LIVE UPDATES
Politike

Kandidat për Primaret, Alimehmeti jep arsyet se përse duhet votuar: Do jem dëgjuesi dhe jo përqafuesi apo puthësi yt hipokrit

Alimehmeti, në profesion mjek, iu është përgjigjur pyetjes së përse duhet të zgjidhet e se çfarë do pritet nga ai nëse do jetë fituesi i Primareve në PD.

4 Nëntor 2022, 10:19 Nga A.B
Kandidat për Primaret, Alimehmeti jep arsyet se përse duhet votuar: Do
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti është 1 nga 3 kandidatët që do të garojnë në primaret brenda Partisë Demokratike për të zgjedhur kandidatin për Bashkinë e Tiranës në vitin 2023. Mëngjesin e sotëm, Alimehmeti ka ndarë disa arsye se përse duhet të votohet nga qytetarët për t'u zgjedhur si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale. Alimehmeti, në profesion mjek, iu është përgjigjur pyetjes së përse duhet të zgjidhet e se çfarë do pritet nga ai. 

Kandidati për Primaret, thotë se nuk do të jetë personi që puth, përqafon apo bën foto me qytetarët por i kundërti. Ai tregon se do jetë personi, që dëgjon dhe punon për shqetësimet e qytetarëve të Tiranës.

POSTIMI I ILIR ALIMEHMETIT:

Mos prit që unë.....
I gjendur zyrtarisht para një gare për primaret në Partinë Demokratike si kandidat i mundshëm i frontit opozitar në zgjedhjet lokale, jam përballur shpesh me pyetjen;
Çfarë pritet nga ti?!
Kam vendosur t'i përgjigjem të kundërtës së kësaj pyetjeje:
"Çfarë nuk pritet nga unë" dhe për ty banor i Tiranës kam këtë përgjigje;
Mos prit që unë të konsultohem me një këshilltar për ngjyrën e xhaketës sime apo të këpucëve të mia.
Besimi nuk fitohet me panair veshjesh, por me panair mendimesh.
Mos prit që të të puth apo të të përqafoj teksa fotografohemi nga një fotograf profesionist,i pajtuar nga unë në kohë fushate. Jo, as nuk do të të puth dhe as nuk do të përfaqoj.
Do vij të takohem me ty dhe jo të fotografohem me ty.
Do vij të flas me ty dhe jo të fotografohem me ty.
Biseda nuk është album fotografish, por album shqetësimesh që ti ke për qytetin.
Do të jem dëgjuesi yt dhe jo përqafuesi apo puthësi yt hipokrit.
Mos prit që të takoj fëmijën tënd dhe ta marr në krahë dhe ta përdor për të ndërtuar sloganin -Do ta bëjmë për fëmijët tanë-.
Jo nuk dua të takoj fëmijën tënd.
Dua të takoj ty prind.
Në radhë të parë Tirana duhet shëruar për prindërit e pastaj për fëmijët, pasi një prind i qetë mundëson një ambient të qetë familjar.
Një prind në ankth përcjell veç ankth.
Mos prit nga unë " rastësi" të stisura me regji qëndrore ku njerëzit më thurin vargje dhe poezi.
Dëshiroj që njerëzit të më shohin si një individ që e do qytetin e tij dhe ka vullnetin dhe energjinë për të punuar për të.
Këto janë gjërat thelbësore të cilat nuk duhet t'i presësh nga unë.
Herën tjetër do të përgjigjem për gjërat që mund t'i presësh nga unë.
Sinqerisht yti
Ilir Alimehmeti

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

ilir alimehmeti primaret ne pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj