Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministria ka dënuar me forcë këtë akt, duke e cilësuar si një shfaqje të papranueshme të intolerancës.
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar ashpër pas ngjarjes së ndodhur gjatë protestës së të shtunës në kryeqytet, ku një grup personash të maskuar kanë hequr dhe përdhosur flamurin e Shtetit të Izraelit, të vendosur pranë ambienteve të Ambasadës së Izraelit në Tiranë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, ministria ka dënuar me forcë këtë akt, duke e cilësuar si një shfaqje të papranueshme të intolerancës. Në qëndrimin e saj, Ministria nënvizon se veprime të tilla nuk përfaqësojnë në asnjë mënyrë vlerat e shoqërisë shqiptare dhe nuk mund të mbulohen nga parimet demokratike.
Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar gjatë protestës së mbrëmshme.
Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me lirinë e shprehjes, të drejtën legjitime për protestë paqësore apo me vlerat tona demokratike dhe standardet evropiane që kemi ndërtuar dhe po forcojmë çdo ditë. Ato janë shfaqje të urrejtjes, intolerancës dhe nxitjes së saj, dhe janë krejtësisht të papajtueshme me parimet e respektit dhe bashkëjetesës që Shqipëria i ka në themel dhe i çmon me përkushtim.
Ky akt i turpshëm bie ndesh me traditën e gjatë shqiptare të mikpritjes, harmonisë dhe respektit për tjetrin, vlera që kanë karakterizuar shoqërinë tonë për breza me radhë. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë, as popullin shqiptar. Përfaqësojnë vetëm ata që kërkojnë të provokojnë, të përçajnë dhe të përhapin urrejtje, duke shpërdoruar dhe keqpërdorur në mënyrë të qëllimshme të drejtat dhe liritë.
Ministria riafirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për mbrojtjen e misioneve diplomatike dhe simboleve të tyre, në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Ne shprehim solidaritetin tonë me Ambasadën e Shtetit të Izraelit dhe theksojmë se dhuna, intimidimi dhe gjuha e urrejtjes nuk mund dhe nuk do të kenë vend në një shoqëri demokratike.", shkruan Ministria./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish rreth protestës duke u shprehur se, flamingot nuk kanë nevojë për '...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit. Në podkastin e tij "Fla...
TIRANË- Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo:...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si 'Neomalësorja', ka bërë mjë reagim n&eum...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë t&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale pamjet madhështore nga protesta qytetare në T...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja” i është bashkuar sot qyteta...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale, teksa protesta para Kryeministrisë është n&eum...
Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një intervistë n&eu...