Revolucion në Këshillin Kombëtar të PD, largohet Noka nga drejtimi, Berisha: Do jenë 2 zonja në krye
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
32 ditë revoltë për largimin e Edi Ramës, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin 'Skënderbej' 1 Korrik, 19...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit.
LUKSEMBURG- Në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën mbi Mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Gjykata Evropiane e Auditorëve, ku mbajti fjalën kryesore në emër të Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Ministri Hoxha theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është më një aspiratë e largët, por një domosdoshmëri strategjike për sigurinë, stabilitetin dhe konkurrueshmërinë e Evropës. Ai nënvizoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e Bashkimit Evropian janë të pandashme, ndërsa anëtarësimi në BE mbetet projekti kombëtar i Shqipërisë dhe busulla që udhëheq reformat, forcimin e institucioneve dhe politikën e jashtme të vendit.
Ministri Hoxha vlerësoi Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një instrument që dëshmon aftësinë e Bashkimit Evropian për të ofruar zgjidhje konkrete, duke theksuar se Mekanizmi për Reforma dhe Rritje shpërblen rezultatet e arritura dhe forcon qeverisjen, llogaridhënien dhe kapacitetet institucionale.
Duke u ndalur te progresi i Shqipërisë, Ministri Hoxha bëri të ditur se vendi ka siguruar tashmë 212.8 milionë euro, shuma më e lartë e përfituar në Ballkanin Perëndimor, falë zbatimit me sukses të reformave. Ai theksoi gjithashtu nevojën për një lidhje më të qartë dhe më të parashikueshme ndërmjet reformave të Planit të Rritjes dhe procesit të anëtarësimit në BE, me qëllim përshpejtimin dhe rritjen e cilësisë së zbatimit të tyre. Sipas tij, edhe përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, reformat dhe investimet plotësojnë njëra-tjetrën, duke përshpejtuar konvergjencën e rajonit me Bashkimin Evropian.
Në përfundim, Ministri Hoxha nënvizoi se zgjerimi është një përgjegjësi e përbashkët. Sipas tij, vendet kandidate duhet të vazhdojnë të zbatojnë reformat, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që progresi real të njihet dhe të shpërblehet, pasi besueshmëria dhe besimi i ndërsjellë janë thelbësore për suksesin e procesit./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook, duke ironizuar protest&...
Pamje nga protesta Ndërhyrja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve u kërkua nga deputetët e Partisë Socialiste. Kapitali publiko...
TIRANË- Agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters raporton se Samiti i ardhshëm i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, p&...
pamjet TIRANË- POLITICO i ka bërë jehonë përshkallëzimit të "Revolucionit të Flamingove" në vendin ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë...
TIRANË- Valdrin Pjetri është emëruar Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Vend...
Andis Salla VLORË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Brunilda ...
Bora Muzhaqi TIRANË- Deputetja socialiste Bora Muzhaqi i është përgjigjur eurodeputetes gjermane Jutta Paulus, pasi kjo e fundit p...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi në aksin rrugor Kashar - Tiranë...
Albana Koçiu TIRANË- Zv.kryeministrja, Albana Koçiu ka reaguar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi ditën e sotme në auto...