Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Mësohet se Departamenti i Lirive Civile dhe Imigracionit i Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, ka punuar për listën e emigrantëve që konsiderohen më të përshtatshëm për t’u transferuar në Shqipëri. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se kombësitë e emigrantëve që mund të transferohen në Gjadër janë tunizianë, egjiptianë, marokenë, por edhe shqiptarë.
ITALIA- Ministria e Brendshme e Italisë po përgatit listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin në Gjadër. La Reppublica shkruajnë se këtë herë, ata që mbërrijnë do të qëndrojnë ndërsa bëhet fjalë për persona në pritje të dëbimit, të mbajtur tashmë në qendra të tjera italiane të riatdhesimit.
Mësohet se Departamenti i Lirive Civile dhe Imigracionit i Ministrisë së Brendshme, i drejtuar nga prefektja Rosanna Rabuano, ka punuar për listën e emigrantëve që konsiderohen më të përshtatshëm për t’u transferuar në Shqipëri. Mediat në vendin fqinj shkruajnë se kombësitë e emigrantëve që mund të transferohen në Gjadër janë tunizianë, egjiptianë, marokenë, por edhe shqiptarë.
Kështu, edhe emigrantët e parregullt shqiptarë mund të përfundojnë në Gjadër, duke pritur që të pranohen nga qeveria në Tiranë. Për ta, riatdhesimi aktual do të ishte më i lehtë dhe sigurisht më pak i kushtueshëm: do të ishin të vetmit që mund të liroheshin në territorin shqiptar. Për të gjithë të tjerët, sipas rregullave në protokollin në fuqi, do të duhet sërish kthimi në Itali përpara se të nisin me procedurat e riatdhesimit.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 janë grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Në dy rastet e mëparshme, tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Tiranë. TIRANA- Anëtar&e...
foto ilustruese KOSOVË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha, ka thënë të martën se partia e tij ka ende dy...
foto e postuar nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale ka publikuar datën dhe orën kur do...
glauk konjufca KOSOVË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje...
edi rama DURRËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të transportit në Portin e Durr...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, vendimin e kryeministrit Edi Rama për shpërndarjen ...
Kaja Kallas TIRANË- Mediat ndërkombëtare kanë komentuar vizitën e kryenegociatores së Bashkimit Evropian në Tiranë ...
kallas, hasani TIRANË- Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së p&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Chris LaCivita do jetë në hapjen e fushatës se opoztë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kryetarja e Politikës së Jashtme të BE-së, ...