LIVE UPDATES
Politike

Meta për median në Maqedoninë e Veriut: Ja arsyet pse mbështeta VMRO dhe e vërteta e raportit tim me Gruevskin

Ai më tej shtoi se natyrisht nuk mund të rrinë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës maqedonase, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

17 Maj 2024, 20:16 Nga N.F
Meta për median në Maqedoninë e Veriut: Ja arsyet pse
Meta

MAQEDONI- Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka zhvilluar një intervistë për mediat maqedonase. Gjatë fjalës së tij Meta u shpreh se ai nuk kam ndërhyrë aspak për sa i takon garës midis partive shqiptare. Sipas tij këtë gjë nuk e ka bërë asnjëherë, dhe as nuk kishte ndërmend të shprehte, ndonjë simpati në atë preferencën e tij.

Ai më tej shtoi se natyrisht nuk mund të rrinë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës maqedonase, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Meta u pyet në lidhje me kohën e Nikolla Gruevskit e cila konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Kreu i PL-së u shpreh se nuk është detyra e tij të flas, për çështje që i takojnë të kaluarës pasi sipas tij i gjykojnë qytetarët e Maqedonisë. Sa i përket raportit të tij me Gruevskit Meta tha se nuk ka pasur ndonjë raport të veçantë me të.

Intervista pjesa 1:

Pyetje: Ekzsiton një dilemë tek ne, se përse, duke pasur partitë shqiptare, ju e përkrahni atë partinë maqedonase?


Përgjigje: Së pari, unë nuk kam ndërhyrë aspak për sa I takon garës midis partive shqiptare. Këtë gjë nuk e kam bërë asnjëherë, dhe as nuk kisha ndërmend të shprehja, ndonjë simpati në atë preferencën time, në garën midis partive politike maqedonase, apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, natyrisht nuk mund të rrimë indeferentë, kur nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme të politikës suaj, por kemi të bëjmë dhe me një zgjedhje, përsa i takon politikës rajonale.

Dhe, ajo që kam vlerësuar tek VMRO., që në një qëndrim më të qartë, përsa i takon Ballkanit të Hapur, dhe një mbështetje shumë e qartë, për Procesin e Berlinit. Ndërkohë, që dihet nga ana tjetër, që ka pasur një qëndrim shumë miqësues në favor të Ballkanit të Hapur, me përjashtim të zotit Pendarovksi, Presidentin Pendarovski, i cili mendoj, ka mbajtur qëndrim shumë të drejtë, shumë parimor. Dhe, unë kam vlerësimet më të mira për të, dhe për të gjithë historinë e tij mjaft positive, për shumë çështje delicate.

Pyetje: Ka qenë vetëm Ballkani i Hapur, një nga arsyet që ju keni përkrahur, VRMO-DMNE., apo dhe keni ndonjë afërsi mes partisë suaj?

Përgjigje: Kjo është arsyeja kryesore, se nuk kam pasur asnjë arsye të karakterit personal. Sepse duhet të jem shumë i sinqertë me ju, në raportet e mia dhe me zotin Cervenkovski kur ka qenë lider, kanë qenë të shkëlqyera.

Me zonjën Shekerinska kanë qenë të shkëlqyera. Me Vlado Buçskovksin mos gaboj, dhe ai SDM kanë qenë të shkëlqyera. Me të gjithë politikanët, e sidomos përfshirë Zaev, kam pasur marrëdhënie shumë të mira, dhe jam shumë falenderues për respektin që ai ka treguar ndaj meje.
Apo dhe me zotin Kovaçeskvi kur e kam takur ditën e parë si kryeministër, kam një përshtypje shumë të mirë, por Ballkani I Hapur në dëm të gjithë rajonit mendoj unë, e në mënyrë të veçantë në dëm të shqiptarëve. E sidomos, synonte asgjësimin e Kosovës.

Pyetje: Zoti Meta, megjithatë koha e Nikolla Gruevskit, konsiderohet si nga më të errëtat në Maqedoninë e Veriut. Ju dhe atë herë keni pasur një lloj afërsie me të. Udhëheqësia aktuale e VMRO-DMNE, a dallon nga ajo e kaluara?

Përgjigje: Nuk është detyra ime të flas, për çështje që I takojnë të kaluarës, ato I gjykojnë qytetarët e Maqedonisë, dhe mendoj se ata kanë dhënë verdiktin e tyre, në një mënyrë plebishitare.

Përsa i takon zotit Gruevski, nuk kam pasur ndonjë raport të veçantë me të. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera. Kur kam qenë Kryeministër, me zotin Ljubco Georgevski kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Derisa ndodhi pastaj situata e krizës në Maqedoni, dhe ai humbi atë ekuilibrin mendoj unë, sepse dhe kriza ishte shumë e rëndë.

Por, përsa I takon zotit Gruevski, periudha e tij ka qenë një nga periudhat më të errëta. Në një aspekt po. Unë mendoj se këtu problem kryesor ka qenë nepotizmi, dhe besimi me sa duket i tepruar, I një kushëriri, që nuk ka nevojë që t’ia përmend emrin. Por, mua më ka bërë shumë përshtypje, në të gjitha takimet që kam pasur me Nikolla Gruevskin, si me asnjë politikan tjetër. 60 minuta bisedë me të, 55 minuta ishin për ekonominë, ishin për investimet e huaja, dhe për tërheqjne e turistëve. Dhe, mendoj se ka qenë një periudhë e ndritur për Maqedoninë, përsa i takon klimës së biznesit, dhe përsa I takon tërheqjes së investimeve të huaja.

Sepse, nga vendin 94 që ishte në botë, arriti të jetë vendi i 10 në botë, dhe vendi i 5-të në Europë, pas vendeve të Europës Veriore. Dhe unë kam qenë që në vitin 2013, momentin që kemi bërë koalicionin me zotin Rama, kam vizituar vetë Shkupi 1 dhe Shkupi 2, dhe jam mahnitur, bëhet fjalë për para 11 vitesh.

Kam insistuar fort që, këto gjëra ne mund t’i bëjmë shumë lehtë në Durrës, mund ti bëjmë shumë lehtë në Fier që është buzë detit, apo në Vlorë, apo në Lezhë, kudo. Sepse, kur Maqedonia e Veriut përdor faktin që është 200 e ca km. larg Durrësit, për të tërhequr investitorët e huaj. Përse ne që jemi në Durrës mos e bëjmë këtë gjë?

Por, nuk ka pasur asnjë vullnet nga zoti Rama, dhe nga qeveria e tij, apo Rilindjes, siç e quaj unë, për një gjë të tillë. Për të shndërruar Shqipërinë në një vend që prodhon, në një fuqi eksportuese, siç praktikisht u realizua të jetë projekti i tij për Maqedoninë, nëpërmjet Invest Maqedonia mos gaboj, që ka qenë një eksperiencë shumë e mirë.

Apo, programet e tij në fushën e bujqësisë, ku mbështetja për të erdhi në mënyrë progresive, dhe të pandalshme. Pra, mendoj për çdo politikan duhet të vlerësojmë, atë që është arritur, dhe duhet të mësojmë nga gabimet që ai ka bërë, sikurse ne të gjithë bëjmë gabimet tona. Përsa i takon udhëheqjes së re të Maqedonisë VRMO., unë mendoj që është një udhëheqje fantastike, është mjaft serioze, nga përvoja që unë kam pasur në komunikim me ta. Janë shumë të drejtpërdrejtë, dhe janë po po, jo jo. Dhe unë besoj se ata, do të përmirësojnë ndjeshëm pozitën e Maqedonisë përsëri, sidomos përsa i takon klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Pyetje: Përmendëm, që zgjedhjet tashmë kanë përfunduar, dhe kanë filluar dhe negociatat mes VRMO. dhe DPMNE, dhe vlejnë. Ndërkohë fituese, tek pjesa shqiptare në këto zgjedhje, ishte Fronti Europian. Si e konsideroni anashkalimin e ligjimitetit shqiptar?

Përgjigje: Shiko, nuk dua të hyj në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Unë jam I bindur në çdo rast, se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë, që tashmë është anëtare e NATO-s. Dhe për rrugën europiane që ka nevojë të marri një ritëm të ri. Dhe unë besoj shumë, se lidershipi I ri, i ka të gjitha kapacitet për ta përshpejtuar këtë rrugë europiane.

meta vmro maqedoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj