29 Qershor 2023, 11:29
Nga m.s
Nisma Thurje
TIRANE- "Nisma Thurje" ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu i "Nismës Thurje", Endrit Shabani u shpreh se “Nisma Thurje” kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16-vjeç. Shabani tha se në ditët në vazhdim, do të ketë nisma për të mbledhur 50 mijë firma të qytetarëve, për të kërkuar më pas referendum për ndryshimin e sistemit.
Ndërsa Pano Soko tha se sistemi aktual zgjedhor lufton partitë e vogla.
“Atë që është e vogël nuk ka sens ta copëtosh në copa edhe më të vogla. Nëpërmjet rajonalizimit, partia në pushtet ka një mundësi kontrolli më të mirë të votës. Baronët lokal janë padronët e rajoneve, që arrin përsipër vota për të ndihmuar partitë në pushtet”, tha Soko.
"Ndarja territoriale. Në 2008 pati dy efekte, rriti fuqinë e kryetarit brenda partisë, dhe luftë brenda partive të vogla. Të pasurit autokraci dëmton edhe sistemin e menaxhimit të shtetit. Rajonalizimi ishte një ndër arsyet. Ne kemi qënë vetë viktima të kësaj strategji të mbrapshtë të 2008, votat tona duhet të kishin një përfaqësues, në 2021 nuk patëm përfaqësues për shkak të rajonalizimit.
Spanja ka rajone, sepse janë disa popuj që duhet të jetojnë në një ombrellë, marrëdhënien mes tyre nuk e kanë shumë të mirë. Për të rregulluar një marrëdhënie, ata kanë ndërtuar një sistem rajonal dhe e çon në Parlament. Dhe aty bën sens ndarja rajonale, dhe në Zvicër, të cilët kërkojnë përfaqësimin në Parlament. Edhe në Gjermani. Po në Shqipëri çfarë kemi? Jemi një popull. Kush është sensi rajonalizimit? Ky është shtet i vogël, kjo u bë për një arsye. Nuk u bë për të mirë, 1- goditja e forcave të vogla, nëpërmjet rajonalizimit, partia në pushtet kontrollon votën. Dhe e dimë që ik në Shkodër do flasësh me filanin. Arsyeja e tretë: Përfitimi nga ndarja e padrejtë. Duhet eleminuar rajonalizimi. Kërkesa jonë kryesore është heqja e rajoneve, mundësisht kombëtarë. Mundësisht dy, por në 12 rajone, a thua jemi SHBA. Kjo është një ndër sfidat që do ti hedhin në publik. Aksioni do vijojë të shtunën në Durrës, për të rinisur një diskutim me mbarë qytetarët për të shkuar drejt referendumit për të zgjedhur populli".
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me këtë ndryshim synohet që t’i jepet fund dominimit të PS dhe PD në skenën politike. Sipas tij, të dyja partitë përfituan numër më të madh deputetësh në zgjedhjet parlamentare, vetëm si pasojë e ndarjes rajonale që kanë bërë me reformën territoriale.
“E kemi marrë këtë iniciativë që të ndryshojmë diçka që realisht ka vlerë për Shqipërinë. Nuk është puna që ndryshimin e sjell thjesht një ligj. Por nëse nuk ka një ndryshim me këtë ligj që themi sot, është bërë malore rruga. Të jemi të sinqertë sepse është bërë e pamundur zgjedhja e përfaqësuesve të qytetarëve. Vërtet këtë rradhë fitoi PS, 7 deputetë më tepër se sa i takonin por edhe grupi i PD zyrtare i përfituan edhe ata 3 deputetë. Këta prandaj nuk bëjnë zhurmë, nuk lënë të ulet në tavolinë njeri tjetër. Ne sot i kemi ftuar ata të gjithë, nuk kanë ardhur, por kemi ardhur ne pjesa tjetër që jemi të interesuar për këtë pjesë që të thyhet një lloj monopoli që kanë këta në politikë”, tha Shehi.
12 PROPOZIMET e 4 partive opozitare për ndryshimin e sistemit zgjedhor:
1. Aplkimi i një Sistemi Zgjedhor Proporcional me katër ose më pak zona zgjedhore, duke respektuar ndarjen politike dhe ekonomike të rajoneve në Shqipëri.
2. Formula e shpërndarjes së mandateve të ndryshojë nga D’Hondt, ku pjesëtimi shkon në favor të partive të mëdha, në Saint Lague ku pjesëtimi me numra tek garanton një përfaqësim më të drejtë duke minimizuar deformimin e vullnetit të zgjedhësve.
3. Subjektet zgjedhore të garojnë me me lista plotësisht të hapura, pa kufizuar preferencat e votuesit (i.e. shfuzimi i herësit në shpërndarjen e mandateve)
4. Zgjedhësi të ketë mundësi të zgjedhë brenda të njëjtës listë deri në 5 kandidatë preferencial (sipas modelit të vendeve të tjera psh Kosovës)
5. Fleta e votimit të përmbajë detyrimisht emrat e kandidatëve garues në listat garuese të subjekteve zgjedhore
6. Zëvendësimi i pragut kombëtar me pragun ligjor rajonal, i cili nuk mund të jetë më shumë se 1% e votave të marrë në rang rajoni
7. Aplikimi i sistemit proporcional preferencial, me dy preferenca, për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë
8. Aplikimi i sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura për këshillat bashkiak (njësoj si për zgjedhjet e përgjithshme)
9. Votimi i shqiptarëve të diasporës përmes postës, sipas modelit të aplikuar në vendet e zhvilluara.
10. Votimi elektronik pranë vendbanimit të përkohshëm, ose me postë, për shtetasit shqiptarë që jetojnë përkohësisht brenda Shqipërisë por larg rezidencës së tyre të përhershme
11. Ulja e moshës minimale për të ushtruar të drejtën e votës që në moshën 16 vjeçare, e cila është mosha e përgjegjësisë ligjore
12. Aplikimi i kufizimeve proporcionale në organizmin e fushatës zgjedhore edhe në sektorin privat, përveç kufizimeve që aktualisht aplikohen në sektorin publik (si psh hapësira mediatike, reklamat dhe billboardet)
nisma thurje
Politike
28 Qershor 2023, 20:32
I.A
Nicole Reidman
IZRAEL- Qeveria shqiptare informoi Ministrinë e Jashtme izraelite se po rishqyrton synimin e saj për të emëruar biznesme...
Politike
28 Qershor 2023, 17:39
I.A
Miroslav Lajçak
BRUKSEL- I dërguari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak është pyetur edhe rreth kapjes së policëve ...
Politike
28 Qershor 2023, 13:43
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas punësimeve të familjarëve të Ermonela Felajt...
Politike
28 Qershor 2023, 13:04
k.m.
Yuri Kim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekoruar ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim pas përfundimit të mandatit të...
Politike
27 Qershor 2023, 22:23
I.A
Marin Suli
TIRANË- Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli tha se çështjen e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri do ta çojn&...
Politike
27 Qershor 2023, 21:50
I.A
Edi Rama
HOLANDË- Kryeministri Edi Rama duke folur në lidhje me situatën në Kosovë, ka deklaruar se duhet që t&e...
Politike
27 Qershor 2023, 21:33
f.i
Edi Rama dhe liderët e NATO-s
HOLANDË-Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e një konferencë dedikuar Ukrainës s&...
Politike
27 Qershor 2023, 21:22
I.A
Edi Rama
HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në Kosovë, gjatë konferencës për luftën n&e...
Politike
27 Qershor 2023, 18:48
k.m.
Pamje nga mbledhja
Anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan të martën që të rikthejn&eum...
Politike
27 Qershor 2023, 17:10
k.m.
Pamje nga betimi
MIRDITË- Betohet Albert Mëlyshi në krye të Bashkisë Mirditë. Kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet ve...