LIVE UPDATES
Politike

"Ne do ua ulim çmimin e energjisë edhe bizneseve", Berisha: Pensionistët dhe shtresat në nevojë do paguajnë çmim më të ulët energjie

Ai theksoi se strategjia që zgjodhën ata për Shqipërinë si superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon po funksionon. Sipas tij mbi 60 përqind e energjisë prodhohet nga HEC-et e reja dhe se duhet të jenë shqiptarët që përfitojnë më shumë nga kjo.

10 Dhjetor 2024, 19:18 Nga N.F
"Ne do ua ulim çmimin e energjisë edhe bizneseve",
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me grupet e punës së PD-së në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se nëse ata do të fitojnë zgjedhjet do të ulin çmimin e energjisë elektrike për bizneset. Ai theksoi se Shqipëria është vend me suficit në prodhimin e energjisë. Berisha shtoi se vjet janë prodhuar 9 miliardë kilovat orë ndërsa këtë vit mund të prodhihen 10.

Ai theksoi se strategjia që zgjodhën ata për Shqipërinë si superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon po funksionon. Sipas tij mbi 60 përqind e energjisë prodhohet nga HEC-et e reja dhe se duhet të jenë shqiptarët që përfitojnë më shumë nga kjo. Por ai shtoi se energjia vidhet në mënyrën më të papërmbajtur ndërsa ndërkombëtarët ndërhynë për të ngritur bursën.

Berisha shtoi se ata do të zgjidhin lakun që ngushtohet çdo ditë e më shumë në fytin e pensionistëve të Shqipërisë, të atyre që marrin rroga të ulëta, të atyre që marrin ndihmë ekonomike, që nuk marrin asgjë pothuajse.

Fjala e Berishës:

Imagjinoni ju sa e padrejtë është kjo shoqëri. Ia shet pensionistit me 150 euro ose 180 euro energjinë elektrike me të njëjtin çmim që e blejmë ne. Nuk mund të ndodhë kështu. Çdo shtet që ka një dimension njerëzor, atij ose ia jep falas, ose ia jep me një çmim qartësisht në proporcionin më të ulët se ai që ka rrogën. I shitet uji me të njëjtin çmim dhe tarifë. Tani kanë vendosur në disa bashki më të varfrat të dyfishojnë çmimin e ujit.


Bizneseve ne do ua ulim çmimin e energjisë elektrike. Po!Shqipëria është vend me suficit në prodhimin e energjisë.vjet janë prodhuar 9 miliardë kilovat orë. Sivjet mund të prodhohen 10. Strategjia që zgjodhëm ne për Shqipërinë si superfuqi e energjisë së rinovueshme në rajon po funksionon. Sot, mbi 60 përqind e energjisë prodhohet nga HEC-et e reja. Natyrisht duhet të jenë shqiptarët që përfitojnë më shumë nga kjo. Energjia vidhet. Meqenëse këta vidhnin në mënyrën më të papërmbajtur, ndërkombëtarët ndërhynë për të ngritur bursën. Por pyet Lubia për bursën?

Mos e pyet, është e papërmbajtur. Nuk shet në bursë se do vjedhë. Nuk blen në bursë se do vjedhë. Pra, u ndala në vetëm disa elementë për të faktuar se fondet që të gjitha janë. Absolutisht dhe ato amendamente që dorëzuam në parlament do votohen të gjitha tremujorin e parë pas inaugurimit të qeverisë së ardhshme. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që këtë bisedë ta bëjmë me mbarë shqiptarët. Ne do të zgjidhim këtë lak që ngushtohet çdo ditë e më shumë në fytin e pensionistëve të Shqipërisë, të atyre që marrin rroga të ulëta, të atyre që marrin ndihmë ekonomike, që nuk marrin asgjë pothuajse.


Natyrisht shërbimet do jenë një qëllim madhor. Nuk ka ndëshkim më të merituar se sa për atë që lë të sëmurët të vdesin jo nga sëmundja, por se nuk u jep ilaçet që e mjekojnë, e shpëtojnë.
Po ta analizosh këtë qëndrim që mbahet ndaj të sëmurëve në onkologjik, as stalinistë, as nazistë, as talibanë nuk mund të pranojë të ketë një qëndrim të tillë ndaj atij spitali. E them këtë se këta që mbajnë këtë qëndrim, këta harrojnë se 80 përqind e atyre të sëmurëve po të mjekohen, mjekohen. Ajo është sëmundje e rëndë, por mjekohet, luftohet. Dhe nisen nga mendësia çnjerëzore se nuk mjekohet. Prandaj munguan, nuk munguan ilaçet, nuk ka një gjë. Po Shqipëria ka çdo lloj kushti t’u blejë çdo lloj ilaçi dhe çdo lloj aparature. Po kështu shkollat.

berisha pensione

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj