LIVE UPDATES
Politike

"Në 34 vite PD transformoi vendin", Berisha: Hapi dyert e integrimit në KE dhe NATO, futi Shqipërinë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta

Berisha gjatë fjalës së tij në takim tha se Partia Demokratike në 34 vite e ka transformuar vendin, duke bërë gjithçka për garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar.

19 Janar 2025, 11:47 Nga r.ll
"Në 34 vite PD transformoi vendin", Berisha: Hapi dyert e
sali berisha

GJIROKASTËR- Kryetari i PD-së po merr pjesë sot në një takim me degën e Gjirokastrës për 34-vjetorin e themelimit të saj. Berisha gjatë fjalës së tij në takim tha se Partia Demokratike në 34 vite e ka transformuar vendin, duke bërë gjithçka për garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar.

Ai tha se po ashtu PD ishte forca politike që hapi dyert e integrimit të saj në Këshillin e Europës, NATO, në Bashkimin Europian.

Lideri demokrat përmendi gjithashtu se në vitin 2008, ne nga njerëzit më të keqpaguar historikisht në këtë rajon, u bëmë qytetarët më të mirë të paguar se të gjitha kombet e tjera të rajonit.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ju demokrateve dhe demokratëve të Gjirokatrës dhe këtij qarku. Përshëndetje të përzemërta të qytetarëve të këtij qarku, të Gjirokatrës dhe kudo që janë sot, nderimin më të madh për ata të rinj, burra, gra që 34 vite më parë me një guxim të madh, firmosën dhe nën terror të vërtetë, firmosën në Gjirokastrës themelimin e PD. Një nderim të veçantë për të gjithë ata të cilët e drejtuan këtë degë në 34 vite dhe bënë gjithçka që PD, të qëndrojë në këmbë e fortë dhe e fuqishme.

Një mirënjohje për të pranishmit, drejtuesit kryesor të degës sot, deputetin, drejtuesit e tjerë, drejtues të degëve, të cilët në një periudhë kritike për PD, shumë kritike, mbetën besnik të atyre vlerave dhe idealeve mbi të cilat u themelua kjo parti.
Të dashur miq! Themelimi i PD-së 34 vite më parë ishte triumf i idealeve më fisnike të njeriut, i lirive dhe të drejtave të tij, i iniciativës së lirë, i interesit kombëtar dhe patriotizmit, i prirjes apo vokacionit perëndimor të kombit tonë. Krijohej pra një parti e cila kishte përballë një parti terroriste, një parti e cila ishte themeluar nga Beogradi në Tiranë, ishte udhëhequr nga Beogradi në Tiranë, një parti e cila ditën e çlirimit nga pushtuesit e huaj, e zëvendësoi me ditë pushtimi nga pushtuesit e brendshëm.

Një parti e cila ndaloi me kushtetutë liritë dhe të drejtat njerëzore. Shpalli Shqipërinë shtetin e parë ateist në botë, në një luftë primitive ndaj besimeve fetare dhe besimtarëve. E hiperkoletivizoi atë. Enver Hoxha në historinë e komunizmit botëror mund të ketë ekuivalent vetëm Pol Potin. Natyrisht diktatori i Kamboxhias pat numër më të madh viktimash se sa Shqipëria.
Por të mos harrojmë se në vitin 1991 në Samitin e Bashkimit Europian Demokrat në Paris, ai do të etiketohej Hitleri i shqiptarit pas luftës. Në 34 vite, PD e themeluar pra mbi vlerat dhe idealet e lirisë, bëri gjithçka për garantimin dhe respektimin e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar.

Transformoi Shqipërinë, hapi dyert e integrimit të saj në Këshillin e Europës, NATO, në Bashkimin Europian.
Por miq edhe një arritje tjetër e cila është ndofta ndër më themeloret në tërë historinë tonë, që shpesh harrohet dhe nuk është e shkrojtur, është fakti se në vitin 2008, ne nga njerëzit më të keqpaguar historikisht në këtë rajon, u bëmë qytetarët më të mirë të paguar se të gjitha kombet e tjera të rajonit.

Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhurave të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta dhe kjo përbën një ‘quantum lip’ kjo përbën një arritje historike për ne. Në këtë rrugë zhvillimi ne ja dolëm që Shqipërinë e cila braktisej, boshatisej, ta kthejmë në Shqipërinë në të cilën popullata nga viti 2007 gjer në vitin 2014 rritje nga viti në vit.
Kjo ishte dëshmi e një shprese të mbjellë kudo në këtë vend. Mbi 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantë u kthye në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, nuk kishte shkolla të mbyllura, ishin plot me nxënës dhe ne rindërtuam dhe ndërtuam 1300 shkolla dhe objekte arsimore. Universitetet këtu në Gjirokastër, por edhe aty ku i hapëm në Sarandë, Peshkopi, Kukës, Berat, ishin plot me të rinj. Sigurisht shqiptarët nuk kishin rrogat që meritonin, por rrogat e tyre rriteshin nga viti në vit. Dhe së bashku me rrogat rritjes dhe shpresa për një jetë më të mirë, se jeta përmirësohej.

sali berisha dega e pd ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj