Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohet një ceremoni shtetërore dhe Homazhe Kombëtare në nderim të të ndjerit, në Pallatin e Kongreseve.
TIRANË- Qeveria ka shpallur të dielën e 2 nëntorit ditë zie kombëtare, në nderë të ndarjes nga jeta të ish- kryeministrit Fatos Nano. Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të kësaj dite, do të zhvillohet një ceremoni shtetërore dhe Homazhe Kombëtare në nderim të të ndjerit, në Pallatin e Kongreseve.
Gjithashtu në njoftim thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize, ndërsa në orën 12:00 të ditës së diel do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin, si shenjë nderimi për Fatos Nanon.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Shpallja e Zisë Kombëtare në nderim të të ndjerit Fatos Nano, ish-Kryeministër, udhëheqës dhe politikan i shquar. Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministër dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, do të zhvillohet ceremonia funebre shtetërore dhe Homazhet Kombëtare për të ndjerin. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtize.
Në orën 12:00, në nderim të tij, do të ndërpriten të gjitha veprimtaritë dhe do të mbahet një minutë heshtje në mbarë vendin. Radiotelevizioni Publik Shqiptar gjatë zhvillimit të ceremonialit shtetëror, do të transmetojë muzikë funebre.
Homazhet dhe Ceremonia Shtetërore
Pallati i Kongreseve, Tiranë
• 08:30 – 11:00 – Homazhe publike
• 11:15 – 11:45 – Homazhe shtetërore dhe nderim nga personalitetet
• 12:05 – Ceremonia funebre shtetërore e lamtumirës
Për organizimin e ceremonisë është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, me përfaqësues nga institucionet kryesore shtetërore dhe të sigurisë./Dosja.al
foto ilustruese DEVOLL- Tre persona janë shoqëruar nga polica e Devollit për në komisariat, lidhur me një pengmarrje. Bëhet ...
TIRANË- Ish-presidenti, Ilir Meta ka raguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta i ka shp...
Mark Fleming TIRANË- Zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, Mark Fleming ka vizituar sot ambientet e Prokurorisë ...
Edi Rama FRANCË- Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhej në Francë për Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanu...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...
Fatos Nanos TIRANË- Erion Veliaj ka reaguar, pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një postimi në rrjetin soci...
Fatos Nano TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Përmes një postimi në rrjetet sociale...
Fatos Nano TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos. Me anë të një...
Fatos Nano TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Fatos Nano. Përmes një postimi në rrj...
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shpallur hapjen e procedurës për plotësimin e nj&eu...