LIVE UPDATES
Politike

Ministri serb i Mbrojtjes: Jemi pesimistë se mund të arrijmë marrëveshje me Prishtinën

11 Janar 2024, 12:02 Nga M.B

 

Ministri serb i Mbrojtjes: Jemi pesimistë se mund të arrijmë
Minstri serb i mbrojtjes

 

SERBIA- Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha më 11 janar se nuk është optimist se Beogradi dhe Prishtina do të arrijnë një marrëveshje për Kosovën deri në fund të vitit. Siç vlerësoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), presioni politik ndaj Serbisë vazhdon si për Kosovën, ashtu edhe për marrëdhëniet me Rusinë. Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i cili po vazhdon prej gati dy vjetësh, që nga 24 shkurti 2022, edhe pse është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Periudhë jo e lehtë, mbi të gjitha, do të thosha në gjashtë muajt e ardhshëm  jo vetëm deri në fund të janarit - Kosova dhe Metohia do të jetë tema dominuese”, tha Vuçeviç.

Siç shtoi ai, Beogradi duhet të vazhdojë të jetë maksimalisht konstruktiv, duke mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare, por edhe të ketë vija të kuqe të përcaktuara qartë. Vuçeviç tha gjithashtu se “nuk është realiste” që deri në fund të vitit të arrihet diçka që nuk është arritur me dekada. Vitin e kaluar, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët ta zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet. Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do të duhej t’u jepte vendimmarrje më të madhe serbëve në Kosovë. Vuçeviçi, po ashtu, tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk do të heqin dorë nga nisma për të rifilluar shërbimin ushtarak. Ai theksoi se është e rëndësishme të përmendet se “nuk është thirrje për luftë”, por kuptim i të gjitha aspekteve të sigurisë së rrethanave gjeopolitike, gjendjes në vend, situatës në rajon dhe të ardhmes së Serbisë.

"Ne kemi dorëzuar një iniciativë zyrtare në kabinetin ushtarak të presidentit të shtetit. Do të dëgjojmë deklaratat e tij, pra bashkëpunëtorët e tij. Pas kësaj do të ketë një dëgjim publik. Instanca e fundit është Qeveria, d.m.th. Parlamenti”, tha Vuçeviç.

Ai theksoi se ende nuk dihet nëse shërbimi ushtarak, po qe se riaktivizohet, do të zgjasë 100 apo 120 ditë. Iniciativa për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është iniciuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe dhe i është dorëzuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 4 janar. Në shpjegimin e saj, ushtria deklaroi se propozimi pason "një shqyrtim të detajuar të situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidave bashkëkohore, me të cilat përballet Serbia si një vend ushtarakisht neutral". Ish-diplomati Nikolla Lluniç, nga Këshilli joqeveritar i Beogradit për Politika Strategjike, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se iniciativa “tregon se Forcat e Armatosura të Serbisë po përballen me probleme të akumuluara të plotësimit të njësive, që më tej nënkupton se menaxhmenti aktual nuk është në gjendje t’i zgjidhë ato”.

Marrë nga REL

millosh vucevic serbia kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj