LIVE UPDATES
Politike

Nga interpelanca me Lamallarin te ndryshimet për Komisionin e Posaçëm të Territoriales/ Të martën seanca plenare e radhës (RENDI I DITËS)

Mes çështjeve që do të diskutohen janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

30 Janar 2026, 16:33 Nga E. D
Nga interpelanca me Lamallarin te ndryshimet për Komisionin e
Foto Ilustruese

TIRANË- Seanca plenare e rradhës do të mbahet ditën e martë më 3 shkurt. Në rendin e ditës janë 14 pika, ku një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Mes çështjeve që do të diskutohen janë edhe ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Gjithashtu do të zhvillohet edhe një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti I Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Ndërkohë një nga pikat e tjera është edhe Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 9, datë 30.1.2026 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi. (Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri–Kosovë, 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut – Shqipëri, 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

9. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

11. Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”. (Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Dhënie mendimi Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

12.Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

13.Projektvendimi “Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

14.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)/Dosja.al

kuvendi i shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj