LIVE UPDATES
Politike

Ministria i përgjigjet atletit David Nikolli: Nuk ka qenë kurrë i punësuar në shtet

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria thekson se Nikolli prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, ndaj pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri “nuk kanë si qëndrojnë”.

21 Qershor 2026, 18:13 Nga I.A
Ministria i përgjigjet atletit David Nikolli: Nuk ka qenë kurrë i
David Nikolli

TIRANË- Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka hedhur poshtë pretendimet e sportistit David Nikolli që deklaroi se e kanë hequr nga puna pasi doli të protestonte. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministria thekson se Nikolli prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, ndaj pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri “nuk kanë si qëndrojnë”.

Sipas Ministrisë, sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë. Ministria kundërshton edhe pretendimet për ndërprerje të marrëdhënies me Klubin Sportiv Partizani.

Postimi i Plotë:

Lidhur me deklaratat publike të sportistit David Nikolli, Ministria përgjegjëse për sportin sqaron se pretendimet e bëra prej tij nuk qendrojnë.

David Nikolli nuk ka qenë dhe nuk është i punësuar në asnjë organikë administrate apo në ndonjë ent a institucion shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhojë, pretendimi se i është hequr “puna shtetërore” është i pavërtetë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt apo akt administrativ, dhe insinuata mbi protestën është edhe më e gabuar përveçse e pabazë tërësisht.

Gjithashtu, është fakt i njohur se sportisti prej vitesh jeton dhe ushtron aktivitetin e tij profesional në Itali, duke mos qenë i punësuar në Shqipëri. Për këtë arsye, pretendimet për largim nga një vend pune shtetëror në Shqipëri nuk kanë si qendrojnë.
Nga dokumentacioni financiar rezulton se sportisti ka përfituar mbështetje financiare në kuadër të statusit të sportistit të nivelit të lartë, përfshirë trajtim ushqimor dhe shpërblime sportive gjatë periudhës 2024–2026, në përputhje me legjislacionin dhe aktet nënligjore në fuqi.

Po ashtu, rezulton se Klubi Sportiv Partizani nuk e ka përjashtuar sportistin nga aktiviteti sportiv, por i ka ofruar mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në kuadër të strukturës së re organizative të klubit, përmes lidhjes së një kontrate si sportist i klubit. Sportistit i është kërkuar paraqitja e një kërkese zyrtare për shqyrtim nga organet drejtuese të klubit, me qëllim vijimin e marrëdhënies kontraktuale.

Në lidhje me pretendimet për përfitime të tjera financiare, theksojmë se legjislacioni sportiv në fuqi dhe aktet nënligjore përkatëse parashikojnë jo vetëm të drejta, por edhe detyrime për sportistët e nivelit të lartë, përfshirë respektimin e rregullave kombëtare dhe ndërkombëtare antidoping. Nga verifikimet administrative të kryera deri në këtë fazë, nuk rezulton që sportisti të jetë pjesë e sistemit kombëtar të regjistrimit antidoping dhe as të ketë dokumentuar kryerjen e kontrolleve antidoping sipas procedurave të parashikuara nga kuadri rregullator përkatës. Për rrjedhojë, çdo pretendim për përfitime apo shpërblime shtesë duhet të vlerësohet në funksion të përmbushjes së plotë të kritereve dhe detyrimeve të përcaktuara nga legjislacioni sportiv në fuqi.

Ministria përgjegjëse për sportin mbetet e angazhuar për zbatimin e legjislacionit sportiv, trajtimin e barabartë të sportistëve dhe mbështetjen e tyre mbi bazën e fakteve, dokumentacionit zyrtar dhe procedurave ligjore në fuqi. Ftojmë të gjithë aktorët që debatin publik ta mbështesin në fakte të verifikueshme dhe dokumentacion zyrtar, në interes të transparencës, integritetit të sportit dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe respektit e përgjegjësisë ndaj tij.

david nikolli

Sondazh

Poll

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama