All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Nga burgjet janë kërcënuar kandidatë të opozitës", Hoxha: Në çdo qark të madh, bandat kanë nga një deputet në listën e Edi Ramës!

Sipas tij të burgosurit e ndihmuan PS-në edhe në mandatin e tretë të fitonte zgjedhjet dhe se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 11 majit.

15 Maj 2025, 21:58 Nga N.F
"Nga burgjet janë kërcënuar kandidatë të
Hoxha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha së fundmi është shprehur se në çdo qark të madh bandat kriminale kanë nga një deputet të tyre në listën e grupit parlamentar të Edi Ramës. Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV u shpreh se në çdo qark ku duheshin marrë vota është caktuar një përfaqësuesi i organizatës më të madhe që mbulon atë zonë ose është marrë në patronazh nga ata.

Hoxha teksa merrte qarqet me radhë theksoi se në Tiranë janë votuar më shumë ministrat ndërsa në qytetet të tjera kanë dalë më të votuar kandidatë krejtësisht të panjohur. Sipas tij të burgosurit e ndihmuan PS-në edhe në mandatin e tretë të fitonte zgjedhjet dhe se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në zgjedhjet e 11 majit. Hoxha shtoi se nga burgjet pak ditë para zgjedhjeve janë telefonuar kandidatë të opozitës, duke u kërcënuar.

"Në çdo qark të madh të rëndësishëm, ku duheshin marrë vota, një kandidat ose është caktuar si përfaqësues i organizatës më të madhe që mbulon qarkun, ose është marrë në patronazh nga ata. Dhe unë po them vetëm një gjë; shikoni tabelën e votës nominale, shikoni ku janë thyer rekordet.

Qarku i Tiranës, çuditërisht votat e mëdha i kanë marrë ministrat e rëndësishëm. Po zbrite në Elbasan ty të del një kandidat krejtësisht i panjohur. Si është e mundur që vjen me këtë diferencë kaq të thellë dhe kaq të madhe.

Shkon në Durrës dhe gjen një kandidat tjetër, i cili konkurron vetëm me Elbasanin. Shko në Lezhë, ke një kandidat tjetër. Në Fieri, ke një kandidat tjetër. Edhe në burgje ka fituar thellë. Ata që e ndihmuan për mandatin e tretë janë në burg, dhe e kanë ndihmuar edhe për mandatin e 4-të.

Edhe në Korenë të Veriut nuk ndodh kjo gjë. Ne sot jemi para faktit se PS e nxjerr një deputet me 9700 vota, PD me 10400 vota, PSD me 16500 vota. Pra këta humbën edhe vlerën e votës. Për të nxjerrë një mandat, vlejnë 9 mijë vota socialistësh, por nuk vlejnë 20 mijë vota të një partie tjetër.

Ne këtë ja lamë në dorë Task Forces, sa ishte fushata nuk ndodhi asgjë. U kap një demokrat në Lushnje, u godit PSD, dhe çuditërisht këta që sollën këtë fitoren e madhe nuk u ka shkuar askush, nuk kanë ceduar askund.

Gjithë këto ndërhyrje dhe interferime nga burgjet, transferime që u bënë në burgje, si ka mundësi që nuk u përgjua njeri. Me kë kanë folur ata, a janë parë kandidatët e forcave rivale në qarqet ku kishte betejën më të madhe, kush i ka marrë në telefon nga burgjet, duke filluar nga burgu i Reçit, e duke zbritur në poshtë.

Sot për ta mbuluar nxori një komunikatë që SPAK çon për gjykim Suel Çelën dhe ca të tjerë. E dini cila dosje është ajo? E 2022, ‘Plumbi i artë’, ti ke tre vjet fiks nga ajo histori’, theksoi Artan Hoxha

artan hoxha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj