LIVE UPDATES
Politike

Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik për sigurinë/ Si u kthye Radomir Llaban në qendër të vëmendjes?

Llaban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.

6 Gusht 2025, 19:50 Nga r.ll
Nga i dënuar në Serbi, në gjyqtar në Kosovë e rrezik
radomir llaban

KOSOVË- Vëmendja e opinionit publik në Kosovë është kthyer sërish te Radomir Llaban, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb. Këtë herë, vëmendja është kthyer te Llaban në kulmin e një krize institucionale që po zgjat prej disa muajsh, si pasojë e pamundësisë për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - për shkak të Llabanit - të martën e tërhoqi edhe kërkesën që në korrik ia kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar sqarim lidhur me hapat e mëtejmë në rast se Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afat i caktuar më herët nga kjo gjykatë.

Si arsye për tërheqjen e kërkesës së saj, Osmani përmendi emërimin e gjyqtarit Llaban si gjyqtar raportues në këtë rast, duke e cilësuar një veprim të tillë si “shqetësues dhe të rrezikshëm”. Ligji për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përcakton se gjyqtari raportues në një çështje caktohet nga kryetari i gjykatës dhe se ai është përgjegjës për hartimin e raportit që i paraqitet kolegjit për shqyrtim.

Radomir Llaban është i njohur për publikun në Kosovë që nga viti 2018, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, refuzoi fillimisht t’ia dorëzonte dekretin për emërim derisa të verifikohej nga organet e drejtësisë. Disa muaj më vonë, megjithatë, Thaçi e dekretoi atë. Llaban është person i kërkuar në Serbi, pasi ka shmangur vuajtjen e një dënimi prej gjashtë vjetësh burgim, të shqiptuar si pjesë e të ashtuquajturës “mafia doganore” – një grup i përbërë nga persona të akuzuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh.

Emri i tij ndodhet në listën e të kërkuarve në Serbi që nga viti 2012 dhe në atë të Interpolit që nga viti 2014. Por, presidentja Osmani tani thotë se ka informacione që gjyqtari Llaban “paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Në një konferencë për media më 5 gusht, Osmani deklaroi se Gjykata Kushtetuese është njoftuar për “veprimtarinë e rrezikshme” të Llabanit në vitet 2018, 2021 dhe 2024. Ajo nuk pranoi të japë detaje se në ç’mënyrë Llaban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare, duke theksuar se ky është një vlerësim i besuar institucioneve të sigurisë.

Çfarë thotë Gjykata Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka ndonjë njohuri për pretendimet e presidentes Vjosa Osmani, sipas të cilave gjyqtari Radomir Llaban paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës, apo nëse është person i kërkuar në Serbi. Po ashtu, nuk kanë dhënë përgjigje nëse, pavarësisht tërheqjes së kërkesës nga presidentja Osmani, do të shqyrtojnë apo jo atë rast.

Ky institucion reagoi më 6 gusht përmes një komunikate, duke theksuar se në bazë të nenit 113 të Kushtetutës së Kosovës, “trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara” dhe se është e “drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara”.

Tutje thuhet se rastet u ndahen gjyqtarëve raportues dhe trupave gjykuese në bazë të procedurave të qarta, dhe se vendimet merren në përbërje të plotë të gjykatës. Duke reaguar ndaj akuzave për gjyqtarin Llaban, Gjykata theksoi se ai që nga viti 2011 ka shërbyer si këshilltar ligjor, ndërsa që nga viti 2018 ushtron funksionin e gjyqtarit të Kushtetueses.

Në korrik të vitit 2024, kur Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emërojë Llabanin noter, pasi kishte marrë informacion për integritetin e tij nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), Gjykata Kushtetuese kishte deklaruar me shkrim për Radion Evropa e Lirë se vlerësimi i kandidatëve dhe përzgjedhja e gjyqtarëve të kësaj gjykate është përgjegjësi dhe kompetencë e Kuvendit të Kosovës.

“Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës më 18 maj 2018, pasi ka vlerësuar kandidaturën e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhej ndër të tjera në përgjigje.

Llaban ishte propozuar për këtë post nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon përkrahjen e Beogradit, dhe që e kishte vlerësuar atë si kandidat “me cilësi të larta morale dhe integritet”. Mandati i tij në Gjykatën Kushtetuese është nëntëvjeçar. Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje edhe vetë gjyqtarit Llaban për të komentuar akuzat e presidentes Osmani, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

A e ka injoruar Gjykata Kushtetuese kërkesën për shkarkimin e Llabanit?

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi më 6 gusht se Lëvizja Vetëvendosje kishte dorëzuar në vitin 2018 një kërkesë zyrtare drejtuar ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, për të nisur procedurën e shkarkimit të gjyqtarit Radomir Llaban, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Sipas Haxhiut, përgjigjja kishte qenë se një kërkesë e tillë përbënte ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po ashtu më 6 gusht duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, e quajti “absurde” që një person, i cili sipas informacioneve të institucioneve të sigurisë paraqet rrezik për rendin kushtetues, “të gjykojë tani për një çështje kushtetuese”.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte sqaruar më herët për Radion Evropa e Lirë se, sipas nenit 118 të Kushtetutës së Kosovës, një gjyqtar i kësaj gjykate mund të shkarkohet vetëm në rast të një vepre penale të rëndë ose të një shkeljeje të rëndë të detyrës gjatë ushtrimit të mandatit, dhe vetëm me propozimin e dy të tretave të gjyqtarëve të Kushtetueses.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ndërmerr vazhdimisht të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur pavarësinë, autoritetin dhe integritetin e saj, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës, duke marrë parasysh edhe detyrimin kushtetues për t’iu përmbajtur parimeve që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhej në përgjigje.

Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gjyljeta Mushkolaj, ka deklaruar për KTV-në se Llaban është një jurist i mirë, por se emërimi i tij në vitin 2018 si gjyqtar i Kushtetueses ishte i paligjshëm dhe antikushtetues, për shkak të së kaluarës së tij kriminale.

Ajo ka shtuar se nuk është e qartë nëse Gjykata Kushtetuese ka qenë më herët në dijeni për raportin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), duke kujtuar se Llaban ishte përzgjedhur nga një komision parlamentar dhe se nuk kishte pasur nevojë të votohej në seancë plenare.

Mushkolaj ka theksuar se, edhe pse Gjykata Kushtetuese nuk ka përjashtuar asnjëherë ndonjë gjyqtar, në të kaluarën ka ndërmarrë masa për largimin e përkohshëm të gjyqtarëve nga procesi vendimmarrës për shkak të shkeljeve të kodit etik. Sipas saj, rasti i Llabanit është më serioz për shkak të së kaluarës së tij në Serbi.

Llaban si "njeri i lirë" në Serbi më 2032

Gjykata Themelore në Kralevë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, në fund të korrikut 2024, se parashkrimi absolut i ekzekutimit të dënimit ndaj Radomir Llabanit, sipas aktgjykimit të formës së prerë, do të ndodhë më 4 qershor 2032.

“Pas arritjes së parashkrimit, dënimi i shqiptuar nuk mund të zbatohet, dhe nëse ka nisur zbatimi i tij, ai ndalet me hyrjen në fuqi të parashkrimit, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal mbi parashkrimin e ekzekutimit të dënimit”, thuhet në përgjigje.

Në dënimin me burgim të Llabanit është përfshirë edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 28 nëntori 2006 deri më 3 prill 2009. Gjykata Themelore në Kralevë kishte përcjellë më 2017 një kërkesë për arrestimin e Llabanit në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, por ky mision kishte deklaruar se nuk ka mandat për të kryer një arrestim të tillë.

Gjykata po ashtu bëri të ditur për REL se më 2018, në përputhje me procedurat për ndihmë juridike, i ishte drejtuar edhe Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë me një kërkesë që kjo e fundit t’i drejtohej përfaqësuesit të posaçëm të BE-së në Prishtinë në lidhje me rastin Llaban.

Sidoqoftë, nga sektori për ndihmë juridike ndërkombëtare në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë kanë kthyer përgjigje se ofrimi i ndihmës juridike ndërkombëtare vlen vetëm për format e saj, por jo edhe për ekstradimin e personave të akuzuar apo të dënuar.

“Në të njëjtën përgjigje është theksuar se fletarresti ndërkombëtar ndaj Llabanit mbetet në fuqi”, thuhet në sqarimin e Gjykatës Themelore në Kraljevë, ku Llaban ka të regjistruar vendbanimin në sistemin juridik të Serbisë. Ai është me prejardhje nga Gjakova, Kosovë.

Lidhjet mes Llabanit dhe Listës Serbe?

Politikani serb nga Graçanica, Branimir Stojanoviq, kishte deklaruar në vitin 2021 se Radomir Llaban “nga prapavija” drejton Listën Serbe dhe ndikon në emërimet brenda kësaj partie. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në atë kohë, Stojanoviq kishte thënë se Llaban, sipas detyrës që ka, nuk do të duhej të merrej me politikë, “por që në mënyra të ndryshme po e keqpërdor pozitën dhe lidhjet e tij”. Për këtë arsye, Stojanoviq – njëri nga themeluesit e Listës Serbe – kishte vendosur të garojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Lista Serbe kishte mohuar të gjitha akuzat e ngritura nga Stojanoviq, ndërsa vetë Llaban nuk kishte komentuar. Në mbështetje të pretendimeve të tij, Stojanoviq kishte përmendur faktin se motra e Radomir Llabanit, Gordana Llaban, është anëtare e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës – gjë që mund të konfirmohet edhe më 6 gusht 2025 në faqen zyrtare të KQZ-së.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës me pyetje nëse posedon ndonjë informacion mbi akuzat që presidentja Osmani i ka bërë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Radomir Llaban, për kërcënim të sigurisë kombëtare, por deri në publikimin e këtij teksti nuk ka marrë përgjigje./REL

radomir llaban gjykata kushtetuese ne kosove

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj