LIVE UPDATES
Politike

"Në 12 vite vetëm keni vjedhur"/ Rama u përgjigjet komentuesve: I kemi hequr namin e zi Shqipërisë! Po kurojmë ende plagët që na la trashëgimi këneta...

Një tjetër komentues ngre akuza se qeveria e drejtuar nga Rama në 12 vjet sipas tij ka bërë namin me vjedhje, ndërsa kreu i qeverisë i është përgjigjur me ironi, duke i thënë se nuk del dot nga këneta, referuar këtu opozitës. 

9 Mars 2025, 17:21 Nga B.Z
"Në 12 vite vetëm keni vjedhur"/ Rama u përgjigjet
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur edhe këtë të diel pyetjeve të komentuesve përmes rubrikës online Sy m'sy në facebook.

Një komentues e pyet Ramën në lidhje me postimin e bërë më herët për rrugën e re Shëngjin-Velipojë, teksa shprehet se ky i funidt nuk ka asnjë rrugë me standarde në Shqipëri. 

“Nuk ke asnjë rrugë me standarde, sepse pjesa e standardit që i duhet rrugëve ju duhet të paguani zgjedhjet”, ka thënë komentuesi.

Teksa kryeministri Rama është shprehur se kjo deklaratë është një fyerje për 800 mijë votuesit e PS, nëse thuhet se blihen votat në zgjedhje. Kryeministri duke akuzuar sërish opozitën, thotë se PS sipas tij po kuron ende plagët e thella që la PD kur ishte në pushtet.

“E kundërta është e vërtetë! Çfarë i karakterizon mijëra kilometra rrugë të ndërtuara prej nesh janë standarde, e këtë nuk e them unë por partnerët tanë të BE. Mos harro se pas një beteje të gjatë e futëm Shqipërinë në korridoret europiane në 2023, dhe po ndërtojmë korridorin blu dhe korridorin 8. Dhe rrugën e Kombit që u hap në kohën e kënetës, jemi përpjekur ta fusim në standardet europiane, dhe ende nuk ka mbaruar përpjekja. Ironia pastaj se standardet mungojnë se ne paguajmë zgjedhjet, është një fyerje direkt e 800 mijë shqiptarëve, që në 11 maj do t’i afrohet 1 milionëve që votojnë mua dhe PS, pikërisht sepse ne po ndërtojmë një Shqipëri me standarde mbi kënetën e plagëve të thella që trashëguam kur morëm detyrën”, tha Rama.

Një tjetër komentues i thotë Ramës se Shqipëria nuk bëhet kurrë si Itali dhe sikur Rama të rrijë 10 vite në pushtet, ndërsa ky i fundit i thotë se Shqipëria nuk ka pse bëhet si Italia, por mund të bëhet një copëz Italie në Ballkan. 

“Vendi nuk bëhet kurrë si Italian, edhe po të rrish 10 shekuj në pushtet”, thotë komentuesi.

“Italia është një nga shtatë ekonomitë e botës, kështu që Shqipëria as mund të bëhet Italia, as nuk ka pse pretendon të bëhet, por mund dhe do të bëhet një copëz Italie në Ballkan, por një gjë nuk e kuptoj… pse nuk gëzohesh ti kur sheh një punë të bukur?”, replikoi kreu i qeverisë.

Sakaq një tjetër komentues ngre akuza se qeveria e drejtuar nga Rama në 12 vjet sipas tij ka bërë namin me vjedhje, ndërsa kreu i qeverisë i është përgjigjur me ironi, duke i thënë se nuk del dot nga këneta, referuar këtu opozitës. 

“Po sa shumë keni vjedh, në 12 vite vetëm rrugë, spitale dhe shkolla po reklamon sikur ke bërë namin",- thotë komentuesi.

“Në 12 vjet namin mbase nuk e kemi bërë, por që namin e zi Shqipërisë ia kemi hequr, ia kemi hequr dhe kjo nuk ha asnjë diskutim. Sot udhëheqësit e vendeve të tjera mblidhen këtu dhe bëjnë samite. Më parë ndërkombëtarët e shikonin Shqipërinë me nënqeshje, sot ulemi në tryeze si të barabartë. Rrugë, shkolla, spitale, kurrë më shumë se në këtë dekadë nuk janë ndërtuar, dhe me standarde europiane. Dakord nuk e del dot nga këneta, por të paktën mos e thuaj haptazi që nuk del dot”, replikon Rama. 

edi rama opozita pd-ps

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj