LIVE UPDATES
Politike

Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/ Blushi: Njerëzit po vdesin në Onkologjik. Manja: Përgjigjet me shkrim

Në mbledhjen e sotme deputeti Tedi Blushi kërkoi shpjegime për shkurtimin e fondeve në sektorë kyçë të vendit, përfshirë bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë.

3 Nëntor 2025, 13:45 Nga I.A
Miratohet në parim akti normativ për ndryshimet në Buxhetin 2025/
Ulsi Manja

TIRANË- Ditën e sotme Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka diskutuar rreth aktit normativ për ndryshimet ligjore në Buxhetin 2025. Në mbledhjen e sotme deputeti Tedi Blushi kërkoi shpjegime për shkurtimin e fondeve në sektorë kyçë të vendit, përfshirë bujqësinë, arsimin dhe shëndetësinë. Sipas Blushit, ndërsa njerëzit vdesin për mungesë të medikamenteve në Onkologjik, Financat e adresojnë buxhetin për pagesat e incineratorëve.

Ulsi Manja: Shqetësimi se çfarë ndodh nëse akti nuk miratohet nga Kuvendi dhe rrëzohet brenda 45 ditëve, këtë qytetarët e kanë zgjidhur më 11 maj, me 83 mandatet që i kanë dhënë kësaj maxhorance. Kemi jo vetëm për të kaluar aktin normativ bota, por mund ta bëjmë edhe nga e para një ligj me 3/5 dhe e çojmë atje në Kuvend. Lajmi i mirë është kompensimi financiar i të përndjekurve politik, një proces që duhet të ecte me një ritëm tjetër.

Shto këtu edhe ndryshimet e ligjit për të rritur masën nga 1 mln, në 3 mln. Siç edhe unë kam të drejtën, sepse më iku një legjislaturë dhe nuk e bëmë dot atë ndryshimin e ligjit për t’i vendosur në afat 3500 dosje, por kërkojmë mirëkuptim për faturën financiare.  Lajmi i mirë janë pensionet, bonusi i fundvitit, të gjithë ata që e kanë deri në 200 mijë të vjetra, do të kenë bonus 150 mijë lek, ata që e kanë mbi 200 mijë lek të vjetra do të kenë bonus 100 mijë lek. Zoti ministër, përpara se t’ia hedhim në votim aktin

Blushi: Lidhur me çështjen e  bonusit të fundvitit për pensionistët, kur parashikon qeveria indeksim dhe rritje reale të pensioneve? Lidhur me çështjen e shpenzimeve operative. Keni rritur shpenzimet operative me 17 milionë euro, dua një informacion të detajuar, ku dhe çfarë parashikon kjo rritje shpenzimesh operative, pra cili institucion parashikon të rriti shpenzimet operative dhe për çfarë? Pra dieta, udhëtime me charter? Shoh që nuk ka ndryshuar fondi vjetor i pagesave për ndihmën ekonomike. Si ka mundësi që një qeveri që ende vijon të paguajë aferën e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, nuk rrit fondet për ndihmën ekonomike dhe për personat më në nevojë të shoqërisë?

Shoh që nuk ka ndryshuar fondi i rindërtimit, por nuk ka asnjë informacion për sa i përket ecurisë së këtij procesi, i cili ka filluar në vitin 2019, jemi në vitin 2025 dhe ende ka shqiptarë që ende nuk kanë përfituar banesat që ju keni premtuar që do zgjidheshin brenda 1 apo 2 viteve. Në lidhje me çështjen e Emergjencave Civile. Shoh që keni pakësuar 13.5 milionë euro. Si mund të pakësohen fondet për Emergjencat Civile, kur Shqipëria u përvëlua nga flakët vetëm 2 muaj më parë.

Shumë mirë bëni që do t’ju jepni shpërblimin e munguar atyre heronjve, në vlerësimin tim, punonjësve të zjarrfikëseve, që i latë të shuanin zjarret me shkurre, me mjete rrethanore. Kur do i blini avionët ministër, për shuarjen e zjarreve. Lidhur me tre sektorë, arsim, bujqësi, shëndetësi. Arsimi vijon të zërë vetëm 2.29% apo 2.3%të PBB, po aq pak a shumë edhe shëndetësia, ndërkohë kur “Rilindja” erdhi në pushtet, premtoi që mbështetja do të ishte 5%. Shoh që vijoni ti hiqni fonde dhe arsimit edhe shëndetësisë. Përse ka lek për inceneratorët dhe nuk ka lek për arsimin, për më tepër kur të gjitha raportet ndërkombëtare dhe i referohem dhe testeve te Pizzës, e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit në Rajon për mbështetjen e arsimit dhe kur çdo vit mësues dhe pedagogë protestojnë para dyerve të kryeministrisë apo tek universiteti i Tiranës për rritjen e pagave.

Kur do t’i bëni pagat e mësuesve dhe pedagogëve sa Kosova? Në lidhje me bujqësinë, keni shkurtuar me rreth 850 milionë lekë fondin e bujqësisë. Keni dy vjet që i keni penalizuar bujqit nga fondet e IPARD-it që edhe këtë vit e humbën, për shkak se fondet i çuat tek inceneratorët. Tani i shkurtoni fondet prapë bujqësisë? Doni ta falimentoni bujqësinë, ky është qëllimi juaj? Vetëm pak javë më parë patëm një protestë të Shoqërisë Civile, me shumë të drejtë, para spitalit Onkologjik. Po vdesin njerëz sepse nuk ka barna në spitale. Ju tani me akt normative, i shkurtoni fondet edhe shëndetësisë. Ulni fondet për bujqit, për mësuesit, për fermerët, për shtresat në nevojë, për të varfrit. Shtoni shpenzimet operative, pra shtoni luksin e Kryeministrit, shtoni fonde për dieta dhe ulni fondet për bujqësinë. Kur do jeni njëherë njerëz, se unë e kuptoj, po a do silleni njëherë si njerëz me shqiptarët? Prisja që ky akt normative t’I shkurtonte fondet inceneratorëve. Kur do kalojë afera e inceneratorëve? Pse nuk është përfshirë ndalesa e pagesave për inceneratorët në këtë akt normative dhe pse nuk janë përfshirë ndalesat e pagesave për dy “Tigrat” rrangallë nga Bangladeshi që nuk prodhojnë asnjë Kë energji dhe ndërkohë paguhen 95 mijë euro në ditë.

Ulsi Manja: Zotit Blushi, ju lutem përgjigjet me shkrim, ose nëse ka për të ardhur kohë mund të vijë t’i marri tek Komisioni Financave, është i lirë të vijë edhe atje.

Akti normativ i datës 8 tetor për ndryshimet dhe shtesat në ligjin, për buxhetin e vitit 2025, u miratua 8 vota pro dhe 5 kundër. Pas kësaj u dëgjuan zhurma në sallë, me kundërshtime nga opozita./Dosja.al

ulsi manja tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj