LIVE UPDATES
Politike

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje Kuvendit: Miratoni me urgjencë pr/ligjin për uljen e çmimit të karburanteve

Në një deklaratë për mediat, Blushi deklaroi se kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi i projektligjit, dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri.

16 Mars 2026, 12:22 Nga D.S

 

Çmimi i naftës/ Blushi thirrje Kuvendit: Miratoni me urgjencë
Ted Blushi

 

TIRANË-  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, u bëri thirrje deputetëve të Kuvendit që të miratojnë me urgjencë projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve. Në një deklaratë për mediat, Blushi deklaroi se kanë kaluar gati dy javë nga depozitimi i projektligjit, dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri.

Blushi u shpreh se, kjo heshtje është e pajustifikueshme përballë një problemi real që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare dhe çdo biznes në vend, veçanërisht në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

"Kanë kaluar gati dy javë që nga depozitimi në Kuvend i projektligjit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve dhe deri tani nuk ka asnjë reflektim nga Edi Rama dhe mazhoranca rilindase, të marrë peng edhe nga oligarkët e babëzitur të naftës. 

Kjo heshtje është e pajustifikueshme përballë një problemi real që prek drejtpërdrejt çdo familje shqiptare dhe çdo biznes në vend, veçanërisht në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, që pritet të sjellë pasoja direkte edhe në rritjen e çmimit të karburanteve në vendin tonë.

Sot çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 200 lekë për litër, ndërkohë që mbi 60% e këtij çmimi janë taksa që shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. 

Partia e Lirisë beson se e vetmja politikë reale, e vërtetë dhe që ndihet në xhepin e qytetarit, që po aplikohet nga shtete edhe të Europës Perëndimore, por edhe në vendet e rajonit, është ulja e taksave. Kurrë nuk mund të pranohet si normalitet fakti që ndërsa qytetarët varfërohen dhe bizneset rëndohen nga kostot abusive e të tejfryra të karburanteve, qeveria përfiton më shumë të ardhura, që kurrë nuk shkojnë në destinacionin e përcaktuar, por që mbushin veç xhepat personalë të Edi Ramës dhe kusarëve të tij.

Për më tepër që njerëzit më të pasur të botës, vijnë në Shqipëri të furnizojnë jahtet e tyre me karburant pa taksa, shqiptarët rëndohen nga e njëjta Qeveri me taksa abuzive për çdo litër karburant.

Absurdin e thellon edhe fakti se qytetarët shqiptarë paguajnë 27 lekë për litër taksë qarkullimi, e cila me TVSH shkon në rreth 32 lekë për litër. Në të njëjtën kohë, shqiptarët paguajnë dy herë për rrugët: një herë përmes taksës së regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit, dhe sërish përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti. Nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, ndërkohë që për mirëmbajtjen reale të rrugëve shpenzon vetëm rreth 55 milionë euro.

Pa harruar faktin se cila është sot gjendja e rrugëve në të katër anët e vendit dhe kur ende situata e qarkullimit të automjeteve drejt Jug-Lindjes nuk është stabilizuar për shkak të shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas. Situata bëhet edhe më e padrejtë kur e krahasojmë Shqipërinë me vendet e rajonit.

Sot qytetarët shqiptarë paguajnë rreth 1.83 euro për litër naftë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut çmimi është rreth 1.27 euro për litër. Pra, diferenca është mbi 50 cent për litër, një diferencë e madhe për çdo familje dhe për çdo biznes. Ironia më e madhe është se Shqipëria ka pagat më të ulëta dhe fuqinë blerëse më të dobët në rajon, por një nga çmimet më të larta të karburanteve. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i një politike fiskale kriminale që ka zgjedhur të rëndojë qytetarët më të varfër të kontinetit me taksa të larta mbi karburantin.

Rritja e çmimit të naftës reflektohet menjëherë në rritjen e çmimit të çdo produkti bazë ushqimor: bukës, miellit, makaronave, vajit, transportit dhe çdo shërbimi tjetër. Prandaj çmimi i karburanteve është sot një nga faktorët kryesorë që ka rritur në mënyrë abuzive dhe të pamerituar koston e jetesës për çdo familje shqiptare.

Pikërisht për këtë arsye Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend projektligjin për pezullimin e Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, një masë konkrete që do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit të karburanteve dhe lehtësim real për qytetarët dhe bizneset.

Kjo nismë është sot gur prove për Qeverinë dhe për çdo deputet, majtas ose djathtas, ose do të mbrojnë interesin e familjeve shqiptare dhe bizneseve të ndershme, ose do të vazhdojnë të mbrojnë interesat okulte me oligarkët e babëzitur të naftës dhe një sistem taksash që varfëron qytetarët.", tha Blushi./Dosja.al

lsi ted blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj