LIVE UPDATES
Politike

Mediat nën “regjimin e Albinit”/ Bushati: Janë mësuar me zarf. Buzhala: Askush s'ka imunitet

Fillimisht ishte Bushati, ai që dha mendimin e tij lidhur me kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke u shprehur se me ardhjen e tij në pushtet, në fakt gazetarët nuk po financoheshin më për mbrojtje në media. Përgjijgjia i erdhi nga Berat Buzhala.

17 Korrik 2022, 12:10 Nga DOSJA
Mediat nën “regjimin e Albinit”/ Bushati: Janë mësuar
Andi Bushati dhe Berat Buzhala

TIRANË- Botuesit Andi Bushati dhe Berat Buzhala kanë përplasur qëndrimet lidhur me qasjen e mediave në Kosovë me qeverinë e kryeministrit Albin Kurti. Fillimisht ishte Bushati, ai që dha mendimin e tij lidhur me kritikat ndaj qeverisë Kurti, duke u shprehur se me ardhjen e tij në pushtet, në fakt gazetarët nuk po financoheshin më për mbrojtje në media. Ndaj dhe shton se Kurti duke mbajtur një distancë, pa u "dorëzuar" tek ato që duan mediat që financohen duke shatanzhuar, mund t'i largojë ato nga tregu. 

"Që kur erdhi në pushtet, Albin Kurti i dha fund praktikës së instaluar nga PDK-ja në Kosovë dhe të përhapur gjerësisht në rajonin tonë, për të joshur, blerë dhe bërë për vete sistemin mediatik. Ai nuk ndoqi inercinë e pronarëve të TV që fitonin tendera publikë në këmbim të mbështetjes me kronika televizive dhe vendosi të mbajë një distancë higjenike, kundrejt tyre. Ky qëndrim politik ka dhe kostot e veta të pashmangshme. Të gjithë ata që e kanë bërë zakon të rrëmbejnë pasuri publike në emër të fuqisë mediatike, shndërrohen automatikisht në armiq. Gazetarët dhe analistët të mësuar më zarfa poshtë banakut, nuk e pranojnë dot statusin e ri të atij që paguhet vetëm për punën që bën. Eshtë i gjithë ky koalicion i natyrshëm, që sot mban ndezur valën kritike kundër qeverisë Kurti,"-shkruan ndër të tjera Bushati.

Ndërsa përgjigjia i ka ardhur nga kolegu Berat Buzhala, botues i "Nacionalja", i cili shkruan se Bushati në shkrimin e tij lë të kuptojë që sulmet që po i bëhen kësaj qeverisjeje, burimin e kanë te korrupsioni. Ndërsa përmendi të gjithë rastet kur mediat në Kosovë nuk janë kursyer për të sulmuar persona me pushtet, madje dhe Bekim Jasharin, një prej të mbijetuarve të familjes që dha jetën për lirinë e Kosovës.

"Kjo qeveri po sulmohet, sipas Andit, sepse i ka mbyllur rrugët e korrupsionit. Por, sugjerimi i Andit është që qeveria t’i tolerojë këto kritika. Të mos i ushqejë me tendera dhe me financa publike, por as mos t’i sulmojë. Me miq si Andi, ne nuk kemi nevojë për armiq. Niveli i argumentimit të tij ishte i ngjashëm me atë të faqes “me kryeministrin”, që drejtohet nga vëllai i Fitore Pacollit, përveçse Andi kërkon që të mos ndëshkohemi, anipse jemi bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar. Për dallim nga Shqipëria, ku shumica e mediave të mëdha – jo Lapsi i Bushatit – janë të kapura nga qeveritë, jo veç nga kjo e Ramës, në Kosovë historikisht gjendja ka qenë shumë më ndryshe. Rezistenca e mediave dhe shoqërisë civile ka qenë mbresëlënëse edhe kur pushtetin e kishte Thaçi, edhe kur e kishte Haradinaj, e edhe kur e kishte Mustafa. Beteja e mediave me Thaçin, kur ky i fundit kishte dalë me idenë për korrigjimin e kufijve, ka qenë unike për këtë pjesë të Evropës. Në mediat e Kosovës është shkruar dhe është kritikuar secili oligark, me emër dhe mbiemër. Në mediat e Kosovës kurrë askush nuk ka pasur imunitet të plotë. Në zgjedhjet e fundit, as Bekim Jashari,"-iu kundërpërgjigj Buzhala.

SHKRIMI I ANDI BUSHATIT:

Në Prishtinë ka shpërthyer debati i radhës për atë që kundërshtarët e Albin Kurtit e konsiderojnë si zgjerim të tentakulave të shtetit të tij Çavist. Këtë herë shkak është bërë ndërhyrja në kuvend e një deputetje të shumicës qeverisëse, që kërkoi një kontroll më të fortë të mediave nga parlamenti dhe qeveria. Të nxituara, të pavenda dhe të gabuara, fjalët e Fitore Pacollit shërbyen edhe njëherë si shkas për ti hedhur benzinë flakës së akuzave për një mazhorancë me mendësi totalitare, që nuk e duron dot kritikën dhe mendimin alternativ.

Sikur ato të përbënin thjeshtë një gafë të dikujt që nuk e ka të qartë ndarjen e pushteteve në një rend demokratik dhe faktin se qeveritë janë të dënuara të dëgjojnë edhe atë që u duket e padredjë, apo me të cilën nuk janë dakord, këto deklarata nuk do të kishin interes publik dhe do të shërbenin vetëm si municion për kundërshtarët e zakonshëm të Vetëvendosjes.

Por, situata nuk është kaq e thjeshtë. Ato që Pacolli tha me zë të lartë, i mendojnë shumë ministra dhe zyrtarë të kësaj partie. Frustrimi me mediat, shumica e të cilave kanë bashkëjetuar me regjimin e kaluar, duket qartë në mllefin që derdhin kundër tyre, në rrjetet sociale, idhtarët e Albin Kurtit. Ata nuk pajtohen dot me faktin që të njëjtët gazetarë që i kanë thurrur lavde pushteteve të mëparshme përdorin dy standarte duke kërkuar gjilpërën në kashtë për qeverinë aktuale. Atyre u duket e papranueshme që pjesa më e madhe e pushtetit të katërt ka veshur prazmoren e militantit dhe qëndron prej kohësh në pozicion luftimi.

Por, e gjithë kjo situatë e ka një shpjegim. Që kur erdhi në pushtet, Albin Kurti i dha fund praktikës së instaluar nga PDK-ja në Kosovë dhe të përhapur gjerësisht në rajonin tonë, për të joshur, blerë dhe bërë për vete sistemin mediatik. Ai nuk ndoqi inercinë e pronarëve të TV që fitonin tendera publikë në këmbim të mbështetjes me kronika televizive dhe vendosi të mbajë një distancë higjenike, kundrejt tyre.

Kjo vijë sjelljeje i dha menjëherë frytet e veta. Vetëm në klasifikimin e 2022-shit për lirinë e mediave, “Reporters sans Frontieres”, e ngritën Kosovën me 17 vende, ndërkohë që për shembull, Shqipëria e Ramës, vazhdoi rokullisjen me 20 shkallë më poshtë.

Por, nga ana tjetër, ky qëndrim politik ka dhe kostot e veta të pashmangshme. Të gjithë ata që e kanë bërë zakon të rrëmbejnë pasuri publike në emër të fuqisë mediatike, shndërrohen automatikisht në armiq. Gazetarët dhe analistët të mësuar më zarfa poshtë banakut, nuk e pranojnë dot statusin e ri të atij që paguhet vetëm për punën që bën.

Eshtë i gjithë ky koalicion i natyrshëm, që sot mban ndezur valën kritike kundër qeverisë Kurti.

Po pyetja është, sado i pa drejtë dhe i pa moralshëm ti duket ai njerëzve të pushtetit, cila duhet të jetë sjellja e tyre: ajo që sugjeron Pacolli dhe e mendojnë shumë si ajo? Regullimi nga lart? Kapërcimi i kufijve fraxhil mes forcës së qeverisë për të ndërhyrë dhe nevojës së shtypit për të pasur liri, qoftë dhe në gabim?

Personalisht, ndonëse e mbështes aksionin e qeverisë së Vetëvendosjes dhe ende kam bindjen se ajo po ndihmon që Kosova të ketë një shoqëri shumë më të lirë, më të pa korruptuar dhe më demokratike se më parë, unë jam pro atyre gazetarëve, që qoftë edhe me qëllim dashakeq, nuk lënë rast pa i përmedur Albin Kurtit qëndrimet e dikurshme për dialogun me serbët, veriun, manastirin e Deçanit, Zajdenicën dhe marëveshjen për energjinë. Edhe në rast se me lirinë abuzohet, kjo sërisht është ku e ku më e shëndetshme sesa asfiksia dhe nënshtrimi që mbretërojnë në mediat e Beogradit apo Tiranës.

Prandaj, dilemës për rregullimin e medive nga pushteti politik i duhet dhënë fund. Ajo duhet denoncuar dhe dënuar me forcë pasi kjo është i vetmi qorrsokak që e çon qeverinë Kurti fare pranë karikaturës që i skicojnë kundërshtarët e saj. Po atëhere çfarë duhet të ndodhë që raportimi mediatik të jetë korrekt, kritika e drejtë dhe denoncimi në interes të publikut?

Fatkeqsisht për disa, në një sistem demokratik qeveria ka shumë pak në dorë për këtë. Para saj ekziston vetëm një mundësi.

As mos tentojë kontrollin më forcë të mediave, as mos përpiqet ti joshë ato. Vetëm duke qëndruar në distancë, pa u shazntazhuar, por dhe pa ndërtuar marëdhënie okulte, një shumicë politike mund të ndikojë në lirinë shtypit. Në një skenar të tillë, shumë media që janë krijuar me plan biznesi për të thithur diçka nga eurot e korrupsionit, dalëngadalë do të shuhen, ata gazetarë që e përdorin opinionin si mall do të bëhen të pavlerë, ato TV-të mëdha që janë projektuar si ndërmarje tenderuese do i kthehen luftës për audiencë për të mbijetuar në treg.Vetëm kaq mund të bëhet nga lart, me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës. Kjo është mënyra më e gjatë, por më e sigurtë, për të arritur tek një sistem i shëndetshëm dhe ajo kalon detyrimisht përmes durimit me nerva çeliku të atyre që skicojnë, nga mëngjesi në mbrëmje, portretin e “Albinit diktator”.

SHKRIMI I BERAT BUSHALËS:

Disa fansa të Albin Kurtit nga sfera e mediave dhe shoqërisë civile, më i njohuri prej tyre Andi Bushati, qeverisjeve të kaluara të Kosovës, u referohen si “regjimi i kaluar”. Sipas fjalorëve kredibilë ndërkombëtarë, fjala regjim nënkupton një lloj të qeverisjes autoritare, ku shefi i shtetit ose shefat e shtetit qeverisin me urdhër nga lart poshtë. Në të kaluarën, ne në Kosovë regjim, me të drejtë, e quanim regjimin e Milloshevicit, kurse ata që bashkëpunonin me atë regjim quheshin bashkëpunëtorë të regjimit. Disa prej tyre edhe janë vrarë.

Andi ndoshta nuk e ka në mendje këtë referencë, por duke e përdorur këtë mbiemër, ai synon t’i diskualifikojë të gjithë ata njerëz që në të kaluarën 20 e kusur vjeçare, në çfarëdo forme, kanë bashkëpunuar me qeveritë. Që i bie, kemi bashkëpunuar me regjimin e Bajram Rexhepit dhe Ibrahim Rugovës prej vitit 2001-2004, me regjimin e Ramush Haradinajt dhe Ibrahim Rugovës në vitin 2005, pastaj me regjimin e Bajram Kosumit dhe Ibrahim Rugovës prej vitit 2005-2006, për të vazhduar më pas edhe me regjimin e Agim Çekut dhe Fatmir Sejdiut nga viti 2006 në vitin 2007.

Më pas me regjimin më të egër të të gjitha kohërave - atë të Hashim Thaçit dhe Fatmir Sejdiut, Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit, Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës, prej vitit 2008 deri në vitin 2014, për të vazhduar me regjimin e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit nga viti 2014 deri në vitin 2017, me regjimin e Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit nga viti 2017 deri në vitin 2019, i cili u pasua shkurtimisht nga një fije shprese në fillim të vitit 2020, kur e patëm fatin që të na prekte dora e a.s. Kurtit, që tradhtisht u rrëzua nga më i egri i të gjitha kohëve, Avdullah Hoti.

Huh.

Nuk më mjafton vetëm një dënim më vdekje. Kam bashkëpunuar me të gjithë këta. Të gjithë i kam intervistuar. Me të gjithë kam pirë kafe. Shto këtu faktin që edhe kam qenë deputet i regjimit për 4 vjet. Kjo veç e rëndon gjyqin kundër meje, anipse disa prej këtyre burrave dhe grave që i përmenda kanë ndikuar direkt që Kosova të çlirohej nga Serbia dhe që vendi ynë të bëhej shtet i pavarur. Për fatin tonë të mirë, Andi, në kolumnen e shkruar lidhur me zhvillimet në fushën e mediave në Kosovë, i bën thirrje Kurtit dhe LVV-së që megjithatë të mos i ndëshkojë mediat, pa marrë parasysh se shumë prej tyre, pra shumë prej nesh, bashkëpunuam me regjimin, dhe pa marrë parasysh se shumë prej tyre, shumë prej nesh, kemi marrë kontrata publike nga qeverisjet e kaluara.

Bushati në atë shkrim lë të kuptojë që sulmet që po i bëhen kësaj qeverisjeje, burimin e kanë te korrupsioni. Kjo qeveri po sulmohet, sipas Andit, sepse i ka mbyllur rrugët e korrupsionit. Por, sugjerimi i Andit është që qeveria t’i tolerojë këto kritika. Të mos i ushqejë me tendera dhe me financa publike, por as mos t’i sulmojë.

Me miq si Andi, ne nuk kemi nevojë për armiq. Niveli i argumentimit të tij ishte i ngjashëm me atë të faqes “me kryeministrin”, që drejtohet nga vëllai i Fitore Pacollit, përveçse Andi kërkon që të mos ndëshkohemi, anipse jemi bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar.

Gabimet e Andit janë në disa rrafshe, që të mos themi në të gjitha rrafshet. Për shembull, e ka krejtësisht gabim kur flet për qeverisjen e Kurtit si për një qeverisje të ardhur nga qielli, e nuk e ka idenë që kuadrot kryesore të saj janë ish-kuadro të qeverive të kaluara, të regjimit. Kurti e ka falur dhe amnistuar çdo hajn të ‘regjimit’ të kaluar, për aq kohë sa ai hajn i është nënshtruar Kurtit.

Gjysma e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e shumicës, janë kuadro të ‘regjimit’. Dallimi i vetëm këtu është që në radhët e kësaj qeverie në fakt ka edhe kuadro të atij që realisht ishte regjim, atij të Jugosllavisë. Simpatia ndaj pinjollëve të atij sistemi është e pamohueshme. Ligjërata e Bushatit që me Kurtin po përparon Kosova në fushën e mediave, po përparon në demokraci, është një non-sense i padëgjuar më parë. Kurti dhe njerëzit e tij për çdo dështim thonë që “nuk mundemi kaq shpejt ta përmirësojmë gjendjen sepse është shkatërruar që 20 vjet”, prandaj, si qenka e menduar që për 15 muaj ata ta përmirësojnë gjendjen në media?

Mos rastësisht kishte gazetarë të arrestuar dhe ai i liroi ata sapo erdhi në pushtet? Mos rastësisht kishte media të mbyllura dhe ai i hapi ato, sapo e mori pushtetin? Mos rastësisht kishte media që dëshironin të hapeshin, por nuk po lejoheshin derisa erdhi Kurti në pushtet?

Ku qenka bërë përparimi?

Për dallim nga Shqipëria, ku shumica e mediave të mëdha – jo Lapsi i Bushatit – janë të kapura nga qeveritë, jo veç nga kjo e Ramës, në Kosovë historikisht gjendja ka qenë shumë më ndryshe. Rezistenca e mediave dhe shoqërisë civile ka qenë mbresëlënëse edhe kur pushtetin e kishte Thaçi, edhe kur e kishte Haradinaj, e edhe kur e kishte Mustafa. Beteja e mediave me Thaçin, kur ky i fundit kishte dalë me idenë për korrigjimin e kufijve, ka qenë unike për këtë pjesë të Evropës. Në mediat e Kosovës është shkruar dhe është kritikuar secili oligark, me emër dhe mbiemër. Në mediat e Kosovës kurrë askush nuk ka pasur imunitet të plotë. Në zgjedhjet e fundit, as Bekim Jashari.

Si është e mundur që Kosova të sundohej nga një regjim që i toleron këto gjëra? Si është e mundur që regjimi për këto 20 e kusur vjet nuk e arrestoi asnjë gazetar? Është banale, është idiotike, të thuhet që me ardhjen e Kurtit po lulëzon liria e mediave. Raportet të cilat i lexon Bushati nuk e tangojnë vetëm qeverinë Kurti, sepse ato raporte ende nuk kanë ardhur. Mirëpo klima që e ka krijuar qeveria Kurti ndaj mediave, është armiqësore.

Gjuha që përdoret kundër mediave, nga shefi i stafit të Kurtit, nga burri i Presidentes, nga këshilltarët e Kurtit, nga fallangat e Kurtit online, i takojnë logjikës së argumentimit të Bushatit, përveçse Bushati është më i mëshirshëm - kërkon që të mos dënohemi, por të falemi. Andi Bushati duhet ta dijë që Albin Kurti e ka gjithë pushtetin e mundshëm që mund ta ëndërrojë një politikan. Ai mund të nxjerrë ligje dhe të zbatojë ligje pa e ndalur askush. Të vetmen fushë që për momentin nuk e ka plotësisht nën kontroll, janë mediat, prandaj edhe kurrë nuk janë ndalur sulmet ndaj tyre. Ato janë etiketuar dhe sulmuar, me gjuhën e Bushatit, si media të Klanit Pronto. Janë sulmuar si media të Klanit Pronto edhe mediat dhe gazetarët që e kanë zbuluar aferën Pronto. Janë sulmuar si media të regjimit ose establishmentit prej njerëzve që i kanë takuar regjimit ose establishmentit. Nuk kam njohuri që për kaq kohë sa Kurti është në pushtet dikush prej kolegëve të mi në Kosovë, këta që kanë media me ndikim, t’i këtë kërkuar favore kësaj qeverie. Nuk kam njohuri as që kjo qeveri të këtë provuar t’i joshë këto media me favore.

Mirëpo, kam njohuri që kjo qeveri ka disponim që ndryshimin ‘e madh’ të 14 shkurtit të vitit 2021 ta replikojë edhe te mediat, duke i zëvendësuar këto aktualet, përmes dehumanizimit të udhëheqësve të tyre, me disa të reja që janë më të buta dhe më miqësore. Për fatin e keq të kësaj qeverie, ne do të vazhdojmë të rezistojmë, në mënyrë që ta përmbushim misionin tonë, për t’u treguar qytetarëve se kryeministri Kurti po gënjen kur po flet për zhvillim ekonomik, për t’u treguar qytetarëve se Besnik Bislimi po gënjen kur po flet për marrëveshjen për energji me Serbinë, që presidentja Osmani po gënjen kur po flet për punët e pafundme të kësaj qeverie në politikën e jashtme, që qeveria po gënjen kur po thotë që Komisioni i Venecias nuk kishte vërejtje në draft-ligjet e tyre.

Do t’i nxjerrim në dritë krejt qëndrimet e mëhershme të Donika Gërvallës, Hekuran Muratit, do t’i nxjerrim në dritë aferat korruptive në ministrinë e Liburn Aliut, do t’i nxjerrim në dritë qindra-mijëra euro të bartura në kesh nga një ambasador i Kosovës në Zagreb. Gjithashtu, disa prej nesh, nuk do të rreshtohemi prapa Ramës për ta rrëzuar Albin Kurtin. Do ta kemi kënaqësinë dhe privilegjin që të jetojmë nën një mandat të plotë të tij.

 

berat buzhala andi bushati albin kurti

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria