LIVE UPDATES
Politike

Ndryshimi në pamje/ Meta: E vërtetë që jam dobësuar, por kjo vjen për arsyen se stërvitem 4 orë në ditë

Meta sfidoi publikishte edhe gazetarët për një ndeshje ping-pongu, si mënyrë për të provuar gjendjen e tij fizike, ndërsa ironizon edhe çështjen e veshjes së tij, duke theksuar se kostumet janë të vjetra për shkak të qëndrimit të gjatë në “riedukim”.

30 Prill 2026, 21:13 Nga E.d
Ndryshimi në pamje/ Meta: E vërtetë që jam dobësuar,
Ilir Meta

TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur për transformimin e tij fizik, që ka pësuar gjatë paraburgimit. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ai u shpreh se është e vërtetë që është dobësuar, por kjo ka ardhur si pasojë e stërvitjes 4 orë në ditë, ndërkohë shtoi se është shumë më i shëndetshëm dhe i fortë se më parë.

Meta sfidoi publikishte edhe gazetarët për një ndeshje ping-pongu, si mënyrë për të provuar gjendjen e tij fizike, ndërsa ironizon edhe çështjen e veshjes së tij, duke theksuar se kostumet janë të vjetra për shkak të qëndrimit të gjatë në “riedukim”.

Më tej, Meta kritikoi vendimin për të mos lejuar transmetimin live të seancave, duke e konsideruar absurd për një çështje me interes të lartë publik. Ish-presidenti kërkoi që qytetarët të kenë mundësi të ndjekin të plotë procesin, për të dëgjuar si akuzat, ashtu edhe mbrojtjen.

Kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe te çështja CEZ-DIA, ku tha se është trajtuar disa herë dhe madje e cilësoi edhe si “rekord Guinness” për numrin e proceseve. Po ashtu Meta shprehet se në asnjë nga procedurat e mëparshme, përfshirë arbitrazhin në Vjenë dhe hetimet parlamentare nuk është provuar përfshirja e tij.

"Jam i bindur se përshtypja apo çudia më e madhe ishte paraqitja ime në kafazin me “5 yje”. Ndërkohë e gjithë përpjekja e regjimit sorosist u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen e publikut gjoja te paraqitja ime shëndetësore dhe madje edhe te gjendja ime “mendore”. Po, është e vërtetë, që jam dobësuar lidhur me peshën trupore, por kjo vjen për arsyen se çdo ditë bëj me intervale 4 orë stërvitje.

Por, jam shumë më i shëndetshëm dhe i fortë se më parë. Meqënëse nuk të kanë lejuar derimë tani për të bërë një intervistë, kërkoju leje të paktën që të bëjmë një ndeshje ping-pongu dhe po fitove një set do të jesh me shumë fat. Po kështu, kostumet janë të vjetra se po bëj gati 2 vite në “riedukim” dhe dorëarti i mirënjohur Altin Mici, nuk i di përmasat e reja.

Por të lutem, përqëndrohuni te thelbi i çështjes, pra ai i vendimit për t’u gjykuar në “kafaz” duke u bazuar në precedentin e një terroristi maroken që ka vrarë dhjetra francezë para një dekade. Pra përjashtimin ekstrem të ndodhur në Francë, GJKKO e kthen në standard “europian” të gjykimit. Pra proceset kundër Nicolas Sarkozy, Alain Jupee, Bernard Tapie dhe 99.99% e qytetarëve francezë, kanë qenë “anormale” për GJKKO-në tonë “speciale”.

Këta harrojnë se gjykata jo vetëm duhet të jetë e paanshme, por edhe duhet të paraqitet edhe në formë (jo vetëm përmbajtje) si e tillë. Pra këta as nuk shtiren që të hiqen si të paanshëm. Së dyti, vendimi për të mos lejuar transmetimin live është absurd, pasi kjo është çështje e interesit publik dhe çdo qytetar që ka interes apo dëshirë duhet ta ndjekë të plotë.

Duhet të dëgjojnë pretendimet e akuzës dhe provat apo faktet e saj, por duhet të dëgjojnë edhe argumentat, provat dhe faktet e paraqitura nga unë dhe avokati im. Cilado palë që nuk respekton rregullat e gjyqit mund të ndëshkohet nga gjykata. Në këto akuza nuk ka asnjë lloj sekreti shtetëror i dashur. Çështja më e përfolur prej 16 vitesh është CEZ-DIA. Është hera e katërt që po gjykohet (rekord guinness). Herën e parë gjyqi kundër Z. Ismailaj dhe 2 menaxherëve çekë ku asgjëkundi nuk ekziston emri im.

Herën e dytë në Arbitrazh (Vjenë) ku studio ligjore që mbrojti shtetin shqiptar, Clifford Chance, përveç një reagimi zyrtar para përfundimit, është shprehur zyrtarisht pas gjyqit në letrën drejtuar Ministrit Gjiknuri dhe Drejtorit të OSHEE, Adrian Çela, se ishte shumë e keqardhur që u keqpërdor nga mediat emri i të nderuarit Kryetar i Kuvendit dhe se nuk ekziston asnjë evidencë për ndonjë marrëdhënie jotransparente midis tij dhe administratorëve të DIA-s.

Herën e tretë, çështja DIA është hetuar si pjesë e hetimit të Komisionit Parlamentar për CEZ-in në vitin 2016, ku ka qenë i ftuar si dëshmitar edhe kallëzuesi im i mëvonshëm në tetor 2017 kur unë isha President i Republikës. As në këtë Komision Hetimor Parlamentar, ky person nuk më ka përmendur fare mua, por ka akuzuar përfaqësues të PD, jo vetëm për CEZ, por edhe për CEZ-DIA, madje duke ju referuar Z. Ismailaj dhe amerikanes Rebecca Gaskin.

Po kështu, në atë kohë ka akuzuar publikisht Partinë Demokratike se donte ta vriste. Çuditërisht pas kallëzimit ndaj meje në tetor 2017, si punonjës i OSHEE (2012-2014 ishte Drejtor i DIA-s), pas tre javësh kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur duke shkruar në kërkesën e tij se një i dënuar me burgim të përjetshëm kishte dalë disa herë nga burgu natën për ta vrarë, por meqënëse nuk e kishte gjetur, ishte kthyer prapë në burg në të gdhirë.

Vetë prokurorja Donika Prela, në 2019, është shprehur se dëshmia e tij është indirekte, pra e pabesueshme për dhënien e statusit të dëshmitarit të mbrojtur. Por për prokurorin special, Z. Kraja, statusi i tij si kallëzues i “besueshëm” ishte i mjaftueshëm për të nisur një hetim tashmë 7-vjeçar të ri edhe pse CEZ-DIA ishte gjykuar njëherë në Shqipëri dhe ishin dhënë dënime fajësie.

Çuditërisht, po ky prokuror në vitin 2016 kishte mbyllur hetimet pas padisë zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit për faljen nga Rama të 479 milion eurove CEZ-it. Kjo padi, përveç auditimeve të specializuara të KLSH, bazohej edhe në konkluzionet e një studioje shumë të njohur ligjore franceze “Derains & Gharavi”, e cila ishte paguar nga Qeveria Berisha për të bërë një bilanc të llogarive midis CEZ-it dhe Qeverisë shqiptare (OSHEE) për të kuptuar gjendjen e detyrimeve reciproke dhe rrugët e zgjidhjes së marrëveshjes. Ky prokuror as denjoi ta thërriste KLSH në cilësinë e kallëzuesit sipas të dhënave të mia," tha Meta./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj