LIVE UPDATES
Politike

"Mirë se ju rigjeta"/ Abdixhiku pret Osmanin në LDK me përqafime, ajo sulmon Kurtin: I pangopur

Në një tubim në Prishtinë, të titulluar “Tubimi i Bashkimit", ku ishte prezent edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, Osmani u shpreh se, ky bashkim është dëshmi që dinë të jenë më të mëdhenj se ndasitë e tyre.

10 Maj 2026, 22:22 Nga D.S
"Mirë se ju rigjeta"/ Abdixhiku pret Osmanin në LDK me
Osmani- Abdixhiku

KOSOVË- Ish-presidentja Vjosa Osmani, e ka quajtur kreun e LVV, Albin Kurtin ''të pangopur'. Në një tubim në Prishtinë, të titulluar “Tubimi i Bashkimit", ku ishte prezent edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku, Osmani u shpreh se, ky bashkim është dëshmi që dinë të jenë më të mëdhenj se ndasitë e tyre.

Sipas saj, Kurti refuzoi 51% nga populli vetëm për të eleminuar një presidente e cila sipas saj ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Osmani e nisi fjalimin duke folur për bashkimin politik dhe rikthimin në një rrugë të përbashkët, duke e cilësuar këtë si domosdoshmëri për të ardhmen e vendit dhe stabilitetin institucional.

“Sonte para jush, nga thellësia e shpirtit dhe në çdo rrahje të zemrës, dua t’ju them zemërplot: po kthehem në shtëpinë time. Po kthehem kytu ku nisi ëndrra jonë e përbashkët, për Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike, e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e vërtetë që kemi pasur dallime, kemi pasur edhe mospajtime, por disa lidhje nuk i humb, as nuk i këput, as koha, as distanca, e as politika. Sepse ka pasur gjithmonë diçka më të fortë se të gjitha ato: një besim të përbashkët, një rrënjë të përbashkët, një ideal që ende ia kemi amanet këtij vendi. ​E pavarësisht dallimeve, ne kurrë nuk kemi qenë të huaj për njëri-tjetrin. Në një familje politike, afësia asnjëherë nuk matet nga mungesa e mosmarrëveshjeve; ajo matet me aftësinë për ta gjetur përsi rrugën tek njëri-tjetri. Sepse familja nuk është vendi ku gjithmonë pajtohesh, por është vendi ku gjithmonë përket. ​Dhe sot, ky ribashkim është dëshmi se ne dimë të jemi më të mëdhenj se ndasitë tona, se dimë ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe të ecim përpara sëhbashku. E po bashkohemi sot, jo si pjesë të ndryshme të trungjeve të ndryshme, por si pjesë të ndryshme të të njëjtit trung”, tha Osmani.

Ajo theksoi se dallimet politike nuk duhet të shihen si pengesë për bashkëpunim, duke shtuar se lidhjet politike dhe institucionale janë më të forta se mospajtimet e përkohshme.

“​Ka nga ata, ka nga ata që ushqehen nga kriza e kaosi në kurriz të shtetit. Ka nga ata që e quajnë veten të pazëvendësueshëm, pikërisht duke mbajtur qytetarin peng të frikës e viktimë të linçimeve. Kush do ta kishte imagjinuar 27 vjet pas luftës, që dikush do të konsiderohet si pengesë vetëm, sepse i ka hapur dyert Kosovës. Të konsiderohesh si pengesë kur flamuri i Kosovës nisi të ngrihej lart nëpër forume botërore, ku dikur as nuk na ftonin. Pengesë nga ata që nuk e ngrejnë dot këtë flamur as brenda forumeve të tyre të brendshme e lëre më në forume ndërkombëtare. Të konsiderojnë si pengesë kur partneriteti me ShBA-të u bë më i fortë se kurrë. Kur BE-ja nisi të hiqte masat kundër Kosovës. Kur rruga drejt NATO-s nuk ishte më slogan, por proces real e i mbështetur nga aleati ynë strategjik. Kush do ta kishte imagjinuar se të gjitha kytë bëhen pengesë dhe frikë, e arsye për bllokadë të shtetit tonë dhe zgjedhje të panevojshme.” , tha ajo.

Osmani vlerësoi arritjet e Kosovës në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përmendur zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të vendit. Megjithatë, Osmani kritikoi ashpër, disa qasje politike, që sipas saj, e dëmtojnë shtetin dhe marrëdhëniet me aleatët.

“​Kush do ta kishte imagjinuar që konsiderohesh pengesë sepse e do Kosovën si shtet, ku ushtari i Kosovës mbron paqen krah për krah me ushtarin amerikan e jo si një shtet ku politikanë të caktuar thonë se duhet t’i qeshim e t’i kërkojmë qira. ​Një shtet serioz nuk i fyen miqtë. Një shtet serioz nuk i teston aleatët e lirisë, por punon bashkë me ta në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe kushtetueshmërisë së vendit tonë. Sepse historia jonë dëshmon se sa herë kemi qenë pranë aleatëve tanë kemi fituar e sa herë egoja është vendosur mbi shtetin, kemi paguar çmim të lartë. Pra, po e kuptoni tani, që ata presidencën e donin si një simbolikë, e donin si një hiç e jo të fortë siç na la amanet Presidenti Rugova”, u shpreh Osmani.

Ajo tha se Kosova sot nuk shihet më vetëm përmes së kaluarës së saj të dhimbshme, por edhe përmes suksesit diplomatik dhe shtetndërues.

“​Ndërkaq ju sot pranoni besën time. Pranoni besën time, pranoni vullnetin tim, pranoni zotimin tim të palëkundur se Kosovën do ta rikthejmë në lartësinë e vizionit të atit tonë themeltar, atit të republikës sonë, Dr. Ibrahim Rugovës.E këtë rikthim do ta bëjmë si pjesë të kësaj shtëpie të madhe politike, kësaj shtëpie të përbashkët, të shtëpisë ku u ndërtua filozofia që e bëri Kosovën shtet, ku u ndërtua miqësia e përhershme me Amerikën, ku u ndërtua aleanca me Perëndimin, ku u ndërtua dinjiteti i kësaj republike. E nuk ka thirrje më fisnike sesa t’i shërbesh një kauze që është më e madhe se vetvetja. Sepse kjo republikë është më e madhe se çdo mandat, çdo individ e çdo parti dhe më e fortë se çdo moment politik​“, tha ajo.

Në këtë kontekst, Osmani tha se Kosova duhet të qëndrojë e vendosur në partneritetin me SHBA-në dhe BE-në, duke mos e vënë në pikëpyetje orientimin e saj strategjik. Osmani përmendi edhe vizionin e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, duke e lidhur atë me orientimin euroatlantik të Kosovës dhe shtetndërimin e saj.

Dhe sot para Kosovës janë dy rrugë. Njëra është rruga e izolimit, e krizës së përhershme, e propagandës që na i shanë edhe njerëzit në varr, e patriotizmit të rrejshëm që bërtet shumë në shtëpi, por hesht dhe ka frikë para armiqve. ​Pra, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj, sepse nuk ngopen kurrë. Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e çdonjërit, çdonjërit që republikën e vendos para çdo interesi partiak dhe ideologjik. Rruga e atyre që e dërguan vendin në zgjedhje të panevojshme e ia refuzuan popullit 51%-shin vetëm e vetëm për ta eliminuar një presidente që ulet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.​Kurse rruga tjetër, rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës. Është rruga e shtetit serioz. Është rruga e aleancave të forta, e respektit ndërkombëtar. Rruga e Kosovës që nuk përkulet kurrë, por as nuk vetizolohet. E Kosovës që u ndërtua nga populli i saj me mbështetjen e mërgatës sonë të jashtëzakonshme. E unë sot bashkë me ju kam zgjedhur këtë rrugë. Kam zgjedhur këtë rrugë për t’ia hapur bashkë një kapitull të ri Kosovës.”, u shpreh ajo.

Osmani gjithashtu konfirmoi bashkëpunimin politik në kuadër të listës së përbashkët me kandidatin për kryeministër, duke theksuar se prioritet mbetet mbrojtja e shtetit dhe jo interesat partiake.

“​Ata e donin presidencën veç në deklarata, jo në tavolinat e vendimmarrjes botërore. Ata e donin duke trokitur në organizata ndërkombëtare, por jo duke ushtruar ndikim në to. Dhe kur Kosova filloi të ngrihej lart e më lart, rrugëtimi u bë i vështirë e më i vështirë. Dhe për çudi, pengesat nuk vinin vetëm nga armiqtë e njohur, por edhe nga miqtë e shtirur. ​Kur Amerika donte të ndihmonte Kosovën për të forcuar pavarësinë e saj energjetike, u sabotuan projektet strategjike dhe si rezultat i kësaj sot rëndojnë këtë jetë dhe xhepin e qytetarëve. Kur ftohesha në Këshillin e Sigurimit dhe në Samitin e NATO-s, kërkesat më të mëdha për mospjesëmarrjen time vinin pikërisht nga brenda Kosovës. Dhe këta duke menduar se më godisnin mua, e godisnin Kosovën. Pra, më shumë shpenzim energjie për pengesa dhe bllokada sesa për fitore diplomatike. Dhe atëherë e kupton se nuk je përballë një dallimi politik normal. Je përballë frikacakëve. Je përballë frikacakëve, të cilët i druhen forcimit të Kosovës. Je përballë frikacakëve, të cilët e hedhin gurin e fshehin dorën. Je përballë dy mentaliteteve krejt të kundërta. ​Dy mentalitete krejt të kundërta shtetërore. Njëra që izolon Kosovën e njëra që ia hap Kosovës dyert e botës dhe njëkohësisht mbron sovranitetin e shtetit. Por, ka një gjë që historia e këtij populli na e ka mësuar gjithmonë: rrugët e mbyllura nga frikacakët gjithmonë hapen nga populli.​ Është populli që e di të vërtetën. Është populli që e njeh punën, të cilën asnjë propagandë, asnjë linçim, asnjë manipulim nuk do të mund ta zhbëjë kurrë. Është populli që e kupton se kur një rrugëtim i mirë për Kosovën ndërpritet padrejtësisht, ai nuk zhbëhet. Rikthimi është edhe më i fortë, rikthimi është edhe më i qartë, rikthimi është edhe më i vendosur e më i lidhur me zemrat e njerëzve”, tha ajo.

Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kritikë të Osmanit. Të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti./Dosja.al

lumir abdixhiku ldk vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj