshme, nga investitorët strategjikë, nga krimi dhe korrupsioni qeveritar.

Cili biznes i rregullt në Shqipëri mund të konkurrojë përballë parave të pista të narkoshtetit dhe narkobandave.

Shqipërinë Edi Rama e ktheu në narkoshtet. Kjo që turpëron çdo shtetar, çdo njeri që i thotë vetes shqiptar, por Edi Ramën dhe bandën e rilindjes kjo nuk e turpëron.

Kjo bëri që ju të merrni rrugët e Europës dhe botës dhe hallet e problemet e familjeve tuaja, atje nuk i ka trajtuar kurrë shteti, por Shqipëria është ushqyer nga ju, diaspora jonë.

Ju jeni gjendur pensionistëve, familjarëve tuaj, ju i keni mbajtur detyrë që duhej ta bënte shteti. Por kur shteti zëvendësohet nga narkoshteti ky bëhet një realitet i dhimbshëm.

Shumë prej jush këtu kanë ardhur të rinj, sot janë gjyshër, kanë nipër dhe mbesa, prandaj të gjithë sa jemi këtu dhe kudo në diasporë, të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që Edi Rama Shqipërinë ta kthejë në tokë të djegur dhe vendi të ngelet dhe i huaj për ne.

Ne duhet ti prijmë atij ndryshimi të shumëpritur që çdo shqiptar e pret dhe ndryshimi do të vijë nga vota e diasporës.

Që ky ndryshim do të trokasë në 11 maj në Shqipëri, duhet që mërgata shqiptare të regjistrohet dhe votojë masivisht në këto zgjedhje. Është vota juaj, vota e diasporës që pritet si një rreze shprese nga të gjithë shqiptarët.

Ky është një moment jetik, i papërsëritshëm për vendin tonë, është një mundësi që PD e bëri realitet që ju të votoni në Shqipëri.

Me votën tuaj ne do ta mundim regjimin, do ta zëvendësojmë regjimin me një demokraci evropiane. Vota juaj do të ndalojë dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, do ta ndalë dëbimin e të rinjve.

Me votën tuaj do ta mundim narkoshtetin me 11 maj, ndaj vetëm një thirrje për çdo njërin prej jush, regjistrohuni, është e vetmja mënyrë që ti ktheni reston regjimit që ju largoi nga Shqipëria.

Ne së bashku do ta çlirojmë Shqipërinë nga llumi politik që zhgërryhet në luks do ta çlirojmë Shqipërinë nga një regjim narkomanësh që ushqehet në kurriz të popullit më të varfër të Europës.

Kush nga ju, megjithëse keni vite që punoni, mund t’i ketë luksin ti ofroj  vetes një seancë 10 mijë euro detoks në Bolzano? Kush emigrant i ka 33 mijë euro për një shishe vere? I ka Edi Rama. I ka nga kursimet që ju dërgoni në Shqipëri. Ia ka marrë familjarëve tuaj me taksa.

Sepse ai luksin e tij e ka ndërtuar duke futur duart në taksat e shqiptarëve. Me to fluturon me charter, me to pi verë 33 mijë euro. Prandaj ne duhet ta ndalim! Nuk kemi zgjedhje tjetër: Për të shpëtuar Shqipërinë do të ndalim Edi Ramën.

Fillimisht duke u regjistruar për të votuar, sepse vota juaj do e bëjë ndryshimin. Jeni të thirrur në detyrë nga historia, për të shpëtuar Shqipërinë. Është koha jonë! O sot o kurrë!

Partia Demokratike ka bërë qëndresë titanike me regjimin. Më shumë se çdo opozitë në Europë. I mbijetuam të gjitha komploteve për asgjësimin e saj. Jo vetëm që jemi kockë e fortë e gjithnjë në këmbë, të panumërt në bulevard në Tiranë, por jemi mes zemrave këtu në Romë, në Itali, në Gjermani e Greqi, në të gjithë Europën, edhe në Amerikë e Zelandën e fundme; kudo ku fluturuan shqipet.

Politikisht e kemi çmontuar narkoshtetin. Opozita jonë ka skanuar çdo akt të qeverisë Rama. Ne kemi bërë transparencën më të madhe që një opozitë mund të bejë. Vendosmërinë tonë për transparencë e kanë parë demokratët dhe çdo syhapur që para bindjeve politike vendos atdheun.

Çdokush që deri më sot ka qenë i dyzuar, që ka patur mëdyshjet e veta; socialist apo i paparti, e ka të qartë se ‘Rilindja e Ramës’ po numëron ditët e fundit. 

Ne kemi detyrë së bashku t’i kthejmë normalitetin vendit tonë. Atë normalitet ku çdo shqiptar ndihet i denjë në vendin e tij dhe krenar për rrënjët e tij. Do projektojmë një Shqipëri, ku të rinjtë ëndrrat për të ardhmen i thurin atje. Shqipërinë ku pensionistët trajtohen me respekt për punën e një jete. Një vend ku qeveria i mbështet fermerët të bëjnë para, e nuk i vjedh fondet që Bashkimi Europian jep për ta. Kjo votë e juaj do të jetë votë drejtësie për të gjitha padrejtësitë ndaj atij vendi. Do të jetë votë mundësie dhe ndryshimi, që e presin me ngulm familjarët tuaj që jetojnë atje. Nga ju kemi sytë, kurse ju për Shqipërinë keni kokën pas.

flamur noka pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj