6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se një ministër apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion dhe që blen dy jahte dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se këtë javë se Belinda Balluku është pronare e 300 apartamenteve dhe e dy jahteve. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se një ministër apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion dhe që blen dy jahte dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë.
Lideri i opozitës tha se ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera. Berisha tha se në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve.
"Mirëdita dhe një përshëndetje të përzemërt të gjithë ju demokrateve dhe demokratëve, qytetareve dhe qytetarëve që ndiqni këtë bisedë të përjavshme në rrjetet e mia sociale. Mendoj se kjo javë është karakterizuar nga zhvillime dhe zbulime, të cilat ndoshta kanë tejkaluar shumë imagjinatën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Këtë javë, nga dosja e Lubi Ballukut, qytetarët shqiptarë mësuan se ministrja dhe zëvendëskryeministrja, që ndër të tjera kishte qenë nga babysitter në një punonjëse në bashkinë e Tiranës, është pronare e 300 apartamenteve, e dy jahteve dhe shumave përrallore, akoma të pagjetura në kontot e saj.
Një ministër shqiptar, apo zëvendëskryeministër, që siguron 300 apartamente me ryshfet dhe korrupsion, që blen dy jahte dhe kushedi sa çfarë pasurish të tjera, dëshmon se korrupsioni në Shqipëri, korrupsioni i Edi Ramës dhe enturazhit të tij, është i përmasave të diktaturave afrikane të 30 viteve më parë. Ky korrupsion të rikujton diktatorët Bokasa, Mobutu, Gadafi, të cilët kishin plaçkitur miliarda qytetarëve të tyre, dhe në tërësi i kishin vendosur në bankat e Zvicrës apo vendeve të tjera.
Që një ministre, në një hark kohor të shkurtër, të bëhet me 300 apartamente, të gjitha duke i blerë me paratë tuaja, duke u dhënë tendera kundrejt apartamenteve kompanive makute, pra një pasurim të tillë marramendës mund të gjendet vetëm në diktaturat e dikurshme afrikane. Por kjo tregon gjithashtu se tandemi apo dyshja Rama-Balluku janë një dhe të pandarë, dhe në qoftë se Balluku është pronare apo disponon 300 apartamente dhe dy jahte, u garantoj se në vlerë, Edi Rama minimumi disponon vlerën e 1500-2000 apartamenteve." tha Berisha./Dosja.al
Foto nga konferenca për shtyp e deputetëve të PD-s TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha sot se, li...
pamje nga protesta TIRANË- Aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministris&...
Gazmend Bardhi TIRANË- Kreu parlamentar i opozitës, Gazmend Bardhi tha sot se, Kryeministri ka vendosur të pengojë drejtësinë...
Gazmend Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha sot se mbyllja e mbledhjes së Këshillit t&eu...
"Zbatoni ligjin dhe rregulloren, dhe thërrisni menjëherë, në fillim të javës, mbledhjen e Këshillit të Mandateve, p&eu...
FUSH-KRUJË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi sot në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujq...
Foto nga Konferenca TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike thanë sot se mbledhja e djeshme e Këshilllit të Mandateve ...
pamje nga perplasja ne kuvend TIRANË- Kaosit të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend i ka bërë jehonë edhe gazeta spa...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook, të nj&eum...
TIRANË- Kaosi i shkaktuar ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndë...