LIVE UPDATES
Politike

Meta: Soros i dha drejtësinë në dorë Ramës sepse e donte Shqipërinë në parajsën e tij të pastrimit të parave

Meta theksoi se dështimi i Drejtësisë ka qenë dhe do të mbetet dështimi i shqiptarëve, siç e tregojnë të gjitha statistikat krahasuese qoftë edhe me 10 vite më parë kur u miratua reforma.

13 Mars 2026, 18:19 Nga E. D

Meta: Soros i dha drejtësinë në dorë Ramës sepse e

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se, Soros e donte Shqipërinë parajsë për pastrimin e parave dhe për këtë arsye drejtësinë ja dha në dorë Edi Ramës. Duke folur në një intervistë për Syri.net, Meta theksoi se dështimi i Drejtësisë ka qenë dhe do të mbetet dështimi i shqiptarëve, siç e tregojnë të gjitha statistikat krahasuese qoftë edhe me 10 vite më parë kur u miratua reforma.

Sipas Metës, gënjeshtra më e madhe është se ndërkombëtarët janë financuesit kryesorë, kur e vërteta është krejt ndryshe, pai financuesit kryesorë kanë qenë dhe mbeten qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: A do të ishte dështimi i drejtësisë edhe dështimi i ndërkombëtarëve? Aq më tepër që ata janë financuesit kryesorë të saj?

Meta: Dështimi i Drejtësisë ka qenë dhe do të mbetet dështimi i shqiptarëve, siç e tregojnë të gjitha statistikat krahasuese qoftë edhe me 10 vite më parë kur u miratua reforma. Siç e dëshmon dhe largimi i 1 milion shqiptarëve. Gënjeshtra më e madhe është se ndërkombëtarët janë financuesit kryesorë, kur e vërteta është krejt ndryshe, pai financuesit kryesorë kanë qenë dhe mbeten qytetarët shqiptarë.

Për fat të keq, shqiptarët që janë financuesit kryesorë të Drejtësisë së Re janë edhe viktimat kryesore të dështimit të saj. Rritja e pandalshme e korrupsionit, sipas edhe Transparency Internacional, përkeqësimi i indekseve të zbatimit të ligjit, rritja e stokut të dosjeve nga 20 mijë në mbi 200 mijë apo 2-3 fishimi i kohëzgjatjes, shtimi marramendës i kostove të qytetarëve për ndjekjen e një proçesi gjyqësor sidomos pas hartës së re gjyqësore, që i shkriu shumicën e gjykatave në rrethe, janë dëme të pallogaritshme.

Këto pasoja janë krejt të kundërta me premtimet pompoze e shpresëdhënëse 10 vite më parë. Të mos harrojmë se edhe vetë ndërkombëtarët janë viktima të dështimit të kësaj reforme në shumë drejtime që nga vjedhja e fondeve që BE jep për shqiptarët, si ato për bujqësinë e jo vetëm, por edhe miliardat e eurove që vidhen nga Shqipëria përmes kompanive call center që mbrohen nga shteti, e deri te pasojat në vendet e tyre nga fuqizimi i grupeve kriminale shqiptare.

Pyetje: Po ju, a ndjeni përgjegjësi për dështimin e kësaj Reforme që u miratua me 140 vota?

Meta; Aspak, sepse qëllimet ishin krejt të tjera dhe jo ato që përmenda më parë, të cilat nuk erdhën nga reforma që u votua me 140 vota sipas rekomandimeve të Venecias, por nga tjetërsimi i qëllimshëm dhe malinj që iu bë asaj gjatë zbatimit antikushtetues, për të cilin nuk ka përgjegjësi vetëm Rama, por edhe ambasadorët sorosiste që justifikonin shkeljet e qëllimshme të Kushtetutës, si për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ( nga 84 sipas Kushtetutës) e gjithë zinxhirin e hetimit.

Po kështu, ndaj vendi mbeti 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese pasi që nga 27 Janari 2017, kur u hodh shorti i parë i KED, funksionimi i saj u sabotua qëllimisht që Rama të kontrollonte çdo gjë e të mos kontrollohej nga askush.
Këto ditë kur po lexoja emrat e shpallur nga shorti i hedhur për KED në 27 Janar 2017, u "dhashë të drejtë" deri diku atyre që përdori Rama për të minuar KED bazuar në gënjeshtra. Aty veç shumë personaliteteve që kishin dalë nuk mund të bëheshin kukulla të askujt pashë edhe emrin e Z. Gentian Trenova, që në atë kohë nuk më thoshte gjë.

Por pak më vonë shpërtheu skandali i Dosjes së Dibrës ku përfshihej gjithë zinxhiri komandues elektoral me Ramën në krye që u bë viral në gjithë botën. Ndaj sim und të pranonin ata një KED me gjyqtarë dhe prokurorë që hetonin krimin elektoral, zemrën e gjithë piramidës kriminale?

Ndërkohë jam i qetë sepse që në vitin 2016 dhe deri më 24 korrik 2022 i kam paralajmëruar zyrtarisht edhe si Kryetar Kuvendi, por edhe President i Republikës, SHBA, BE, Britaninë e Madhe për pasojat e mëdha që do të vinin nga shkelja e Kushtetutës, me ligje dhe vendime antikushtetuese për t’i dhënë Ramës kapjen e plotë të hetimit dhe gjykatave e sidomos asaj kushtetuese për të cilën thirra edhe Mitingun historic të 2 Marsit 2020.
Këto paralajmërime i kishte bërë edhe vetë Komisioni i Venecias në rekomandimet e tij shumë të vlefshme në Mars 2016.

Por dikush donte ta kthente Shqipërinë në parajsën e tij të pastrimit të parave dhe ky ishte Soros. Këtë nuk mund ta realizonte pa ia dhënë drejtësinë në dorë Ramës. Për këtë fatkeqësisht përdori edhe shumë diplomat amerikanë dhe europianë, pa harruar edhe Charles McGonigal. Natyrisht ambasadorët e sotëm në Tiranë e kanë të vështirë ta kuptojnë se çfarë kanë bërë disa nga paraardhësit e tyre vite më parë. Por edhe ata që e kuptojnë, kurrë nuk do ta pranojnë publikisht.

Për më tepër që janë harxhuar shumë para të taksapaguesve të tyre edhe në dëmin e tyre. Libri im i 22 korrikut do të ndriçojë me fakte, dokumenta dhe prova (jo indicia) komplotin që iu bë sovranitetit të vendit dhe qytetarëve tanë por edhe minimit të integrimit europian, siç po provohet qartë edhe sot. Mos harroni se ai votimi me 140 vota u bë që të merrej edhe rekomandimi i BE për çeljen e negociatave./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj