Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin: Rama në burg, Berisha në burg
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
PAMJET/ Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në k&eum...
Berisha: Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës, në protestën shpëtimtare për Shqip&e...
"Nuk besoj te pasqyra e Facebook-ut dhe te komentet"/Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030 ...
Meloni i përgjigjet deklaratave të Trump: Italia nuk lutet kurrë! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me.....
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge.

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha sot në mbledhjen e Grupit të PS-së se nuk ka qenë kurrë në Aruba dhe nuk e di çfarë është.
Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi ka publikuar një pjesë nga dokumentet e dosjes së SPAK, duke pretenduar se të dhënat për takimet në Aruba nuk janë krijuar nga rrjetet sociale, por vijnë nga përgjime zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge.
Bardhi thekson se në dosje përmenden të dhëna për takime dhe kontakte të personave nën hetim në vende të ndryshme, përfshirë edhe Arubën. Demokrati shprehet më tej se sipas dokumentave, këto takime lidhen me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, mund të jenë financuar me fonde të paligjshme dhe me mbështetje politike.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Edi Rama ka deklaruar sot se: “Ndërkohë Auruba është bërë e vërtetë. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit. Siç është bërë e vërtetë që unë jam konsumator kokaine.”.
NË FAKT “ARUBA” ËSHTË NJË E VËRTETË QË ULËRET DHE QË EDI RAMA NUK E FSHEH DOT ME BATUTA!
Të dhënat e dosjes së SPAK-ut nuk janë marrë nga fusha e algoritmit, por nga përgjimet zyrtare të autoriteteve ligjzbatuese belge!
Sipas SPAK-ut ????, nga këto përgjime ka rezultuar se: “Nga përmbledhja e dërguar nga autoritetet belge mësohen të dhëna të rëndësishme mbi takime dhe njohje ndërmjet personave nën hetim, takime këto të zhvilluara në Majorka, Gjermani, Aruba apo Belgjikë; të dhëna mbi takime të kryera nga ana e tyre me PËRFAQËSUES FUNKSIONARË TË LARTË SHTETËRORË TË SHTETIT SHQIPTAR në Aruba. Përmendim këtu takimet e vëzhguara në janar-shkurt 2019. Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e AUTORITETEVE POLITIKE.”
Fatkeqësia e Edi Ramës në këtë rast është se provat nuk janë algoritëm, por realitet! Sa do të përdridhet, ato janë aty: me video dhe foto!
Kriminalizimi i ekonomisë dhe shndërrimi i Shqipërisë në parajsën e pastrimit të parave të drogës janë vepër e tij. Herët a vonë do të mbajë përgjegjësi për këtë./Dosja.al

pamjet TIRANË- Mbledhja e grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit ka mbaruar. Siç shihet edhe në pamje, Kryeministri Edi Rama...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se PS nuk është për tu pëlqyer, por për të q...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sot mijëra shqiptarë po vërs...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD mbështet 5 kërkesat e protestuesve,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se dosja e Zvërnecit është përg...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama citoi thirrjen e protestuesve për një "Shqipëri të re”, për të ci...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se ndonëse është shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk beson...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se ka parë shumë mesazhe përmes të cilave ka kuptuar se ka lënë për...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama tha se nuk mund ta pranojë që Tirana të bëhet një tur sfilate, p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se qeveria do të vazhdoj të ecë përpara, pasi kjo është d...