LIVE UPDATES
Politike

Fermerët dhe çmimet/ Rama: Dëm vetes i bëni, mos prisni nga shteti, shikoni ç'kanë produktet që s'ua blejnë

Problemi, sipas Ramës qëndron tek produktet dhe tek vetë fermerët, që sipas tij nuk duhet të presin t’ua paguajë shteti të gjitha dëmet që u bëhen për stokun e mbetur e prodhimet që hidhen në rrugë.

14 Korrik 2022, 19:47 Nga F.M
Fermerët dhe çmimet/ Rama: Dëm vetes i bëni, mos prisni
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar fermerëve që të shikojnë se çfarë nuk funksionon tek ata që nuk u shiten produktet sepse ka të tjerë që u shiten dhe marrin fitime prej tyre. I ndodhur në Vlorë krah komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, Rama tha se Peshkopia eksportin dhe nxjerr fitime, ndërsa në Jug gjen produkte që s’i do njeri. Problemi, sipas Ramës qëndron tek produktet dhe tek vetë fermerët, që sipas tij nuk duhet të presin t’ua paguajë shteti të gjitha dëmet që u bëhen për stokun e mbetur e prodhimet që hidhen në rrugë.

“Ne jemi në një ekonomi tregu dhe pa e përkrahur konstatimin që mendoj se është minimalisht i nxituar lidhur me sezonin se ne kemi shifrat e vizitorëve të huaj që hyjnë në vendin tonë. Nuk flasim këtu për shqiptarë që hyjë në periudhë pushimesh, por për vizitorë të huaj, që numri për këtë vit është shumë herë më i lartë se vitet e shkuara. Nëse ka një problem të vërtetë me çmimet e larta kjo është për t’u parë në fund. Sigurisht që nëse dikush vendos çmim të lartë dhe në fund nuk i vjen njeri, ky është një dëm që vetes së vetë ia paguan vetë, mos të presë t’ia paguajë shteti, ndaj e kemi zgjedhur këtë treg. Në një rajon ku ka destinacione të afërta konkurrente, duhet menduar mirë kur rriten çmimet. Po qe kështu ky sezon do të jetë një mësim i madh për sezonin tjetër. Kështu mësojnë dhe maturohen vendet që kanë një eksperiencë më të madhe se ne. Mos të harrojmë se ku ndodhemi në Mesdhe, Kemi Greqinë afër, Kroacinë, Turqinë, Malin e Zi aty sipër. Kemi edhe Italinë, por që është një nivel tjetër. Mos të mendojmë se meqë iu hap nami Shqipërisë si një magji që duhet zbuluar, hajde se po i biem me top. Ne kemi qenë një vend ku turistët e huaj numëroheshin me gishtat e dorës. Ishte një vend ku nuk ktheje dot kokën për të bërë një fotografi, përveçse të ngjiteshe në mal, ose të zhyteshe në det. Lungomarja e Vlorës ishte një shteg dhish ku kaloje përmes jashtëqitjeve të deleve dhe kishte vetëm ndërtime pa leje, me ujërat e zeza që merrnin rrugët. Sot është shumë më mirë, por konkurrenca në këtë treg është shumë e madhe. Është njësoj si bujqësia, nuk e di a i patë sot shifrat e eksporteve që janë të admirueshme në një kohë lufte globale. Kjo është rezultat i asaj pjesë të konsiderueshme të komunitetit të fermerëve që ka mësuar si të konkurrojë në tregjet e huaja. Një pjesë tjetër po kërkon akoma kohë për të mësuar dhe del në rrugë me prodhime që thotë do ti hedhim se nuk na i ble njeri. Nëse nuk t’i blen njeri duhet të shohësh ti ku e ke problemin. Nuk kanë ndaluar as shqiptarët as të huajt së ngrëni qershi. Ka qershi që ikin në tregjet e huaja dhe sjellin të ardhura për ata fermerë në Peshkopi, ka qershi në jug që nuk i do njeri. Atëherë ku është problemi? Duhet të adaptohemi me konkurrencën, të shohim,”- tha Rama ndër të tjera.

Rama ishte sot në Vlorë me komisionerin Varhelyi te cilin e prezantoi me ByPass-in e Vlorës që u inagurua një javë më parë dhe lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë dhe që prej kësaj të enjte është i hapur për të gjitha automjetet. Rruga e re ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe mund të përshkohet në vetëm 30 minuta. Përfundimi i punimeve në këtë aks, do të plotësohet me rrugën Orikum-Dukat dhe më pas me tunelin e Llogarasë, investime që janë në proces.

edi rama oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj