LIVE UPDATES
Politike

Miratimi i Buxhetit 2026: Si do të shpërndahet buxheti prej 4 miliardë eurosh i Qeverisë së Kosovës

Ndërkohë, Instituti GAP ka analizuar ndarjen e investimeve kapitale, duke evidentuar pabarazi të dukshme në shpërndarjen e fondeve midis komunave dhe partive politike që i udhëheqin ato.

16 Shkurt 2026, 13:08 Nga D.S

Miratimi i Buxhetit 2026: Si do të shpërndahet buxheti prej 4

Në seancën e Kuvendit të Kosovës për miratimin e buxhetit për vitin 2026, u ballafaquan qëndrime të kundërta mes pozitës dhe opozitës. Ndërkohë, Instituti GAP ka analizuar ndarjen e investimeve kapitale, duke evidentuar pabarazi të dukshme në shpërndarjen e fondeve midis komunave dhe partive politike që i udhëheqin ato.

Në seancën e Kuvendit për miratimin e buxhetit të vitit 2026, përfaqësuesit e grupeve parlamentare shprehën qëndrime të ndryshme mbi dokumentin e miratuar nga Qeveria.

Arbërie Nagavci, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, tha se duke pasur parasysh situatën emergjente dhe faktin që ky është buxheti më i madh që ka pasur Kosova, LVV i jep mbështetje të plotë buxhetit.

“Duke pasur parasysh emergjencën që ndodhemi dhe nevojën që të gjitha institucionet të funksionojnë në mënyrë të rregullt, dhe duke shtuar faktin që ky është buxheti më i madh që ka pasur Kosova, ne i japim mbështetje të plotë këtij buxheti”.

Nga ana e tij, Bedri Hamza në emër të Partia Demokratike e Kosovës u shpreh se vendi ka nevojë për buxhet, por kritikon urgjencën për miratimin e tij.

“E kuptoj rëndësinë që vendi të ketë buxhet. Mirëpo, nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe. Nuk dua të besoj se kjo lidhet me zgjedhjen e presidentit. E para, të pamundësojmë deputetët që të shprehin kritika për këtë dokument të rëndësishëm, e dyta, vendi ka nevojë për institucione”.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkoi që buxheti të reflektojë ndryshimet në strukturën e qeverisë dhe zotimet e ekspozesë së kryeministrit.

“Buxheti duhet të reflektojë strukturën e ministrive, të mos ndahet vetëm nga Ministria e Financave por nga Kuvendi. Po ashtu, duhet të pasqyrojë ekspozenë që Kurti prezantoi në ditën e formimit të qeverisë dhe të sigurojë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë”.

Ndërsa Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kritikoi faktin që buxheti nuk reflekton premtimet qeveritare dhe projekti i miratuar është i njëjti me atë të 31 tetorit 2025.

“Esenca është se ky buxhet është miratuar me 31 tetor 2025 dhe në tabelat e projekteve kapitale është i njëjti. Ky është një buxhet provizor, që për pak muaj do të i nënshtrohet rishikimit, dhe nuk reflekton premtimet e qeverisë”.

Kryeministri, Albin Kurti, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit për shqyrtimin në parim të buxhetit për vitin 2026, teksa e ka arsyetuar faktin që e kanë sjellë në Kuvend projektbuxhetin e vjetër që është miratuar në tetor të vitit të kaluar, ka thënë se do ta sjellin për rishikim buxhetin, pasi ta kenë proceduar programin e Qeverisë së re.

Sipas tij në programin e Qeverisë do të përfshihen premtimet që ai i ka dhënë në ekspozenë e tij me rastin e rizgjedhjes.

“Zotimet që i kemi dhënë në fushatën e fundit, natyrisht që janë të përmbledhura në ekspozenë që kam bërë më 11 shkurt, kur u rizgjodha kryeministër. Por, para se ajo ekspoze të shndërrohet në buxhet të ri, duhet të vijë tek ju programi qeveritar.  Pra, do të ishte jo normale të sillnim buxhet në përputhje me ekspozenë pa e sjellë paraprakisht programin qeveritar. Rendi logjik i gjërave, nga kronologjia, është ky: zotimet në fushatë, ekspozeja e kandidatit për kryeministër, programi i ri qeveritar dhe më pas rishikimi i buxhetit”.

Pas fjalës së tij Kurti është larguar nga Kuvendi duke thënë se ka një organizim të Bankës Qendror të Kosovës me atë të Shqipërisë.

Paga dhe shtesa: 980 milionë euro, mallra dhe shërbime: 545 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati paraqiti para deputetëve projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2026, duke theksuar vonesat procedurale, kufizimet e zgjatjes buxhetore dhe strukturën e përgjithshme të shpenzimeve dhe të hyrave.

Ministri nënvizoi se projektligji ishte dorëzuar në afatin ligjor, por nuk kishte hyrë në fuqi për shkak të rrethanave institucionale.

“Të gjithë e dimë që ky projektligj, sipas ligjit, parashihej që të miratohej dhe të dorëzohej në Kuvend me datën 31 tetor të vitit të kaluar, gjë që qeveria e asaj kohe në detyrë e kishte bërë. Megjithatë, në mungesë të një Kuvendi funksional, por edhe në mungesë të konsensusit pastaj pas konstituimit të Kuvendit, ky projektligj nuk ishte proceduar dhe nuk ishte miratuar në mënyrë që të ishte në fuqi para datës 1 janar, kur edhe fillon shfrytëzimi i këtij buxheti.

Si rezultat i kësaj, kemi pasur zgjatje buxhetore automatike, pra siç parashihet me LMFPP (Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjshmëritë), që është për dy muajt e parë dhe më pastaj, siç e dini edhe ju, është miratuar edhe zgjatja për muajin mars. Sido që të jetë, këto zgjatje mjaftojnë vetëm për shpenzimet rrjedhëse. Sa i përket prokurimeve të reja, projekteve të reja, është e pamundur të iniciohen procedura pa pasur zotimin e mjeteve. E nëse alokimi është bërë vetëm për 3 të 12-tat e vitit, pra nuk mund të zotohet komplet viti, ta zëmë për ndonjë projekt kapital apo për ndonjë prokurim tjetër sa i përket mallrave dhe shërbimeve, për shërbime esenciale në rast se është nevoja”.

Ai shtoi se qeveria e re ka vendosur ta procedojë projektligjin në formën ekzistuese për të zhbllokuar funksionimin buxhetor, ndërsa ndryshimet do të trajtohen në një fazë të mëvonshme.

“Prandaj, duke e parë këtë situatë, duke qenë të vetëdijshëm edhe për situatën emergjente që na pret sa i përket lëvizjes tutje dhe zhbllokimit të buxhetit, qoftë në nivelin qendror apo edhe për ato komunale, ne i kemi propozuar si Ministri e Financave qeverisë në mbledhjen e parë, pra si qeveri e re, që të procedojmë projektligjin ashtu siç ka qenë. Pra, duke mos reflektuar domosdoshmërisht tash për tash ndryshimet e nevojshme për të gjitha prioritetet, por edhe për strukturën e qeverisë, por që këtë ta bëjmë në një rishikim të mëvonshëm. Ndërkaq ky projektligj është projektligji i cili është miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar ashtu siç e ka paraparë ligji.

Tabelat janë të ngjashme. E vetmja gjë që ndryshon ka të bëjë me pagën e 13-të, që është paraparë që jo në fund të vitit por të bëhet në fillim të vitit. Ndërkaq çështja tjetër që është paraparë ka të bëjë edhe me ndryshimin apo mundësinë e ndryshimit të tabelave në ligj sa i përket dikastereve në momentin kur qeveria e miraton rregulloren e qeverisë dhe bëhet definimi apo përcaktimi i ndarjes së detyrave dhe fushëveprimit të secilit prej dikastereve apo ministrive. Dhe kjo punë është lënë që të bëhet më pastaj përmes nenit 11, paragrafi 5 konkretisht”.

Sa i përket përmbajtjes së buxhetit për vitin 2026, ministri paraqiti strukturën e plotë të shpenzimeve dhe burimet e financimit

“Sa i përket buxhetit në fjalë, është një buxhet ku kufiri i shpenzimit është përafërsisht 4 miliardë euro (ose 3 miliardë e 967 milionë euro). Këto shpenzime ndahen në kategori si vijon:

Pjesa e mbetur e deficitit parashihet të financohet përmes huamarrjes ose granteve nga donatorët.

Përveç këtyre, është paraparë që: Paga e 13-të të shtohet këtu, Përvoja e punës, që me ligjin e pagave për 15 vitet e para ishte 0.25% për vit, të kthehet në 0.5% në vit për të gjitha vitet. Shtyrja e hyrjes në fuqi të normës progresive për tatimin në pronë, në mënyrë që këtë vit të kemi një ligj të ri në konsultim me komunat, duke qenë se këto të hyra u shkojnë atyre”.

Analiza e GAP: Qeveria u ndan më së shumti buxhet për investime komunave të VV-së, projektet kapitale të pakta dhe të vogla

Shpërndarja e investimeve nga niveli qendror në komuna nuk është plotësisht proporcionale me popullsinë dhe sipërfaqen, duke nxjerrë në pah pabarazi në alokimin e investimeve.

Lëvizja Vetëvendosje përfiton pjesën më të madhe të investimeve, me 40.3% të investimeve totale dhe 34% të investimeve të reja, ndonëse përfaqëson 23.8% të popullsisë dhe 18.3% të sipërfaqes.

Një situatë e ngjashme, sidomos sa i përket investimeve të reja, vërehet edhe te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila me 14.0% të popullsisë dhe 16.8% të sipërfaqes përfiton 29.5% të investimeve të reja. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), megjithëse ka përqindjen më të lartë të popullsisë (30.5%) dhe një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes (25.6%), merr 17.3% të investimeve totale dhe 10.6% të investimeve të reja. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) paraqet një shpërndarje më të balancuar, ku përqindjet e investimeve janë më afër përqindjeve të popullsisë dhe sipërfaqes që ajo mbulon. Lista Serbe, përfaqëson 6.7% të popullsisë dhe 6.2% të sipërfaqes, përfiton rreth 2% të investimeve. Ndërkohë, subjektet më të vogla si KDTP, NISMA dhe Iniciativa Qytetare kanë një ndikim të kufizuar si në popullsi dhe sipërfaqe, ashtu edhe në investime

Instituti GAP ka publikuar analizën mbi projektbuxhetin komunal për vitin 2026, ku parashihet rritje e shpenzimeve në të gjitha kategoritë kryesore krahasuar me vitin 2025. Megjithatë, raporti nënvizon se shpërndarja e investimeve nga niveli qendror vazhdon të shoqërohet me dallime të konsiderueshme mes komunave.

Sipas të dhënave, fondi për paga në komuna pritet të rritet për 48.8 milionë euro apo 13 për qind. Shpenzimet për mallra dhe shërbime do të shtohen për 6.78 milionë euro (5%), ndërsa shpenzimet komunale për 1.6 milionë euro (10%). Rritje prej 6.02 milionë euro apo 17 për qind parashihet edhe në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve. Investimet kapitale, ndërkaq, pritet të jenë 16.6 milionë euro më të larta, që përfaqëson rritje prej 7 për qind.

11 komuna me rrezik për stagnim buxhetor

GAP vlerëson se buxhetet e 11 komunave duhet të rishikohen mes dy leximeve në Kuvend, pasi ato nuk e kishin miratuar buxhetin deri më 30 shtator 2025, për shkak të zgjedhjeve lokale dhe mungesës së informimit të asambleistëve.

Nëse nuk ndërhyhet me amendamente, komunat Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan, Malishevë, Shtime, Junik, Zubin Potok, Gjilan, Prizren dhe Prishtinë mund të përballen me buxhet të njëjtë në vitin 2026 si në vitin paraprak. Instituti sugjeron që deputetët të bëjnë korrigjime në përputhje me metodologjinë e llogaritjes së buxhetit, në mënyrë që këto komuna të mos mbeten jashtë rritjes së përgjithshme buxhetore.

Raporti e konsideron pozitive faktin që Ministria e Financave nuk ka reduktuar buxhetin e komunave që kanë shënuar rënie të popullsisë, duke mos i penalizuar ato pavarësisht nevojave për investime.

Megjithatë, GAP thekson se ende nuk është funksionalizuar Granti i Katërt për komuna, çka, sipas tyre, po ndikon në krijimin e pabarazive në përfitimin e fondeve nga niveli qendror.

Për vitin 2026, ministritë planifikojnë të investojnë rreth 216.6 milionë euro në projekte komunale, që përbën 29 për qind të totalit të investimeve të tyre kapitale. Nga kjo shumë, vetëm 15 milionë euro janë të dedikuara për projekte të reja – 32 për qind më pak se në vitin 2025 – dhe vetëm 23 komuna do të përfitojnë prej tyre.

Komuna të mëdha si Prishtina, Ferizaj dhe Fushë Kosova nuk figurojnë fare në listën e investimeve të reja kapitale për vitin e ardhshëm.

Pabarazi në ndarje sipas përkatësisë politike

Analiza e GAP tregon se ndarja e investimeve nuk është plotësisht proporcionale me numrin e popullsisë apo sipërfaqen territoriale të komunave.

Komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje përfitojnë 40.3 për qind të investimeve totale dhe 34 për qind të projekteve të reja, ndonëse përbëjnë 23.8 për qind të popullsisë dhe 18.3 për qind të sipërfaqes së vendit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përfiton 29.5 për qind të investimeve të reja, me 14 për qind të popullsisë dhe 16.8 për qind të territorit. Lidhja Demokratike e Kosovës, që përfaqëson 30.5 për qind të popullsisë dhe 25.6 për qind të sipërfaqes, merr 17.3 për qind të investimeve totale dhe 10.6 për qind të investimeve të reja.

Sipas raportit, Partia Demokratike e Kosovës ka një shpërndarje më të balancuar të fondeve, ndërsa Lista Serbe përfiton rreth 2 për qind të investimeve.

Komunat me përfitimet më të mëdha dhe më të vogla

Ndër komunat me alokimet më të larta nga niveli qendror përmenden Gjilani me 30.7 milionë euro, Ferizaji me 21.4 milionë euro dhe Mitrovica me 19 milionë euro.

Në anën tjetër, investimet më të ulëta janë evidentuar në Graçanicë, Obiliq dhe Zveçan./Monitor.al

qeveria e kosoves

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci