LIVE UPDATES
Politike

Meta përshëndet rezolutën e Komitetit të Stabilizim Asocimit: PS kërkon Reformë Zgjedhore të njëanshme

Meta nënvizoi edhe domosdoshmërinë e shmangies së ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë si dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme për ligjet e Reformës në Drejtësi.

23 Janar 2024, 14:26 Nga I.A
Meta përshëndet rezolutën e Komitetit të Stabilizim
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit për Shqipërinë. Në një deklarate për mediat, Meta ka deklaruar se vlerëson gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës dramatike në vendin tonë. Meta nënvizoi edhe domosdoshmërinë e shmangies së ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë si dhe miratimin e ndryshimeve të nevojshme për ligjet e Reformës në Drejtësi.

Meta theksoi se drejtësia në Shqipëri është me regji nga qeveria dhe se ndjek urdhërat që jepen nga Rama. Po ashtu Meta thotë se mazhoranca ka bllokuar qëllimisht veprimtarinë e këtij komisioni për realizimin e synimeve të saj politike dhe miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore në favor të saj.

Fjala e Metës:

Partia e Lirisë përshëndet Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit. Vlerësoj gjuhën e drejtpërdrejtë të përshkrimit të situatës dramatike në vendin tonë, në veçanti diagonistikimin e duhur të të gjitha problematikave, në çdo fushë, që e kanë bërë të pamundur përparimin e vendit tonë në këtë proces. Bashkëndaj të njëjtin qëndrim lidhur me nevojën ulëritëse të forcimit të llogaridhënies ndaj qeverisjes, sidomos përmes përdorimit të mekanizmit të mbikëqyrjes, përfshirë komisionet hetimore që janë një e drejtë kushtetuese dhe e pamohueshme e opozitës.

Në Rezolutë theksohet me force se është jetik funksioni i kontrollit dhe i balancës që duhet të luajë Kuvendi, për shtetin ligjor dhe demokracinë në vend. Vlerësoj lart shqetësimin e shprehur për përhapjen e korrupsionit në të gjitha fushat e jetës publike dhe të biznesit dhe në këtë drejtim nuk mund të mos vlerësoj angazhimin energjik të Partisë së Lirisë për denoncimin e çdo afere korruptive nga Qeveria dhe pushteti vendor i drejtuar nga “Rilindja” duke nisur nga afera e inceneratorëve, e Portit të Durrësit, koncesionet në shëndetësi, infrastrukturë e me rradhë.

Kërkesa e drejtë drejtuar institucioneve shqiptare, sidomos të drejtësisë, për intensifikuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit, do të thotë se pritet dhënia fund e pandëshkueshmërisë, me veprime efektive, transparente dhe të vazhdueshme, jo sipas një sistemi që funksionon me regji dhe në mënyrë selektive, që përcakton kush dhe kur do të goditet sipas interesit politik të ditës së Kryeministrit. Ndaj e bashkëndaj të njëjtën nevojë të shprehur në rezolutë për domosdoshmërinë e shmangies së ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë dhe eleminimin e korporatizmit, si dhe theksoj nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi.

Siç me të drejtë theksojnë partnerët tanë europianë, këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet. Është tepër serioze dhe kritike që pavarësisht krijimit të Komisionit Parlamentar Ad Hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim në miratimin e ndonjë teksti dhe në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias, i bashkohem thirrjes për përfshirjen e fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin real të opozitës në këtë proces, për të garantuar përfaqësimin e plotë dhe gjithëpërfshirjen në reformën zgjedhore.

Realisht mazhoranca ka bllokuar qëllimisht veprimtarinë e këtij komisioni për realizimin e synimeve të saj politike dhe miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore në favor të saj. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor, është shumë i rëndësishëm. Në kuadër të Procesit të Berlinit, theksoj gjithashtu rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian për t’u dhënë fund njëherë e përgjithmonë praktikave korruptive si ato me fondet e IPARD në bujqësi, që u pezulluan pikërisht për këtë shkak.

Theksoj gjithashtu të njëjtën nevojë, të shprehur edhe në Rezolutën e Komitetit Ndërparlamentar të Stabilizim-Asocimit për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale, si dhe i bashkohem thirrjes për veprime konkrete për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë. Është tepër i domosdoshëm një reflektim urgjent ndaj kësaj Rezolute dhe ndaj të gjitha prapambetjeve skandaloze në çdo fushë të evidentuara, për shkak se janë pikërisht këto çështje që kushtëzojnë ecurinë e mëtejshme të procesit të negociatave dhe të gjithë procesit të anëtarësimit, sepse ato kanë të bëjnë me standardet e transparencës, të llogaridhënies, të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të sundimit të ligjit.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj