LIVE UPDATES
Politike

"Ne jemi të pamposhtur"/ Berisha: Në momentet më kritike, kjo parti ka patur frymëzim moton: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri

. Sipas tij, Partia Demokratike është 'parti e paqes' dhe se kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto. "Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri."

27 Dhjetor 2025, 18:53 Nga D.S
"Ne jemi të pamposhtur"/ Berisha: Në momentet më
Sali Berisha

KORÇË-  Kryedemokrati, Sali Berisha, tha se Edi Rama, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, përdori 2 miliardë euro gjoba dhe kamata. Sipas tij, Partia Demokratike është 'parti e paqes' dhe se kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto. "Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri."

 

"Miqtë e mi, ne jo vetëm që nuk u zhdukëm, po ne mbrojtëm liritë, dinjitetin, kauzën e çdo shqiptari, në kushtet më të vështira. Në kushtet kur bëhej gjithçka kundra nesh. Dhe sot jemi, jua garantoj unë ju, më të fortë se kurrë në ekzistencën tonë. Po, sot jemi më të kthjellët se kurrë dhe më të vendosur se kurrë në histori. Sot ne vijmë, sot ne vijmë pasi keni faktuar shqiptarëve dhe botës, me dokumente, me mijëra, e mijëra dokumente se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se ai nuk zhvillon zgjedhje, po vetëm farsë elektorale. Dhe kjo, kjo është arritje e jashtëzakonshme. Pse? Se kjo na jep të drejtën ne, në ligjin e vendit dhe ligjin ndërkombëtar, t'i japim atij çdo ndëshkim që meriton.

Ne duhet të votojmë. Ne duhet të votojmë. Zgjedhjet sigurisht që ato ishin një traumë e vërtetë, sepse Edi Rama, për të dhunuar zgjedhjet, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, përdori 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.
Me 2 miliardë euro gjoba dhe kamata të falura, jo zgjedhjet e një kombi me 1.5 milionë votues, po dhe 4 milionë, 5 milionë votues i shkatërron ato. Edi Rama, për të përmbysur zgjedhjet, s'i fitonte kurrë po të mos bënte listat e 28 deputetëve nga bandat, nga kartelet e drogës, Troplinët, Çelët, e të tjerë e të tjerë.

Edi Rama do ishte humbësi më i madh në qoftë se nuk do të ndante 100 euro në mes të fushatës për çdo pensionist, duke shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Edi Rama do ishte humbës dhe pa gjykatës sot, në qoftë se nuk firmoste licencat për 28.000 hektarë kanabis në mbarë vendin. Do ishte humbës sot dhe pa gjyqit, në qoftë se nuk shndërronte administratën, shërbëtorët e qytetarëve, në terroristë politikë të votës së lirë. Edi Rama nuk do, do ishte humbës sot, në rast se nuk përdorte të gjithë fuqinë ekzekutive për leje ndërtimi, për certifikata, për të gjitha në mënyrë që të mashtronte për votat.

Por miq është ky është 35 vjetor dhe ne bëjmë bilanc. Ne absolutisht në historinë tonë kemi patur gabime, kemi patur të meta, kemi patur defekte, i kemi njohur ato, por një mësim, nuk e ka nxjerrë ai. Ne jemi të pamposhtur. Jemi të pamposhtur. Po, po. Ne jemi të pamposhtur. Edhe, ne ja u kemi provuar. Ne ja u kemi provuar shqiptarëve. Ne, kur ai ka nxjerrë tanket, ne u kemi vënë flakën tankeve të tij. Kur ai na ka vrarë, ne i kemi përzënë nga vendi ata, parti-krimi. Kur ai na izoloj, bëri gjithçka, ne triumfuam dhe shiheni ku është dhe ku do përfundojë ai sot.

Ne jemi parti e paqes. Paqja është forca jonë, por jemi të pamposhtur. Qëndrojmë. Në momentet më kritike, kjo parti ka patur si frymëzim dhe si moto: Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Po. Dhe pikërisht për këtë. Dhe pikërisht për këtë, ne kemi rrojtur për liri dhe ne do rrojmë për liri dhe ne do fitojmë. Bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për ta, për ta përmbysur raportin. Dështoi, dështoi dhe vetëm dështoi. Raportet e zgjedhjeve sepse si kryeministër, paguan dhjetëra e dhjetëra milionë euro taksat tuaja për të mashtruar me lobistë, me deklarata, me forma, me çdo formë. Por, falë punës që bënë demokratët, opozitarët, ne grumbulluam, paraqitëm mijëra, mijëra dokumenta. Kështu që zgjedhjet faktikisht u dënuan me vdekje.

Zgjedhjet ishin farsë dhe rekomandimi, dy, dy gjëra do më kujtoj, s'do lexoj raportin këtu. Por në Këshillin e Europës, Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kryetari i delegacionit që vizitoi Shqipërinë në zgjedhje, në raportin e tij rekomandoi: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Pra, në Shqipëri, zgjedhjet i bëri shteti kundra partive. Ishin farsë dhe nuk ishin zgjedhje. Tjetri në Parlamentin Europian: Në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit. Jam mirënjohës shumë këtyre burrave, të cilët i thanë në aulat më të shquara të Europës të vërtetat, të vërtetat që ne mbronim."/Dosja.al 

pd sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj