Mijëra qytetarë në Bulevard/ Kërkojnë dorëheqjen pa kushte të Qeverisë: Kjo klasë politike po na mban peng
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
VIDEO/ Rama tallet me blogerët që dalin të protestojnë: PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajke...
Protestuesit grisën flamurin izraelit/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Peleg: Ky akt cënon dinjitetin e popullit shqiptar ...
Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë 21 Qershor, 09...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Në podkastin e tij "Flasim", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga dezinformimi dhe narrativat e algoritmeve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për projektin në zonën e Zvërnecit.
Në podkastin e tij "Flasim", Rama i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndikohen nga dezinformimi dhe narrativat e algoritmeve.
Kryeministri u shpreh se, aktivistët dhe qytetarët që kundërshtojnë projektin janë duke jetuar në një botë "ideale", ndërsa ai pretendon se po vepron mbi bazën e fakteve dhe zhvillimit.
Deklarata e Ramës:
"Dua ta nis këtë bllok shënimesh me një histori të shkruar nga një prej ustallarëve më të mëdhenj të letërsisë botërore, Stendal, (Stendhal), i cili i dha një personazhi të jashtëzakonshëm, Fabrice del Dongos, një nga zhgënjimet më mbresëlënëse dhe më tragjike të historisë së letërsisë. Fabrice del Dongo ishte një i ri i dehur nga legjenda e Napoleonit, që u nis drejt Waterloo-së me zemrën në zjarr. Në imagjinatën e tij, beteja ishte skena ku historia shkruan për heronjtë, ku nderi fitohet me guxim dhe ku njeriu ngrihet mbi vetveten dhe ai ëndërron lavdinë, ëndërron madhështinë, ëndërron pjesëmarrjen në një epope të paharrueshme dhe natyrisht ëndërron edhe shkëlqimin e tij. Beson se do të prekë me dorë atë që deri atëherë ai e kishte vetëm ëndërruar, por kur mbërrin në Waterloo, gjithçka shembet. Përballë tij nuk ka asgjë nga bukuria e ëndrrës. Ka baltë, tym, pluhur, ulërima, erë gjaku, plagë të hapura, këmbë të këputura, koka të shpartalluara, njerëz që vriten dhe nuk kuptojnë asgjë.
Ushtarë që ikin po aq të tmerruar sa ata që sulmojnë dhe pse-ja humbet çdo mundësi për të marrë një përgjigje. Një heroizëm imagjinar tretet në kaosin e realitetit brutal. Ëndrra romantike për historinë përplaset me historinë e vërtetë. Dhe historia na kujton pikërisht këtë. Jo sa e rrezikshme është të kesh ideale. Të kesh ideale është e jashtëzakonshme, është e shëndetshme, është energjia e mirë që të çon përpara, por e rrezikshme është që idealet t’i lësh të ndërtohen mbi iluzione apo, më keq akoma, t’i lësh në duar që mund të kthehen në pengmarrëset e tua.
Sepse atëherë, kur ëndrra nuk bëhet më një dritë që ndihmon të kuptosh botën, por një perde që të pengon ta shohësh atë, ajo nuk është më një ëndërr, ajo është një makth dhe ky është edhe makthi dhe mallkimi i epokës sonë, ku iluzionet nuk prodhohen më vetëm nga propaganda apo fanatizmi si dikur, por ato prodhohen edhe në hapësirën e lirisë, me pakufishmërinë e mundësisë për të përzgjedhur dhe shumëfishuar nga algoritmet, të cilat nuk kanë asnjë interes për të vërtetën, por vetëm për vëmendjen tonë, narrativa të rreme, rrugë të gabuara dhe shembje të dhimbshme iluzionesh.", tha Rama./Dosja.al
TIRANË- Nëse mundet që bota e stërmadhe e medias sociale të përshkruhet me pak fjalë, është pak a shumë kjo:...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si 'Neomalësorja', ka bërë mjë reagim n&eum...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalësorja”, iu bashkua këtë t&e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar në rrjetet sociale pamjet madhështore nga protesta qytetare në T...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si “Neomalësorja” i është bashkuar sot qyteta...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjete sociale, teksa protesta para Kryeministrisë është n&eum...
Fatos Lubonja TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në një intervistë n&eu...
mbledhja e PS TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PS. Bëhet me dije...
TIRANË- Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave ka mbaruar. Bëhet ...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i ...