LIVE UPDATES
Politike

"Misioni për formimin e ekzekutivit të ri!" Çfarë kompetencash ka qeveria aktuale e Kosovës?

Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, dhe as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke argumentuar se pushteti i tashëm ka kompetenca të plota, deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

27 Shkurt 2025, 17:12 Nga M.B

 

"Misioni për formimin e ekzekutivit të ri!"
Foto ilustruese

 

KOSOVA- Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe organizatat që monitorojnë punën e institucioneve shtetërore janë të ndara për këtë çështje. Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, dhe as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke argumentuar se pushteti i tashëm ka kompetenca të plota, deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ndryshe mendojnë në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), ku Qeveria e Albin Kurtit konsiderohet si një Qeveri në largim, me detyra “të kufizuara në vazhdimin e punëve”. Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet, sikurse ai për Qeverinë, Rregullorja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetuta e vendit e lidhin mandatin e rregullt qeveritar me atë të legjislativit.

Ai pohon se Qeveria aktuale ka mandat të rregullt, pasi nuk ka shpërndarje të Kuvendit, as shkarkim të kryeministrit apo dorëheqje të tij, që të plotësoheshin kushtet e parapara me ligj që ekzekutivit t’i kufizoheshin kompetencat aktuale.

“Pra, mund t’i ushtrojë funksionet e saj dhe kompetencat e saj si një qeveri e zakonshme, sepse ende nuk ka skaduar mandati ligjor i kësaj qeverie. Mandati ligjor i kësaj qeverie lidhet me situatën kur kemi përfundim të mandatit të legjislaturës së kaluar. Kjo është e ndërlidhur me certifikimin e rezultatit [zgjedhor]”, thotë Bugaqku për REL-in.

Numërimi i votave të rregullta ka përfunduar tashmë, ndërsa para certifikimit të rezultateve ka mbetur edhe numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave të diasporës.

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me 40.80 për qind të votave të fituara, rezultat që i pamundëson ta krijojë vetë Qeverinë. Udhëheqësi i LVV-së, Kurti, thotë se qytetarët presin që partia e tij t’i krijojë institucionet e reja.

Ligji përcakton qartë kompetencat e Qeverisë në përgjithësi, por edhe ato të kryeministrit, të ministrave e të zëvendësministrave. Këtu përfshihen marrja e vendimeve për çështje të caktuara, shkarkimi dhe emërimi i zyrtarëve, ndërmarrja e nismave legjislative, por edhe dërgimi i tyre në Kuvend, si dhe inicimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. 
Bugaqku nga KDI-ja thotë se, pavarësisht se me ligj Qeveria ka kompetenca të plota, në këtë periudhë ajo duhet të ketë një lloj frenimi dhe të tregojë kujdes “që të mos marrë veprime që do të prodhonin pasoja nesër për një qeveri tjetër”.

Ndryshe nga ai, Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, thotë për REL-in se Qeveria nuk do të duhej të ndërmerrte fare iniciativa të reja. Sipas saj, "Qeveria tani vetëm zbaton”. Ekzekutivi aktual, thotë ajo, nuk duhet të paraqesë projektligje, e as të bëjë emërime të reja. Por, Bugaqku pohon se puna në këtë periudhë nuk i ndalohet as Kuvendit, ndonëse, sipas praktikave, thotë ai, ky institucion e pezullon punën gjatë fushatës zgjedhore.

Qeveria mbajti më 26 shkurt një mbledhje të rregullt dhe trajtoi 15 pika, ku u miratuan disa udhëzime, u emëruan persona në poste të caktuara dhe u ndanë fonde për disa aktivitete. Për Bugaqkun, këto veprime janë të përditshme, që administrojnë gjendjen dhe nuk e prekin shumë buxhetin, teksa thotë se ekzekutivi ka bërë një lloj kufizimi sa u përket vendimeve që do të prodhonin pasoja për institucionet e reja.

Nga GLSP-ja i kanë thënë më herët REL-it se Qeveria aktualisht nuk mund të procedojë në Kuvend marrëveshje ndërkombëtare. Në legjislacionin e Kosovës përmenden dy lloje të qeverive, ajo me mandat të rregullt kushtetues dhe Qeveri në dorëheqje. Por, termat si Qeveri në largim apo në detyrë – që përdoren shpesh në periudhat paszgjedhore – nuk parashihen në ligjet e Kosovës, ndonëse janë pjesë e praktikës parlamentare të shteteve të ndryshme. Por, si kalon Qeveria me të drejta të plota në një ekzekutiv në largim, të cilit i kufizohen kompetencat?

As kjo nuk është e përcaktuar qartë në Ligjin për Qeverinë, por kalimi në Qeveri në largim bëhet me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, thonë nga KDI-ja, për shkak të lidhjes që ka mandati i Qeverisë me atë të Kuvendit. Pas kësaj, Bugaqku thotë se aplikohen kufizimet që parashihen në nenin 31 të ligjit, që kanë të bëjnë me Qeverinë në dorëheqje.

Aty thuhet se Qeveria s’ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, as nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike. Qeveria aktuale është e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që e ka çuar deri në fund mandatin e saj kushtetues./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj