Grabitja e pronave në Gjipe/ Berisha paralajmëron Ramën: Nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Pronat do të kthehen ne pronarët
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka ...
Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale, nuk do të jenë të nevojshëm inspektor&...
"Të shkosh me kënetën je çyryk politikisht", Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i sh...
Mbushi 80 vjeç dy ditë para vdekjes së Papa Françeskut, kardinali përjashtohet nga procesi për zgjedhjen e Pap...
Ai thotë për mosveprimin e Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, ministri Hoxha dhe drejtori i policisë, Ilir Proda duhet të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka gënjyer dje dhe ka keqinformuar Kuvendin lidhur me mungesën e policisë në tubimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO.
Bardhi shprehet se ky mashtrim provon dhe autorësinë e "urdhrit politik" për të penguar drejtësinë që të nxjerrë para ligjit çdo person për shkeljet që bën, pavarësisht statusit të tij.
Ai thotë për mosveprimin e Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, ministri Hoxha dhe drejtori i policisë, Ilir Proda duhet të shkarkohen nga detyra dhe të ndiqen penalisht. Bardhi shton më tej se mosveprimi i kryeministrit Edi Rama është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor.
POSTIMI I PLOTË:
Ministri i Brendshëm gënjeu dje publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mosveprimin e Policisë së Shtetit ndaj tentativës mafioze të drejtorëve batakçi të Bashkisë së Tiranës për të intimiduar fizikisht në krye të detyrës gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm. Ky mashtrim institucional dhe publik i Ministrit të Brendshëm provon edhe autorësinë e urdhrit politik për të penguar drejtësinë që të mbajë përgjegjës para ligjit cilido, pavarësisht statusit të tij.
Erion Veliaj nuk është mbi ligjin. Ai është mik e bashkëpunëtor i afërt i Edi Ramës, por ky i fundit nuk mund të keqpërdorë shtetin dhe Policinë e Shtetit për ti ardhur në ndihmë një personi që hetohet për korrupsion dhe pastrim parash. Edi Rama mund të zgjedhë të jetë avokat i Erion Veliajt, por këtë duhet ta bëjë privatisht, jo duke keqpërdorur institucionet e shtetit.
Mosveprimi i Policisë së Shtetit, që sipas GJKKO dhe SPAK, ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ, në krye të detyrës, nuk mund të kalojë në heshtje.
Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra dhe të ndiqen penalisht.
E kundërta, mosveprimi i Edi Ramës, e bën atë jo vetëm drejtpërdrejt përgjegjës për situatën, por është edhe një grusht shteti i pushtetit ekzekutiv ndaj pushtetit gjyqësor, duke zbatuar parimin mafioz se nëse gjykata e prokuroria dënon e heton pa leje, atëherë do jenë të vetëm e pa mbrojtjen e shtetit. Kjo nuk do të ishte thjesht e paprecedentë, por KRIMINALE!
Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme i kanë dërguar shkresë ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore lidhur me mungesën e policisë në tubimin e mbështetësve të kryebashkiakut Erion Veliaj para GJKKO-së. Në letrën e institucioneve të drejtësisë kërkohet informacion se përse nuk u morën masa të mërkurën, pasi sipas tyre i intimiduan persona të drejtësisë dhe u cënuan institucionet.
Në shkresën e cila i është dërguar për dijeni edhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri thuhet se Policia e Shtetit është informuar nga Garda për mbledhjen e protestuesve që para se të niste seanca në ngarkim të Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe 5 biznesmenëve. Garda ka kërkuar që të vendoset kordoni policor ashtu siç është bërë në protestat e organizuar nga PD dhe PL, përkatësisht në datat 6 dhjetor 2024 dhe 6 janar 2025.
Më tej thuhet se institucioneve të sipërcituara, ju është bërë me dije edhe vështirësia e lëvizjes së gjyqtarëve qoftë gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila u rëndua gjatë mbrëmjes, ku protestuesit jo vetëm kanë penguar gjyqtarët të dalin nga ambientet rrethuese të gjykatës, por edhe kur kanë tentuar të dalin, automjetet shoqëruese të tyre janë qëlluar nga ana e protestuesve, duke sharë dhe ofenduar gjyqtarët dhe prokurorët.
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme modelin e fletës së votimit për e nigrantët ose si&cc...
Beci dhe Kraja TIRANË- Një takim i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe prokurorit të SPAK, Arben Kraja ka ngritur pik&...
gjkko TIRANË- Seanca për dosjen "Partizani" në ngarkim të kreut të PD-së, Sali Berishën dhe të pandehurve të ...
Vjosa Osmani dhe Karin Keller-Sutter MUNIH- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjes&e...
tubimi TIRANË- Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme i kanë dërguar shkresë ministrisë së Brendshme, Policisë së...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në "Facebook" shkruan se raporti i Fondit Mone...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është shpallur i pafajshëm në gjyqin për...
Kallas KOSOVË- I ngarkuari i ri i BE-së për dialogun Peter Sorensen, dy ditët e shkuara i kaloi në Paris dhe Berlin ku zhvilloi bi...
bardhi, sula TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar shpalljen fajtor të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së ësh...