LIVE UPDATES
Politike

Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal veçanërisht te takimi i kryeministrit me shqiptarët e diasporës, duke e akuzuar Ramën për qëndrime dhe politika, sipas tij, në dëm të interesit kombëtar dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë. 

14 Prill 2026, 13:28 Nga I.A
Mesazhi i Berishës për diasporën: Rama është armiku
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Në deklaratën e tij, Berisha u ndal veçanërisht te takimi i kryeministrit me shqiptarët e diasporës, duke e akuzuar Ramën për qëndrime dhe politika, sipas tij, në dëm të interesit kombëtar dhe orientimit perëndimor të Shqipërisë. 

Ai e akuzoi kryeministrin edhe për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke e cilësuar “hajdutin më të madh të të gjitha kohërave”. Në vijim të deklaratës, Berisha u ndal te marrëdhëniet rajonale dhe politikat e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, duke kritikuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, të cilën e quajti projekt që, favorizonte hegjemoninë e Serbisë në rajon dhe cenonte interesat e Kosovës.

Ai akuzoi gjithashtu Ramën për qëndrime të gabuara ndaj Kosovës, përfshirë, sipas tij, nisma dhe deklarata që kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe në proceset eurointegruese të rajonit. Berisha përmendi edhe çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe zhvillimet pas luftës në Ukrainë, duke pretenduar se qëndrimet e qeverisë shqiptare kanë qenë të papërshtatshme në raport me aleatët perëndimorë.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare. Jam sot këtu për të deklaruar në emër të Partisë Demokratike sa vijon. Sot, në takimin me shqiptarët e diasporës, mori fjalën Edi Rama, armiku më i egër i kombit shqiptar pas Enver Hoxhës. Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb. Njëkohësisht, është dhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave i fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi. Një ndër analistët më të shquar të Evropës e ka quajtur Edi Ramën për shërbimet që i ka bërë Serbisë si kryeministrin më të mirë të këtij vendi pas Nikolla Pashiç. Aq e vërtetë është se, aq e vërtetë është se pas Enver Hoxhës, që deklaronte me krenari se Kosovën ja lamë serbëve, Edi Rama në këto vite pushteti, është tradhtari më i madh i Kosovës dhe kombit shqiptar. Fill pas ardhjes së tij në pushtet, Edi Rama, si argati i Vuçiçit, u angazhuar direkt në projektin e ndryshimit të kufijve dhe ndarjes së Kosovës. Pas dështimit të këtij projekti antishqiptar, ai bashkë me patronin e tij Vuçiç dhe veglën e tyre Zajev, themeluan në samitin e Novi Sadit, Minishengenin Ballkanik apo Ballkanin e Hapur. Në hartën zyrtare të kësaj aliance trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup, Republika e Kosovës paraqitej e integruar tërësisht brenda hartës së Serbisë së Madhe. Kjo aleancë që de facto dhe de jure sanksiononte hegjemoninë politike dhe ekonomike të Serbisë në rajon, rikthimin në një farë mënyre të mini-Jugosllavisë të dominuar nga Serbia, u mbështet haptas dhe fuqishëm nga Sergej Lavrov dhe përfundoi në koshin e turpit të historisë pasi u hodh poshtë nga vendet e tjera të rajonit dhe Bashkimi Evropian.

Edi Rama u bë publikisht avokati më i turpshëm, më i zellshëm i Aleksandër Vuçiç dhe i Rusisë së vogël në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë. Ndërkohë që Bashkimi Evropian dhe NATO vendosën sanksione ndaj Rusisë, Edi Rama kalonte nga samiti në samit duke hequr çdo maskë dhe insistuar që Serbisë, patronit të tij Vuçiç, të mos i kërkohej zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, me argumentin absurd se Beogradi nuk mund t'i zbatojë ato, madje është më mirë të mos i kërkohet dhe të mos i zbatojë. Më tej, pa asnjë tagër, ai mori përsipër projektin e Asociacionit të Komunave Serbe, i cili synonte rikthimin e shtetit serb në territore të gjëra të Kosovës dhe asgjësimin e pavarësisë së saj. Edi Rama këtë projekt e mori direkt të firmosur nga patroni i tij, Aleksandër Vuçiç. Edi Rama u tregua armik i egër i shqiptarëve të Kosovës. Mbase ai do ishte i pari në Evropë që propozoi dhe vendosi sanksione ndaj qeverisë dhe Republikës së Kosovës. Duke deklaruar dhe deklaroi se veriu i Kosovës është toka e askujt dhe se Kosova rrezikonte të kthehej në kohën e bronzit dhe më vonë kërkoi publikisht dhe loboi haptas për mos heqjen e vizave për shqiptarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe kjo edhe pasi vendimi ishte marrë. Puthadori i Beogradit hyri në historinë botërore si i pari kryeministër që ngriti padi në gjykatë ndaj kryeministrit të një vendi tjetër, si në rastin konkret, ndaj Ramush Haradinajt, kryeministrit të Kosovës, dhe vetëm e vetëm sepse ky i fundit mbronte integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit të tij nga planet Rama-Vuçiç.

Edhe pas aktit terrorist në Banjskë, në vend që të dënonte me forcë falangat e Beogradit, Rama kërkoi menjëherë, brenda orë, konferencë ndërkombëtare për Kosovën, duke tentuar në këtë mënyrë të përfshinte Rusinë në tryezë në krah të Aleksandër Vuçiç dhe kundër interesave të shqiptarëve në Kosovë dhe rajon. Ai nuk gjeti një fjalë të vetme të ngushëllonte fjalët e dëshmorit të dheut që ra në Banjskë në mbrojtje të territorit të Kosovës. Së fundmi, Edi Rama mund të shpallet Pashiç Emeritus i Serbisë, pasi në politikat e tij ka tejkaluar edhe platformën e Vaso Çubrilloviçit për dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Shifrat janë alarmante. Nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1,990,000 shqiptarë. Së bashku me emigrantët në vende të tjera, janë rreth 45% e popullsisë të larguar nga vendi. Ndërkohë, në vitet 2007-2014, numri i shqiptarëve në Shqipëri u rrit çdo vit. Edi Rama është armik i lirisë së shqiptarëve, sepse sipas të gjitha dokumenteve dhe raporteve ndërkombëtare, ai ndërtoi për interesa të pushtetit të tij në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, duke damkosur në këtë mënyrë Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Duke u lidhur me kartelet e drogës, ai shndërroi procesin zgjedhor në një farsë zgjedhore, asgjësoi shtetin ligjor dhe së fundi, me mburojën kundër vjedhjeve të tij dhe bashkëpunëtorëve, familjarëve të tij, ai po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj